Largimi i kreut të AMA-s, Kuvendi nis procedurat. E.Bushati, pa mandat që nga 2012-ta

Sot në Kuvend nisin procedurat për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Endira Bushati. Nëpërmjet një shkrese, kreu i Kuvendit Ilir Meta firmosi procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e Endira Bushatit, pasi mandati i saj në krye të AMA-s ka përfunduar që në datë 24.09.2012.
Shkresa, e firmosur nga Meta, e cila do të kalojë për shqyrtim sot në Komisionin Parlamentar të Medias, përcakton analizën ligjore të mandatit të Bushatit. Në të thuhet se ajo ka zëvendësuar ish-anëtarin Artan Zeneli, të cilit i përfundonte mandati në datën 24 shtator të vitit 2012 dhe, pas kësaj, ajo nuk është rivotuar për të marrë një mandat të dytë në krye të AMA-s. “Problematika lind me marrjen e mandatit të dytë si kryetare të Endira Bushatit. Ajo nuk mund të zgjidhej si anëtare, pasi kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e anëtares më datë 24.09.2012. Zonja Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvendësimi në vend të Artan Zenelit si anëtare, mandat i cili i përfundonte në datë 24.09.2012, që do të thotë se Endira Bushati, zëvendësuese e zotit Zeneli, nuk ka me mandat anëtari prej shtatorit 2012”,- thuhet në argumentin ligjor të shkresës për inicimin e zëvendësimit të Bushatit nga posti i kryetares së AMA-s.
a.k
Comments
Hajt se rregullohet edhe ky
<p>Hajt se rregullohet edhe ky muhabet.Ka me zgjedh Digitalb nje person te shkelqym qe mos ta kontestoj mo asnjoni.</p>
Add new comment