Pesë zakone shqiptare që urrej

Postuar në 06 Mars, 2014 04:51
wildkatformation.com

Në Mapon e djeshme ish një shkrim në rubrikën ‘Blog’. Ishte marrë nga blogu ‘wildkatformation.com’. Autorja duket se është një vajzë, a grua, por emri i saj nuk jepet, me sa duket ngaqë nuk njihet. Shkrimi është një  vëzhgim kureshtar e interesant, megjithatë. Po e publikojmë të plotë:

1-Kërcitja e gishtave për kamarierët. Mbi gjysmën e kohës që kam kaluar në Shqipëri ka qenë në kafene me miq e kolegë. Kur porosit një pije dhe ta sjellin je me fat nëse e sheh më kamarierin. Nëse do të paguash faturën dhe të ikësh prej andej, duhet të veprosh si snob dhe të kërcasësh gishtat për t’i tërhequr vëmendjen. Ndihem sikur jam një provinciale mendjemadhe në një film të vjetër kur e bëj këtë, por në të njëjtën kohë është njëfarë pushimi i këndshëm nga kultura e shërbimit në-majtë-të-gishtave, artificiale dhe gati-për-çdo-gjë në Amerikë.

2-EJ! Nuk jam e sigurt nëse kjo është diçka që e bëjnë vetëm njerëzit te puna ime, apo kështu është me të gjithë shqiptarët, por kolegia im është vërtet e mirë me këtë. Për të tërhequr vëmendjen e dikujt, posaçërisht në një situatë kaotike me shumë ngatërresa, njerëzit i bërtasin njëri-tjetrit: ‘Ej!’. E kam dëgjuar kaq shpesh sa kam filluar ta bëj edhe vetë, veçanërisht kur jam në klasë. Nganjëherë, aksidentalisht e bëj edhe me ndonjë amerikan dhe ata më shohin të tronditur e të fyer nga vrazhdësia ime. Ups.

3- Të futesh pa radhë. Ky është ai zakon shqiptar që e bën amerikanen tek unë ABSOLUTISHT TE ÇMENDUR megjithëse, ashtu si të tjerat, jam detyruar ta pranoj. Një nga gjërat më pak të parapëlqyera për të bërë është pagesa e faturave në zyrën e postës sepse punonjësi i atjeshëm është i vrazhdë dhe bën shaka me shqipen time, por gjithashtu se ka të paktën 10 njerëz të cilët, në të njëjtën kohë, shtyhen për t’u futur para teje, pavarësisht se sa kohë ke që pret në radhë. Sa më shumë kohë kalon, dhe sa më shumë njerëz futen para meje, aq më shumë luftarake bëhem derikur edhe pa e vënë re jam duke rrëzuar përtokë një gjyshe të vjetër në mënyrë që t’i rrëshqas sportelistit librezën time ndërmjet bërrylave të dy burrave, të cilët po bëjnë sherr se ende nuk i kanë marrë pagesat e invaliditetit.

4- Të kundruarit e njerëzve që duken ndryshe. Kur e vizitova Shqipërinë së pari, isha e tronditur se sa shumë njerëz-burrat posaçërisht-paturp fare më kundronin ngado shkoja. Mund t’i ndjeja sytë e tyre mbi mua gjatë gjithë kohës dhe për rreth nja një muaj isha e tmerruar dhe e frikësuar nga kjo gjë. Kjo ishte para se të mësoja se 1-është normale që meshkujt t’u ngulin sytë femrave, sado e pafat që të jetë kjo sjellje, dhe 2-kishte të bënte kryesisht me faktin se unë isha e re në qytet dhe dukesha super amerikane me çantën e shpinës, me atletet Merrel dhe shishen Nalgene. Tani meqë jam mësuar me çdo gjë këtu dhe pak a shumë të gjithë janë mësuar me mua e gjej veten duke bërë ekzaktësisht të njëjtën gjë kur shoh dikë që është ndryshe! Gjatë një takimi për kafe me një mik mund të shquaj ca turistë dhe të thërras “a is sheh ata njerëz atje?”. Ata kanë veshur çanta shpine dhe këpucë alpine! A mendon se janë amerikanë? A mendon se flasin anglisht? Dhe i shohim teksa kalojnë duke mërmëritur të kënaqur teksa të huajt tundin kokat dhe thonë “shqiptarët janë kaq të vrazhdë që na ngulin sytë ashtu…”.

5- Pyetje shumë personale kur takon dikë për herë të parë. E urrej veten për zhvillimin e këtij zakoni. Kur shqiptarët të takojnë për herë të parë, një nga gjërat e para që duan të dinë (përveç ‘pse e ke lënë Amerikën për të ardhur në këtë vend të mallkuar?’) është nëse je e martuar, fejuar ke një ‘të dashur’ apo je single. Është krejt normale të hipësh në një furgon, të ulesh pranë shoferit dhe ai të të pyesë “A je e martuar?” para edhe se të të dijë emrin. Ndonjëherë kjo vjen ngaqë janë të interesuar, ndonjëherë sepse duan të të rregullojnë me dikë, por shumicën e herëve është vetëm se janë kureshtarë. Njëherë takova një grua që punon në bashkinë e Kavajës dhe gjatë bisedës e pyeta “A je e martuar?”. Ajo uli sytë përtokë dhe murmuriti ‘Jo’. Dhe, po, e urreva veten paksa për këtë sepse po mendoja gjithë ato herë kur zonjat te kisha më pyesnin nëse kisha një të dashur.

-Që tani jam duke e urryer faktin se më duhet të ri-integrohem në jetën amerikane. Thonë se shock-u kulturor është më i madh se kur e lë vendin e origjinës dhe integrohesh në një shtet tjetër. Ndonjë ditë thjesht them se nuk do të iki kurrë, por më pas kujtohem se ka pastërma derri, ngrohje qendrore dhe radhë të rregullta në zyrat e postës amerikane dhe kjo më duket shumë më tërheqëse.

*wildkatformation.com

Comments

Submitted by RP (not verified) on

zakon nenkupton tjeter gje.Keto nuk me ngjajne me zakone,jane menyra te sjelluri,qe absolutisht nuk pergjithesohen.Sa here une shkoj ne Shqiperi s'me ndodh asnjera nga keto.Po je ne Italine e Veriut kamarierin e therret me nje gisht ne ajer;s'ka nevoje t'i flasesh,ai vjen,se paguhet per te sherbyer klientin.Se edhe gjate nje kafeje ke deshire per nje diçka tjeter,per te paguar me shpejt,etj-eshte supernormale kjo.Po te jesh ne Napoli te therresin sikur te jesh ne kazerme,por edhe kjo s'eshte e pergjithesuar.Eh,ne Napoli nuk te therresin Ej,te therresin Oueeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej,degjohet deri ne Tunizi.Po ne Rome,te therrasin Aiooooooooooooooooooo,degjohet deri ne Bradashesh.Pa rradhe mund te futen kur ndahet torta e Pavaresise,hahhahahaaaa,per te paguar ka kohe plot.Hyjne edhe jashte,me ndonje pretekst qe qendron apo jo;"A mund te hyj une se nxitoj,kam nenen semure,me pret femija ne kopsht,kam per te shpikur nje diell te dyte,etj".Doesmo nuk te prish qejf njeri.Njehetre isha ne banke,ishte nje alamet femre,ndoshta ruse.Ajo ngulte kembe qe ishte rradha ime(me shenja,une i thosha se ajo kish ardhur me pare,pas disa minutash u vendos te shkonte ajo e para.Kur me erdhi rradha mua,sportelistin e njihja,me kujtoi se une kisha hyre me pare,pse e bera?I thashe qe doja ta sodisja ate femer per ato minuta,sepse s'do me binte me rasti ne kete dynja-ka ndonje gje te keqe ne kete "zakon"shqiptari?Pyetjet personale kane nje rendesine e tyre ne lidhjet miqesore,shoqerore.Jane te paevitueshme,nderthuret empatia,sensi i te perbashketes,te ndihesh ne pozicionin e tjetrit.Njeh boten me nga afer,e njeh nga pershtypjet dhe eksperiencat e tjetrit.Perfundimisht,pa dashur te paragjykoj autoren,ne mjaft shkrime autoresh kam vene re nje kritike konstante mbi te jetuarit"amerikançe".Bertrand Russell thoshte dikur,kur ishte BRSS akoma,se kishte dy sisteme ne bote,njeri ishte te jetuarit alla amerikana dhe tjetra ishte sistemi komunist.Sistemi alla amerikana eshte mjaft pragmatist,ka zot perfitimin material dhe karrieren,ka nje shpejtesi marramendese,te fundos ose te ngre si ne makinen me malet ruse.Kam pare filma amerikane kur ndoinje çifte shkon ne ato qytezat e zbrazura,ku te gjithe shikojne protagonistet,nuk flasin,por qe nga veshtrimi ua sheh interesimin,te zhbirojne gjer tek çorapet brenda.Si duket autorja jeton ne ndonje metropol,por keto"zakone"mund ti shohe edhe ne Amerike.

Submitted by Gjon (not verified) on

RP

Aiooo eshte tipike sarde, ne Rome perdorin Aoooo.

Ndersa per ke deshiron te lexoje pak ironi mbi "the american way of life" le te kerkoje me google ose ne youtube mbi George Carlin  e do te gjeje material te bollshem per te qeshur e defryer.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ha ha ha ha ke më se të drejtë por duhet se je në ballkan dhe jo në Amerik janë dy gjëra të kundërta

Submitted by Dritan (not verified) on

Autorja me duket se eshte teper e amerikanizuar, ndaj jep edhe te tilla opinione.

Le ta filloj analizen pike per pike:

1) Kercitja e gishtave. Une nuk e di ku ka shkuar personi i ketij artikulli, por mua nuk me rezulton keshtu. Ka lokale kur ngre doren per ti terhequr vemendjen kamarierit/eres, ka vende ku shkon tek banaku, por ne te tjerat nuk di te kerciten gishtat. Ne shume bare dhe klube kamarieret vijne dhe marrin pagesen menjehere sa serviren pijet etj etj etj

2) Ej!!! Nuk besoj se ky eshte ndonje zakon i keq. Nese "Hey" do revoltonte amerikanet sepse amerikanet e perdorin "Hey" per kuajt, kjo ska te beje me Shqiptaret. Ne Itali, psh perdoret "ooo" per thirrje etj etj etj

3) Te futesh pa rradhe -  Ketu i jap te drejte autorit/es se shkrimit

4) Te kundruarit e njerezve. Hmmmm. Dikur me ndodhi ne amerike te shkoja ne nje shtet, dhe isha i veshur modern. Me kundruan te gjithe.

5) Pyetje personale. Autori/ja e shkrimit harron qe ne amerike njerezit e panjohur kane zakonin qe te tregojne gjithcka personale ne jeten e tyre. Ne shqiperi, nuk eshte zakon i keq te te pyesin nese je e martuar, e fejuar, apo te tilla gjera. Keshtu ka qene, eshte, dhe do jete.

Paska problem si do ri-integrohet ne jeten amerikane. Eh, po te them qe ajo jete amerikane eshte shume shume here me e ftohte se ajo shqiptare, nje jete e vaget, e zbrazet, siperfaqesore, hipokrite.

Me mire nje EJ shqiptarce, se sa nje ftohtesi amerikane.

Submitted by Pema (not verified) on

Dritano, po sillesh tipik shqiptar i pazhvilluar. Ne vend qe te respektosh kendveshtrimin e nje kulture tjeter, ti hidhesh n'replike. Kur vjen puna tek kulturat e ndryshme nuk ka kulture "te mire" apo kulture "te keqe", ka thjesht kultura te ndryshme.

Submitted by Dardan (not verified) on

Shkrim shume i bukur, rralle me bje te lexoj gjera te verteta per psikologjine tone si shqiptare.

Submitted by Dritan (not verified) on

Te kuptohemi: Vetem pika e 3 eshte 80% e vertete. Te tjerat nuk mund te quhen zakone te keqija. Duhet te ndajme zakonin nga vesi. Ske pse sikletosesh kur thua qe rralle lexoj. Shkrime mbi psikologjine e mbrapshte shqiptare ke kudo, mjafton te kerkosh. Ja ti permend une shpejt e shpejt ca mbrapshtesira:

1) Hipokrizia. Nje popull qe gjithmone ka veshur maska mbi fytyren e vet.

2) Injoranca.

3) Shpirti i shkaterrimit

4) Kokfortesia - kjo e fundit ka shkaktuar jo pak vrasje

5) Dembelizmi - shif sa kafene ka

6) Zilia

7) Mungesa e llogjikes dhe e gjakftohtesise

8) Te menduarit qe jemi te paret, dhe mbi te gjithe te tjeret

9) Popull teresisht i korruptuar

TE VAZHDOJ AKOMA????

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

10) Popull qe perdor edhe emra si Dritan, Dritor, Dritero......

Submitted by Dritan (not verified) on

Ju perfundimisht hyni tek pika e Injorances!!!

Nje plak njof une qe mban peng Shqiperine, tani jane bere dy.

I L U M I N O H U!!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ty per emrin qe ke te takon te thuash N D R I C O H U.

Te fala babit ish-oficer dhe mamit ish-shefe kuadri.

Dhe meqe ra fjala, ashtu si e perdor ti, nuk e kupton cfare do me thene "injorance". Qe te me provosh te kunderten me jep nje perkufizim te injorances (pranohet edhe e marre nga fjaloret, se keshtu provon qe di t'i perdoresh.)

Lavdi Komandantit!

Submitted by Dritan (not verified) on

Pergjigje tipike shqiptari injorant, pergjigje rrugesh me pak fjale. Ah, i shtove listes time edhe piken 10.

10) Kur ske me cfare te replikosh do fillosh te zesh ne goje mamin dhe babin.

Uaaaaaaaaau, me preke ne nder. Une e kuptoj, por ma merr mendja qe qendrimi juaj provon pikerisht ate qe thashe perpara, jeni nje Injorant, por jo i pashprese.

Nuk ta jap perkufizimin. Kuptoje nga pergjigjet qe ke dhene :)

Komandanti me tha: Mos u merr me injorantet!!!

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ndersa mua me vjen keq qe ndaj te njejten nenshtetesi me ju.

Pa dashur te pergjithsoj,edhe pse çdo njeri pergjigjet per veten e tij dhe jo per gjithe kombin e tij,megjithate te vjen per te vjell kur ke te besh me bashkombes te tille.

Ne çdo shtet ku fati i mire apo i keq te ka çuar dallohen menjehere: Varferia shpirterore paraqitet nga varferia materiale,te pafe edhe pse te vrasin per fene e trasheguar nga familja,injorante edhe pse pretendojne qe dine gjithçka,gjithe diten ne lulishte duke lozur domino edhe pse femijet ne shtepi duan te hane,gjithe diten ne klub  sepse nuk dijne çfare te bejne.Nje popull qe edhe kur e njeh te verteten ka frike ta shpreh.Te gjithe me Saliun,kur eshte ne pushtet,dhe te gjithe me Edin qe eshte ne pushtet.

Eshte e pamundur qe te mbrosh nje vend,qe eshte i pari qe nuk do te mbrohet.Ka diçka qe na mban te frenuar dhe na ben te dobet,derisa ta kuptojme qe jemi vete ne ata qe e shkaktojme kete gjendje.

Cdo dite perpiqemi ti mbushim mendjen njeritjetrit qe bajgat tona kane ere te mire dhe harrojme se po nuk e veshe kepucen nuk e gjen dot se ku te vrete me shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.