Serbia në zgjedhje; favorit Vuçiç, radikali që u bë progresist dhe hoqi dorë nga “Serbia e Madhe”

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që cilësohen me rëndësi për procesin e reformave që duhet të pasojnë hapjen e negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Temat kryesore të fushatës 45 ditore kanë qenë korrupsioni, rritja e nivelit ekonomik dhe integrimi dhe bie në sy fakti se ç ështja e Kosovës nuk është përmendur apo përdorur shumë si kauzë për tërheqjen e votive. Sondazhet favorizojnë partinë e Zv.kryeministrit Aleksandër Vuçiç, i cili pritet të fitojë me rreth 40-45 % të votave, e megjithatë edhe nëse ai do të fitojë do t’i duhen partnerë për të krijuar qeverinë.
Vuçiç që sot mban detyrën e numrit dy të qeverisë serbe pritet të ulet në karrigën e kryeministrit. Ndaj mediat kanë analizuar të shkruarën dhe të tashmen e radikalit të diskurshëm nacionalist që fjalimet e dikurshme për “Serbinë e Madhe” i ka zëvëndësuar nga fjalime për “luftën kundër korrupsionit”.
Aleksandër Vuçiç, kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) aktualisht është në pushtet me socialistët e Ivica Daçiçit, i cili ende është në postin e kryeministrit.
Po kush është kryeministri i ardhshëm i Serbisë? “The Indipendent” në një analizë të vitit 2013, shkruan se ai ka punuar shumë për krijimin e reputacionit si zë i moderuar. Por nuk ka qenë gjthnjë kështu; në adoleshencën e tij ai ishte një djalosh i zemëruar që shikonte vetëm viktimizim të serbëve.
Në moshën 23 vjeçare, Aleksandër Vuçiç iu bashkua Partisë Radikale Serbe që mbështeste fort tezën e “Serbisë së Madhe”. 5 vite më vonë ai u bë Ministër i Informacionit ndërsa Slobodan Milloseviçi ishte President i Federatës Jugosllave. Në atë kohë, ai mbahet mend për “ligji Vuçiç”, që penalizonte median opozitare dhe u cilësua si ligj “drakonian”.
Pas rënies së Milloseviçit në vitin 2000, Vuçiç u bë de-facto lider i radikalëve ndërsa Vojislav Seselj (Sheshel) dergjej në burgun e Hagës për krime lufte. Ai mori pjesë në protestat pas arrestimit të Radovan Karadzic. Gjithsesi, në vitin 2008, Vuçiç i la radikalët për t’iu bashkuar Partisë Përparimtare Serbe, e themeluar nga një radikal tjetër Tomislav Nikoliç . Në këtë periudhë ai kritikohet dhe sulmohet nga nacionalistët për deklaratën e tij se “Serbia e Madhe nuk është më një projekt i zbatueshëm”
Për më shumë lexoni: http://www.independent.co.uk/news/world/europe/aleksandar-vucic-the-man-whos-bringing-belgrade-in-from-the-cold-8745600.html
k.k
Comments
beni nje krahasim me
<p>beni nje krahasim me shqiperine dhe do te shikoni qe pikerisht mungesa e partive kombetariste ne shqiperi eshte shkaku qe ne jemi me larg evropes se serbia.</p>
Add new comment