Krimea, vendi ku u vendosën dhe ende jetojnë shqiptarët e Ukrainës

Postuar në 03 Mars, 2014 16:11

Kanë 500 vjet larg nga mëmëdheu. U larguan nga zona e Korçës fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas u zhvendosën e Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë në mes të ukrainasve. Por nuk kanë harruar asgjë nga të parët e tyre dhe përpiqen t’i ruajnë zakonet dhe traditat  shqiptare me fanatizëm. Festa më e madhe e tyre është festa e shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit. Janë takuar me Fan Nolin në 1911 kur ky i fundit bëri një udhëtim në Odessa. Po kështu, në vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi në kishën ku kishte meshuar Fan Noli dekada më parë. Janë 5 mijë shqiptarë që për 500 vjet jetojnë larg atdheut të tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë në mes të 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjetër do të ishte shuar me kohë. .. (s.l/Illyria)

Lexoni artikullin e plotë që shoqërohet me video-reportazh të realizuar më shqiptarët e Ukrainës:

http://illyriapress.com/krimea-vendi-ku-u-vendosen-dhe-ende-jetojne-shqiptaret-e-ukraines/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shqiptart e emigruem ne Turqi jane turqizue dhe s&#39;kan ruejte asnji shej shqiptarie.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.