Kufiri detar me Greqinë, MPJ: Marrëveshja e 2009-s “nuk pi ujë”

Postuar në 15 Mars, 2014 11:26

Qeveria shqiptare mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se marrëveshja e 2009-ës për kufijtë detare mes Shqipërisë e Greqisë është antikueshtetuese dhe nuk mund të ketë asnjë ratifikim të saj.

Burime të sigurta nga Ministria e Jashtme i thanë “Ora News” se, përpos çdo pretendimi nga pala greke, ekzekutivi shqiptar nuk do të pranojë zbatimin e marrëveshjes së ujërave territoriale të firmosur 5 vite më parë.

Institucioni i Ministrisë së Jashtme tha se, është njohur me deklaratën e publikuar në media të kreut të diplomacisë greke që kërkonte hyrjen ne fuqi të marrëveshjes së 2009-ës, por se ne adresë të saj nuk ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare nga pala greke mbi këtë çështje.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos deklaroi pak ditë më parë se, Greqia shpreson që marrëveshja e 2009-s për kufijtë detarë me Shqipërinë të hyjë në fuqi.  “Ne kemi patur bisedime me qeverinë shqiptare, të cilat janë karakterizuar nga fryma e fqinjësisë së mirë. Nisur nga këto bisedime, ne shpresojmë në ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009”, u shpreh Venizelos. 

 

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ata kercenojne me integrimin por evropa shkon e vjen deti po shkoi nuk kthehet me si Janina, Konica, preveza, margellici etj.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Po keto &quot;burimet e sigurta&quot; kaq te veshtire e paskan qe te dalin me nje deklarate zyrtare sa kane nevoje qe te japin lajmet si telefoni i prishur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.