Shënim: Promovimi i librit të Bollinos, zhurmë e pazakontë për një material të zakonshëm

Promovimi i librit të botuesit e gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë”, që përshkruan ngjarjet dhe reagimet e palëve të përfshira në çështjen e lëndëve dhe armëve kimike siriane, ka mbledhur bashkë figurat më të larta të shtetit, me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta në krye të tryezës. Ajo që të çudit është se nuk kanë kaluar as 2-3 muaj nga zhurma e demontimit të mundshëm të lëndëve siriane në territorin shqiptar, dhe pjesëmarrësit e ceremonisë folën për ngjarjen si për demonstratën e bukës në Korçën e 1936-ës. Në fakt, edhe libri është një përmbledhje e gjithë sa u tha e sa ndodhi ato ditë nëntori, por nuk shton asgjë të re sa i përket kësaj çështjeje. Autori Bollino është i mendimit se ajo çka i mungoi publikut shqiptar asokohe, ishte ndërgjegjësimi dhe informimi mbi sulmet e tmerrshme kimike që kishin ndodhur në Damask nga regjimi i Asadit, por as kjo nuk është e vërtetë. Thënë ndryshe, është një libër që mund ta shkruante kushdo. Por gjithsesi është më mirë sesa përmbledhjet me intervista apo shkrime të vjetra që bëjnë disa autorë të shtypit, të cilat promovohen a thua se ka dalë një tjetër gjigand botëror i letrave.
A.K
Comments
Nje tentative per ti dhene
<p>Nje tentative per ti dhene nje dore figures publike te Rames, i cili tani me sa duket mban qendrimin se informacioni nuk jepej sepse nuk kishte ardhur ende e plote pergjigja nga amerikanet. </p>
Ka nevoje per te tilla
<p>Ka nevoje per te tilla shenime. Ne Shqiperi njerezve u jepet shume bar te hane dhe e gjitha mbulohet nga nje zhurme shtypi e permasave te çuditeshme. Kjo ben te mos kuptosh cili eshte liber me vlera e cili ka vetem byk. Cfare ka me banale se intervistat e S. Balles qe i paraqiten si zgjidhja e ekuacionit te Puankarese? Provincializem i gjalle.</p>
Add new comment