Obama e ka bërë Amerikën të duket e dobët

Postuar në 21 Mars, 2014 05:54
John McCain

A duhet që për pushtimin e Rusisë dhe aneksimin e pritshëm prej saj të Krimesë t’i hidhet faji Presidentit Obama?Natyrisht që Obama nuk është fajtor, ashtu siç nuk duhet të fajësohet për këtë as zgjerimi i NATO-s, lufta në Irak ose intervenimet perëndimore për ndaljen e mizorive masive në Ballkan dhe Libi.

Fajtor është vetëm Vladimir Putin, një imperialist rus i pareformuar dhe aparatçik i KGB-së.
Por, në kuptimin më të gjerë, Krimeja ka zbuluar mungesën shqetësuese të realizmit që ka karakterizuar politikën tonë të jashtme nën presidentin Obama. Është pikëpamja e tij mbi botën, ose mungesa e saj, që duhet të ndryshojë.
Për pesë vite amerikanëve u është thënë se “batica e luftës është duke u tërhequr”, se ne mund të tërhiqemi prapa nga bota me çmim të vogël për interesat dhe vlerat tona. Kjo i ka ushqyer perceptimet se Shtetet e Bashkuara janë të dobëta dhe për njerëzit si Vladimir Putini, kjo dobësi është provokuese.
Kjo është se si z. Putin e ka parë politikën e “rifillimit”.
Planet për mbrojtjen raketore u zmbrapsën disi. Aleatët në Europën Lindore dhe Gjeorgjia u lanë anash. Zgjerimi i NATO-s u vu në diskutim. Marrëveshja e re e reduktimit të armatimit strategjik kishte kërkuar shkurtime të rëndësishme nga Amerika, por jo nga Rusia. Putini dha pak, z. Obama premtoi “më tepër fleksibilitet”.
Putin, po ashtu, e ka parë mungesën e vendosmërisë së aksioneve të presidentit Obama jashtë Europës: në Afganistan dhe Irak, vendimet ushtarake duket se ishin të udhëhequra më tepër nga dëshira për tërheqje se sa për sukses.
Buxhetet e mbrojtjes janë zvogëluar duke u bazuar në dëshirë, e jo në strategji. Irani dhe Kina i kanë ngacmuar aleatët e Amerikës në mënyrë të dukshme. Me gjasë, më e keqja prej të gjithave ishte kur Bashar al-Assadi, e kaloi “linjën e kuqe” të Barack Obamës, duke përdorë armatim kimik në Siri, dhe asgjë nuk i ndodhi.
Për zotin Putin, pavendosmëria e fton agresionin. Bota e tij është vend brutal dhe cinik, ku fuqia është çmuar, dobësia është përçmuar, dhe të gjitha rivalitetet arrijnë në shumën zero. Ai e sheh rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.
Ai nuk e pranon se fqinjët e Rusisë, para se gjithash Ukraina, janë vende të pavarura. Për të ato janë “e afërt e jashtme” e Rusisë dhe duhet të sillen prapa nën dominimin e Moskës, me të gjitha mjetet e domosdoshme.
Ajo që është më problematike për agresionin e zotit Putin në Krime, është reflektimi i mospërfilljes për kredibilitetin e Amerikës në botë. Kjo i ka trimëruar aktorët e tjerë agresivë, duke filluar nga nacionalistët kinezë e deri te terroristët e al-Kaedës dhe teokratët e Iranit.
Krimeja duhet të jetë vendi ku presidenti Obama e njeh këtë realitet dhe fillon ta ripërtërijë kredibilitetin e Shteteve të Bashkuara si lidere botërore.  Kjo do të kërkojë dy lloje të ndryshme reagimi: e para, dhe më urgjentja, është menaxhimi i krizës.
Ne duhet të punojmë me aleatët tanë për ta mbështetur Ukrainën, për t’i siguruar miqtë e lëkundur në Europën Lindore dhe shtetet baltike, për t’i treguar z. Putin një front të fuqishëm dhe të bashkuar dhe për ta parandaluar përkeqësimin e krizës.
Kjo nuk do t thotë ndërmarrje aksionesh ushtarake kundër Rusisë. Por, kjo duhet të nënkuptojë sanksione për zyrtarët rusë, izolimin ndërkombëtar të Rusisë, dhe rritjen e pranisë ushtarake dhe të ushtrimeve të NATO-s në kufirin lindor.
Kjo do të thotë, po ashtu, përpjekje maksimale për mbështetje të Ukrainës dhe për ri-furnizimin e patriotëve ukrainas, atyre ushtarakë dhe civilë, që gjenden në terren në kapacitetet qeveritare në gjithë Krimenë.
Ata refuzojnë ta pranojnë copëtimin e vendit të tyre. Këtë duhet ta bëjmë edhe ne.

Versioni shqip marrë nga Mapo

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Ju skeni goje te flisni per krimet qe mbillni cdo dite ne cdo cep te botes. Putini mori token e tij, kurse ju grabisni tokat qe nuk ju perkasini.

Meksika???????????????

Submitted by Mikanoki (not verified) on

po nqs SHBA shperbehen nje dite, si do te mendonte senatori McCain?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.