Nëntë maji, dita e fitores së përbashkët

Postuar në 16 Shkurt, 2014 07:08
Aron Bakllamaja

Në historinë e tij mijravjecare, popullit tonë i është dashur të bëjë një numër të madh luftrash për mbijetesë, Kuptohet, sejcila prej tyre mund të ketë vlerën dhe rëndësinë e saj të veçantë historike. Por, cuditërisht, për zotin Ilir Meta dhe partinë e tij të stuhishme LSI, kjo e fundit ka një rëndësi të pakrahasueshme me të tjerat. Duket, është për këtë arsye, që mënyra se si kërkon ta paraqesë atë zoti Meta në këtë shtatëdhjetë vjetor të përfundimit të saj, të krijon përshtypjen sikur edhe vetë ushtarët gjermanë duhet të kenë ndjerë një kënaqësi  të parrëfyer që patën fatin dhe lumturinë të largoheshin nga kjo botë të vrarë nga partizanët shqiptarë. Sepse, merret me mënd, mund të vriteshin nga partizanë serbë ose grekë, por kjo kish për të qënë një vdekje e pavlerë, pa shije dhe pa më të voglin lezet. Sa u takon atyre bijëve të nënave të këtij populli të vogël që dhanë jetën për atdhe, vlen të theksohet , se për LSI dhe zotin Meta, ata janë të ”pavdekshëm”. Ata, siç është bërë zakon të thuhet, “e dhanë jetën në lulen e rinisë”, mesa duket, për një fitore të pritshme të LSI në zgjedhjet e ardhshme lokale.  

Për gati gjysëm shekulli, me një ,këmbngulje për t’u patur zili, ne vazhduam në mënyrë të përvitëshme të festonim 29 Nëntorin, festën e “çlirimit nga okupatorët dhe tradhëtarët”, por sidomos festën e “vendosjes së pushtetit popullor” në Shqipëri. Natyrisht, nuk bëhej fjalë për përkujtim të të rënëve në luftë. Në kujtim të tyre ishte caktuar një datë tjetër, 5 Maji. Pra, në 29 Nëntor festohej për të vetmen arsye pasi ishte data kur për ne lufta mbaroi dhe ajo që ishte më e rëndësishmja,”u vendos pushteti popullor”. Atëherë, mbi cilat konsiderata, Kryetari i Parlamentit dhe Lëvizja e tij Socialiste  per Integrim kërkojnë të festohet këtë vit 29 Nëntori?

Të gjithë mbajmë mënd,që komunistëve u pëlqente shumë të deklaronin në mënyrë të përsëritur, se askush nuk mund ta konsideroj vehten të lire për aq kohë sa popujt e tjerë anë dhe kënd botës vuajnë nën peshën e skllavërisë  Duket, në 29 Nëntor të vitit 1944 komunistët shqiptarë e kishin këtë bindje, kur urdhëruan turupat partizane të kalonin kufijtë në ndihmë të popujve të Jugosllavisë. Pra, atëhere ata vërtetë kishin bindjen se liria jonë e vërtetë do të vinte vetëm kur bisha naziste të ishte mposhtur përfundimisht dhe të gjithë popujt e robëruar të europës të kishin fituar lirinë. Ky fakt tregon qartë, se në atë kohë ne akoma vazhdonim ta ndjenim vehten si një element përbërës në bashkësinë e popujve. Psikologjia e vetmisë së skajshme, vetizolimi absurd deri në kufij të marrëzisë erdhën gradualisht. Natyrisht, kjo nuk mund të mos shoqërohej me një glorifikim të 29 Nëntorit, të kësaj datë fatkeqe, e cila pa më të voglin hezitim duhet përkujtuar si dita e parë e shpresës së madhe, por që në fakt u kthye në ditën që solli një përbuzje dhe poshtërim të paimagjinueshëm ndaj vlerave të njeriut si qënie individuale me konstrukt të lartë shpirtëror e moral, të arritura këto në mënyrë të natyrshme gjatë historisë njerëzore. Sot, besojmë,, nuk ka njeri të mos e ketë të qartë peshën e papërfillshme dhe ndikimin mikroskopik të luftës tonë për fatet e përfundimit të luftës së dytë botërore. Vetëm një i marrë dhe  mosmirënjohës mund të ketë kurajën ta shoh luftën tonë jashtë kontekstit historik, si diçka të veçuar nga përpjekjet e përbashkëta të popujve, pra, si një luftë “vigane”, pa të cilën fati i luftës së fundit botërore kish për të qënë tjetër nga ai që ndodhi. Pa dashur aspak të ekzagjerojmë, ky besojmë është trajtimi që komunistët i bënë në vazhdimësi luftës sonë partizane, një glorifikim jashtë cdo realiteti, por sidomos jashtë arsyes normale. Megjithëse nuk mund të mos vëmë  në dukje, që, si një popull i vogël,, kur në atë kohë nuk ishim as një milon banorë, ne kemi arsye të mjafta të ndihemi të qetë me atë që bëmë.  Është për këtë arsye dhe nderi na e donte që të tregoheshim kurdoherë modest e t’u ishim mirënjohës përjetë vëndevë që mbajtën peshën e rëndë të kësaj lufte, të cilët pothuaj u shfarosën nga  mizoria e saj.

Në ditët që jetojmë, besojmë nuk ka njeri të mos e dijë, që LSI u krijua si një  parti me mision integrues, me qëllimin fisnik të bashkimit të fateve të këtij populli me atë të gjithë popujve të tjerë të kontinentit. Në vetvehte ky mision duhet të mbart përpjekjet e domosdoshme që nevojiten të bëhen për shkëputjen përfundimtare prej psikologjisë gjysëm shekullore komuniste të një vetmie absurde, prodhimit në mënyrë permanente të armiqve imagjinarë me qëllimin për ta mbajtur këtë popull larg rrjedhave të lirisë, si e vetmja rrugë e sigurt për konsolidimin dhe ruajtjen e pushtetit. Eshtë për këtë arsye, që nisma politike e LSI për të festuar 29 Nëntorin në këtë 70 vjetor, duket mjaftë e cuditëshme, një si biçim “dum babën”, në të kundërt të misionit për të cilën pretendon se është krijuar. Të mendosh se me festimet në këtë datë, LSI dhe e majta kërkojnë të përkujtojnë “luftën e lavdishme” (dhe jo detyrën normale) të popullit tonë, pa patur në këtë rast në konsideratë që në këtë datë u vendos “pushtetit popullor”, një pushtet ku të gjithë jemi dëshmitarë se si na vuri drunë, kjo është sa naive, aq dhe e pasinqertë. Një parti me qëllime të pastra integruese, për mision duhej të kishte vlerësimin në nivelin e domosdoshëm të 9 Majit, ditës së fitores së përbashkët të popujve kundër nazizmit.  9 Maji  me gjysëm zëri zihej në gojë edhe nga komunistët për faktin se “nuk mund të mos zihej me gojë fare”. Megjithëatë, mirë apo keq, të paktën ata ishin të sinqertë në veprimet e tyrë. Donin të glorifikonin luftën që kishin bërë dhe për këtë mendonin se injorimi i 9 Majit i kontribuonte qëllimit të tyre. Atëherë, LSI, pse nuk mundohet të nxjerrë në pah të vërtetën e madhe historike, se pa 9 Majin, as që kishte për të patur ndonjëherë 29 Nëntor?

Po behet gati një cerek shekulli që komunizmi ra dhe tashmë i përket historisë. Por cuditërisht mbeturinat e tij vazhdojnë me stoicizëm të festojnë 29 Nëntorin. Ajo që të cudit më tepër është fakti se nuk përkujtojnë, por festojnë. Kërcejnë napoleonin pa i vrarë fare ndërgjegja  për ata që u vranë për liri. Festojnë sipas parimit “i vdekuri në varr, i gjalli në qilar”. Kjo është makabre. Vendosjen e sundimit barbar komunist në këtë datë, djallëzisht nuk e zënë në gojë, por deklarojnë se festojnë fitoren mbi nazizmin. Vazhdojnë me këmbngulje të mos e bashkojnë fatin me atë të popujve të tjerë, por ta shohin luftën tonë si dicka krejt të ndryshme nga ajo e të tjerëve, Nëse ju dhimbsen vërtetë të vrarët në luftë, nuk ka përse t’ju vij keq vetëm për të vrarët tanë, por edhe për milionat e shfarosur nga gjiri i popujve. Dhe kanë kurajë të thonë se qëllimi i tyre final është integrimi i vëndit, kur hapat që hedhin janë diametralisht të kundërta me pretendimin e tyre.. Por nuk thonë kotë, se e vetmja gjë që e bënë të dallohet një komunist, është fakti që kurrë nuk mund të gjesh përputhje midis asaj që ai thotë dhe asaj që bënë.Dhe si përfundim, a mund t’ më thotë dikush se cila do të ishte më e ndershme të bënte LSI, një përgatitje për përkujtimin vitin e ardhshën të 70 vjetorit të 9 Majit 1945, ditës së përbashkët për të gjithë popujt të fitores mbi bishën nazifashiste, duke e bashkuar me këtë rast fatin tonë me atë të të gjithë popujve të tjerë,, apo të vazhdojmë të festojmë sizakonisht të vetmuar 29 Nëntorin, ditën kur “gjermani i fundit” kaloi gardhin? Duke e trajtuar luftën e fundit jashtë kontekstit si fatkeqësi historike dhe per më tepër t’i qasesh asaj jo në mënyrë përkujtimore por sikur trajton një shfaqje artistike për të cilën me rënien e siparit  me të drëjtë duhet festuar, këtë vetëm Ilir Meta dhë partia e tij e ndritur ka kurajon ta bëjë. Përndyshe nga misioni integrues për të cilin thotë se lindi, LSI eshtë bërë flamurtare e festimeve të pritëshme për  29 Nëntorin, datën kur në mënyrë konstante, pothuaj për 70 vjet kemi kërkuar që luftën tonë ta paraqesim si diçka të veçuar, jashtë përpjekjeve të përbashkëta të  njerëzimit kundër mortajës naziste.

 Sidoqoftë, sot, të gjithë e ndjejmë,se rëndësia e 29 Nëntorit si festë sa vjen dhe zbehet, Nëse dikur ajo kujtohej me madhështi si festa e clirimit dhe vendosjes së pushtetit popullor, tani është kthyer në të ashtuquajturën festa e clirimit dhe ruajtjes së votave të përkrahësve tradicionalë. Në thelb, Ilir Meta dhe partia e tij shqetësohen për 29 Nëntorin aq sa edhe për 29 Shkurtin apo cdo datë tjetër të vitit. Atyre ju interesojnë vetëm votat e nostalgjikëve dhe asgjë tjetër. Sot besojmë, nuk ka individ të mos e ketë të qartë sa të rëndësishëm janë parimet për zotin Meta dhe partinë e tij ‘ thellësisht integruese’.

Rhonda Byrne, në librin e saj “Sekreti’ paraqet një kërkesë drejtuar Nënë Terezës nga një lëvizje misionarësh kundër luftës, për t’i nderuar me pjesmarrjen e saj në një tubim që ata donin të mbanin kundër luftrave që zhvilloheshin kudo në botë. Atëherë kjo grua e madhërishme ju përgjigj oganizatorëve pa më të voglin hezitim, se “ kurrë nuk do të merrte pjesë në ndonjë tubim kundër luftës. Por nëse ata do të mbanin një tubim pro paqes, ajo kish për të qënë kurdoherë në ballë”. Të jetë vallë, qe një mesazh i tillë hyjnor do të linte sadopak gjurmë në ndërgjegjen  e falangave  politike të LSI?

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Booooo boh cfare nivel shkrimi ....! Boooo boh ! Kujt nga juve te redaksise ia kane dhene ne patronazh kete Aronin e Bakllamase&nbsp; per t&#39;ia botuar artikujt dhe per ta bere te &quot;famshem&quot; dhe publik ? Me kete nivel mendor qe ka ky vetem banjo publik ka shancin te behet ! Cfare beni o skipetari ? Po pse ore talleni me veten tuaj ! Lerini keta haterlinjte te gjejne veten e tyre ne jete se do t&#39;iu beni mire ! Pse i merrni ne qafe per t&#39;i bere publike ne fusha qe nuk ia kane haberin ? Prite kur ta shikojme ne studio duke dhene mend kete Bakllamane ! Pu..pupu..pu ku u katandis kjo Shqiperi !</p>

Submitted by autori (not verified) on

<p>Zoteri! Artikulli eshte thjesht politik. Mendoj se ju duhet ta shihni vetem ne kete drejtim.&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nuk ka arsye te beni ububu si grate e liga, sepse nuk ju ka gjetur gje me ato qe thuhen ne te.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by kico (not verified) on

Pse e fyen, o komunist. Hidhja posht me ndonje argument, meqe qenke kaq I lecitur zotria juaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.