Evangelos Venizelos: Kufiri detar Shqipëri – Greqi, marrëveshja do të zbatohet sipas bisedimeve

Postuar në 14 Mars, 2014 04:57

Marrëveshja Greqi-Shqipëri për kufijtë detarë, do të hyjë në fuqi vetëm pas bisedimeve që janë zhvilluar me qeverinë shqiptare. Kjo ka qënë deklarata e zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.  Deklaratat e Venizelos i bëri në fjalën që mbajti në Forumin e Energjisë që mbahet në Athnë.  “Shpresojmë që pas bisedimeve që kemi bërë me qeverinë shqiptare, në frymë miqësie dhe fqinjësie të mirë, marrëveshja e nënshkruar në 2009 për delimtimin e zonave detare, zonave ekonomike ekskluzive, do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi, siç duam që të dy palët, gjithmonë kjo do të ndodhë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, me të njëjtat rregulla referimi dhe në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera, që e shpien Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, pas anëtarësimit në NATO”, ka thënë Venizelos. Greqia ka presidencën e radhës së BE dhe në këtë forum Venizelos i ka dhënë rëndësi të madhe çështjes së energjisë. Ministri i Jashtëm grek nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen edhe për çështjen e një çmimi të përbashkët për gazin natyror dhe vendime e bisedime unike në nivel europian.  S.S

Comments

Submitted by Arti (not verified) on

Sa mire qe na ben presion se gazetaret medioker qe ka shqiperia harrojn te pyesin zotin Luli e Sali se çdo behet me kte marreveshje qe kta e nenshkruan se kta jane " baballaret e kombit", ....? Kjo eshte ajo çfare ndan nje gazetare nga servilizmi partiak, tung

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.