Na duhet një sherif në qytet: radhën e ka z. Rama

Kryeministri Rama që në krye të herës pat shpallur territorin si kryefjalë të aksionit të tij politik. Rregullim territori me çdo kusht, në formën e prishjes së ndërtimeve pa leje, apo dhe atyre që e kishin një të tillë por, megjithatë hynin si çibanë në estetikën apo etikën e asaj që përftohet apo është interes publik. Kjo këmbë e parë e urës së sipërmarrjeve prishje-rregullim-derregullim erdh e takua me një të dytë, atë të reformës territoriale për të cilën mazhoranca po kërkon edhe dorën e opozitës.
Nuk e ka marrë, dhe opozita ka ofruar për refuzimin e saj kushte që nuk janë aq idiote sa ai i dikurshmi i socialistëve ‘e japim Brukselin për Fierin’, por sërish pretekste mbeten. Megjithatë, edhe pse trupi i Shqipërisë vuan një zgjebe kronike që ka filluar që me ndërtimtarinë pa kriter të fillimviteve ’90, për të pritur më pas edhe një dorë bujare nga kryebashkiaku socialist i Tiranës sot kryeministër, Edi Rama; edhe pse shumë mund të pajtohen, përfshirë autorin e këtyre radhëve, se territori shqiptar e ka në fakt të tillë pamjen sa për ta quajtur ‘në emergjencë kombëtare’, siç ka bërë shefi i ekzekutivit, nuk është më ky alarmi me të cilin duhet të përballemi.
Tashmë statusin e emergjencës kombëtare e meriton rendi dhe siguria, punët e brendshme domethënë. Në krye të tyre është një ministër i ri, i besuar i kryeministrit Rama, një politikan që e ka filluar me kreshendon e pasionit të punës së parë punën e drejtimit të punëve të brendshme, por puna nuk po i ndrin.
Krimet, të të gjitha llojeve, janë bërë jo vetëm lajme të ditës por pothuajse janë kthyer në përditshmëri. Aq sa pritshmëritë për rendin janë kthyer kryengulthi: nuk pritet më një ditë pa vrasje. Krimi po bëhet natyrë e ditës shqiptare dhe ky ‘normalitet’ është i rrezikshëm dhe kërkon një reagim të fortë nga ana e qeverisë.
Shkaqet e këtij amplifikimi të kriminalitetit mund të jenë disa, dhe shumë prej tyre ministri Tahiri i ka kërkuar t’i gjejë, gjatë të gjitha daljeve të tij televizive, në oborrin e së djeshmes, brenda sindromit ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them asaj kurvë’. Ose në një kapërcim që e nxjerr ministrin jashtë kostumit të vet, ai i ka strehuar vrasjet te një tjetër strofull e sigurt: natyra e shqiptarit apo problemet e bartura.
Të gjitha janë nga pak, por kjo nuk e shpëton ministrin e ri socialist nga barra e rëndës e detyrës dhe sidomos nga kuptimi dhe detyrimi parësor i saj: ai është aty për të gjetur zgjidhjet dhe jo për të diagnostikuar. Përndryshe rotacioni do të ish i panevojshëm. Nuk jemi më në kohën e partisë, kur shoku komunist bën një autokritikë, falet nga kolektivi por i vë gjoksin vështirësive dhe ecën përpara. Në demokraci ka ballafaqim të përditshëm me opinionin publik dhe sidomos një institucion të shenjtëruar, që është dorëheqja.
Edhe pse mund të mos jetë përgjegjësi e tij, megjithatë po ndodh në orën e tij. Atmosfera ka ardhur me një pigment të tillë sa e përditshmja i ngjan një guernike, por më shumë se pamja tragjike e ‘krim për kilometër katror’, gjeneron rrezik social përshtypja se dinamitvënësit, pritangrehësit, grabitësit e të jashtëligjshëm të tjerë, nuk kanë frikë nga shteti. Në këtë bravado të madhe të llojit wild west qyteti ka nevojë për një sherif.
Nëse këtë nuk e bën dot Sajmir Tahiri me portretin e një politikani në rini, kryeministri Rama duhet të bëjë një lëvizje që të paktën e bën atë të duket si sherif.
Mapo
Comments
Madheshtor,me te vertete

Madheshtor,me te vertete madheshtor.

Shkrim i holle e me shume vlere,vecanerisht mbyllja e artikullit eshte brilante,perdorimi i fjaleve te huaja ne shprehjen "Në këtë bravado të madhe të llojit wild west qyteti ka nevojë për një sherif", eshte nje melodi vjole ne nje simfoni qe nuk ka arritur ta kompozoje akoma askush.

Gazetari ne pamje nuk ta mbush mendjen,por eshte teper i holle dhe i mprehte,saqe eshte mire ta veme ne pune e te hartoje strategjine kombetare te mbijeteses

Ky te krijon pershtypjen se eshte edukuar ne perendim me breza te tere,eshte shume civil dhe i kultivuar.

Per te ardhur keq qe nuk ka punuar asnjehere tek shekulli,nuk di te laje pjata dhe fatkeqesisht nuk eshte nga veriu

E ke qare Bule. Perle.

E ke qare Bule. Perle.

O Bule, po ti qenke edhe me e

O Bule, po ti qenke edhe me e holle se ky autori.

Na hutove fare me kete koment, e ke seriozisht, apo me te tallur? Aman me thuaj se tani nga mosha ne te shkretet i duam gjerat me shqeto (fjale e huaj, greqisht me duket, qe domethene sade, dreq, edhe kjo eshte fjale turke, ....er, u hutova tashti).

Sherif ne shqip tingellon

Sherif ne shqip tingellon si"beres sherri",jo nuk vete mire propozimi....Mesa kuptoj une nga shkrimi,zoteria thote qe Tahiri duhet te jape doreheqje.Kete e lidh me krimet qe po behen perdite.Ne fakt,sepse kam ndjesine qe shkruesi nuk di ose nuk do te ndaje substancen e krimit nga aksidenti,vrasjet apo sherret per motive te dobeta,etj.Sepse nuk di gje une te kete dhene doreheqje ndonje minister pse dy makina perplasen,dalin nga rruga me shpejtesi,etj.Pse burri vret gruan se eshte xheloz,ose edhe ish gruan,sepse ia dha truri,Frojdi u lodh shume me boten shpirterore dhe instiktet e njeriut dhe as ai pranoi se kuptoi shume.Keto jane aksidente te jetes,kush tha qe do mbyllen me nje mandat socialist?Qeveria garanton disa mundesi,ka te ngjare te mos perfshije disa mundesi te tjera,por edhe ajo ka limitin e saj.Ndersa krimi per te cilin shqetesohemi quhet ai qe sfidon Rendin,merret me trafik te jashteligjshem,vret per fitime te jashteligjshme,perballet forcerisht me Rendin;ky eshte krimi qe terrorizon,kete duhet ta ngrije qe ne embrion qeveria,ne fakt shteti,pasi qeveria nuk eshte i gjithe instrumenti.Ne lidhje me kete gjykoj se Shqiperia,ne baze te popullsise reale qe ka,rreth 2.5 milione banore,sepse 1.5 jane ne emigrim permanent,duket qe eshte e tejmbushur me forca rendi.Thjesht ato duhen bere me efikase.Nuk ka pse te krijohen sherife siç thote shkruesi apo karabiniere e xhandare siç propozonte dikush tjeter.Nuk e kemi luksin te paguajme kaq shume struktura,madje kur strukturat shtohen ka mbivendosje kompetencash,saqe paradoksalisht ne vend ta bejne dy here nje detyre piskohen me njera-tjetren dhe nuk e mbaron asnjera.Persa i takon dorehqejes se Tahirit,se iu ktheva prape arsyes kryesore pse ka shkruar autori,sikur nuk shoh ndonje pergjegjesi direkte te ministrit;ku ka gabuar?Nuk e dini zoteri gazetar e ne raste fushatash terroriste pergjegjesine kryesore e mbajne disa struktura njeheresh,qe eshte Rendi,Shish,ministri i Drejtesise dhe kryeministri e tamam fare Presidenti dora vete.Merr e zgjidh kush nga keta duhet te dorehiqet?

avash o bule se shkove ne

avash o bule se shkove ne orgazem...

Kusht idiot i

Kusht idiot i socialisteve per Fierin, thote Lela. Keshtu thote Lela, ndersa populli ne shumice i Fierit e mendonte ndryshe. Kusht idiot, i idiotit Sali per Fierin . Nuk dua Brukselin, para Fierit. Se duhet ta dish z.Lela. Ceshtja e Fierit u zgjidh. Berisha i humbi te dyja. Edhe Brukselin, edhe Fierin.Bile te treja. Edhe pushtetin. Ujrat shkuan ne shtratin e vet, jo atje ku donte ti conte Berisha.

Keshtu z. Lela, edhe ne llogjiken e perdorur ndaj Saimir Tahirit, nuk ke mbeshtetjen e popullit ne shumice. Une pervec rastit te krimineleve hajdut, qe i dolen perpara autobuzit ne Tepelene, nuk te jap askund te drejte. Nese dikujt i ke shkelur keq ne kallo, ben mire ta kontrollosh makinen para se ta ndezesh. Kur krimineli mer denimin qe nuk ja ka dhene drejtesia, populli thote cfare mbolli, korri.

{lol @ plaku simpatik, e

{lol @ plaku simpatik, e bulja}

Kjo, kur autori shperdoron dhunti/e/njohuri, te thote dicka ne forme qe s'duhet, per ate qe duhet, ne menyren me te gabuar. Duket qarte qe nuk e do Qeverine e Koalicionit. POR, eshte gabim te perdoresh Rendin Publik si monedhe te partizanllikut. Nese e ben politika, media (e majte a e djathte) te ruaje nje balance qofte per aparence. Eshte loje e ulet kur kerkoh pike ne kete subjekt, dhe e rrezikshme.

Në demokraci ka ballafaqim të përditshëm me opinionin publik dhe sidomos një institucion të shenjtëruar, që është dorëheqja. [artikulli]

Instucioni i Doreheqjes. Nje term, futur ne gjuhen politike nga Fatos Nano. Gabim 1) shprehimor 2) kuptimor. Nuk eshte Institucion, le me i shenjteruar!? Doreheqja eshte Akt, per akuza korrupsioni e presion popullor, le postin. Ike se te ka mbaruar mandati, s'eshte doreheqje. Ka doreheqje te vogla perdite (resignation) e te famshme si Richard Nixon. Nganjehere koleget, bordi e eprori juaj ta refuzojne doreheqjen. Pse koncept kaq i komplikuar, e me fjale pompoze? Perktheje ne Anglisht, te shohin si te cmendur ... “Sacred Institution of Resignation” or " Institute of Resignation" ... s'ka tru normal ta perceptoje. Ve aty cdo send, ide a emra, prape shkon “Institution for Dogs” or ‘’Higher Institution of Applied Sauces” (salcave te applikuara - per sport) e dikush ta ve veshin. Ne nje bote me hiper-inflacion ne terminologji e shume falcitet, askujt deri me sot nuk i ka shkuar mendja per te quajtur nje Akt formal e final qe do 3 rreshta leter, si Institucional. "Futa doreheqjen si institucion ne Shqiperi ''shpjegonte'' Fatosi i pire, media mbante frymen. Pse? Ne Shqiperi ‘’Politikanet na bejne nder e na mesojne". Nuk jane as ‘’humble’’ as te moralshem, ikin e s'kane ikur prej verteti. "Dhashe doreheqje, mbajta fjalen jam parimor" Vijne prape, ta kujtojne se c'bene. Politikanet qe lene poste te larta, nuk kthehet e as nuk ftohen perdite per mendimet e tyre; zhduket ne borde kompanish, ekipesh sporti, bamiresie, merren me pune private e familjen; keshillojne koleget kur i duan (ne shume raste u rrine larg, se iken per nje arsye) e Planeti i harron nese nuk jane N. Mandela.

Media Shqip, pjese e se ciles eshte dhe Gazetari, eshte nje media relativisht e re, shume gjera duhet t'ja themi kur eshte gabim. Ngelur ne funksion pasqyrues, grupesh, interesa te ngushta e ‘’personal point scoring’’ Kalon ne delire anesie, e pa-afte te mobilizoje opinion publik, tejet e politizuar, siperfaqsore, dhene drejt kerkesave absurde, hiperboles e pathosit pa drejtim; e dobet, e varur, e pa-vetedijshme per rolin ne shoqeri. Duhet kuptuar –deri diku- se shume jane trajnuar nga ‘’Nikolle Lesi’’ e ti japim hakun ka pohuar ‘’nuk kam qene e as jam gazetar’’ Pak standarte por shume kombativitet tavolinash, ardhur nga ‘’shkolla e pavarur’’ e Kohes Tone. Sa emer adept! Emfazia vihet re ne terminologji, gabime elementare qe nje femije kurioz i zbulon ne fjalor apo ‘’by sounding it out’’ hej mor dreq...pa ta them me ze te larte...ne erresire, si tingellon? Institucioni i Doreheqjes? Ha-huh? S’po e them me. Po e degjove nga te tjere ... mos e kopjo, arsyeto.

Vite me pare nderhyri nje professor/perkthyes i Frengjishtes, z. E. Tupja ti thonte shtypit: mjaft me me Papen e Romes, ka nje Pape, e Lordin Anglez se Lordi s’ka si te jete nga diku tjeter! (pergjithesisht korrekt, teknikisht lordi mund te jete nga Skocia, Uellsi e Irlanda e Veriut, sot kemi dhe me origjine nga Pakistani, Lordin Ahmed etj) Keto terma u zhduken. Kjo vjen nga e shkuara jone shume e mbyllur, thua se Papa i Romes merr atribute me te medha se Papa. Kam pas shkruar per termin ‘’ vete ai’’ media fliste per nje Dode Duka qe shkonte ‘’vete’’ ne aksione. Mire e bukur derikur lexoje qe z. Duka ishte shefi i policise se Devollit, jo i Plotfuqishmi i Prages, e pergjegjes per 4 kryeqytete te tjera. E shprehjen ‘’ne flagrance’’ kur dilnin komunikata te M. Brendshme: “aksident me makine ne ora 4 pasdite, arrestohet mengjes ne flagrance” Ka qene aq e perhapur sa te benin ta thyeje kompjuterin. Gabime te tilla nuk duhet ti beje asnje student gazetarie, Doreheqja nuk vjen me ngjyra e ‘’institucione’’ kujdes termat se ngelem ne vend e po bejme ‘’regresim’’ Kam lexuar a.lame, si i bente elozhe ‘’institucionit te doreheqjes" per ‘’ministri i mbrojtjes gjerman’’. Gjerman vllai, apo jo? Shante te tanet e ngrinte ate ne qiell se iku shpejt. Gjithmone te nenshtruar ndaj botes. Pa ditur a kerkuar, me keq "ditur e falsifikuar" se ‘’gjermani’’ krijoi stuhi mediatike, turbullire ne qeveri, parlament e publik. Genjeu, pranoi gjysmen e ne fund e shporren, iku se s’ rrinte dot me. Akademiket shkruan mijera letra [pati kopjuar doktoraturen] njerezit dolen neper sheshe ‘’stil arab’’ me kepuce ne dore. Z. “gazetar” e zuri si shembull ‘’morali e karakteri’’ Marrim me te dobten, te keqen e te shemtuaren nga bota, kurre normalen. Gjithmone per te ulur veten. Thote F. Nano ''institucion doreheqje'' ben xhiro ne publik, ngeli e gdhendur ne shtyp. Bertet Edi Rama "vullneti Plebishitar" na zgjodhi ne (ne fakt ishte vullnet anti-Sali) duke e thene shpesh po e beson dhe vete. Media papagallon " qeverisje me vullnet plebishitar!"

Nuk na duhet nje Sherif ne qytet (nje rast ilustrimi)

Ceshtja Roy Mallon, ex-Detective Superintendent. (Det/Supt - Grade e larte ne Policine Britanike, mund te jete ekuivalent me Kolonel-Leutenant ne policine tone. Siper tij ne nje Rajon/Zone Policie eshte Chief Supt.) Ne vitet 90-te ne Middlesbrough shkoi Roy, nje qytet ne veri pjese e krahines se Yorkut (Yorkshire) Tamam ‘’media star’’ Kur mori postin tha: "po se ula kriminalitetin brenda vitit ne 20-25%, jap doreheqje." Simpatik e gati per intervista. Kamerat para-mbrapa, Roy me uniforme, Roy me tuta sporti ne rruge,Roy duke shkuar ne gjym. Filloi pune ne nje qytet te lodhur qe mbahet si ‘’hell hole’’, me papunesi e madhe e asgje tjeter te rendesishme; rreth 350.000 banore. Gazetaret u magnetizuan nga personalitetit i tij. Politikanet e donin ne anen e tyre, Tony Blair i shkoi ne zyre qe kur ish ne opozite. Koleget xheloze e juristet e kritikonin. Por publiku psheretinte “ah, te kishim nje si Roy ne qytetin tone” Ky po. I mbyti halabaket, cubat e kane frike, i kap kriminelet per veshi ...me nje fjale u be legjende.

Nuk kishte njeri te mos e njihte, filloi te quhej RoboCop. Dore e forte! Ne pak vite e humbi postin. Hetimet nga Sherbimi i Brendshem i Policise e akuzuan per “manipulim te evidences e mungese disipline, ne rajonin e tij oficeret e policise perdornin droge per vete dhe ju jepnin atyre qe kishin arrestuar “ Roy i dinte te gjitha, i injoronte se ish ne kerkim te ‘fames e rezultateve’’ [ ju kujton gje kjo?] Shume nga akuzat ishin te tipit penal, Z Mallone dha doreheqje. Me pas tha i ‘’kam pranuar akuzat vetem te ikja e te zgjidhesha kryetar bashkie’’ Ka qene non-stop ne Media, Parlamenti ka diskutuar per te e taktikat e tij e ‘’tolerancen zero’’ Iken, e pas ca vitesh futet ne zgjedhje si i pavarur. Publiku si pak ‘’sucker’’ e ne kerkim te ‘’dores te forte’’ mbante mend "Roy-in legjendar" ... ja dha voten, 3 here ka arritur ti fitoje zgjedhjet. Perzihet kudo, qe nga ajri e ndotja tek ushqimet qe duhen te hane njerezit, bixhozin e si ti beje policia arrestimet. Prape u akuzua per parregullsi ne detyre, incizime e ...pra puna e Roy-t kurre s’ka fund. Akoma eshte kryetar bashkie... .

Demagogji sherifash, shpresa e te dobetit e c'vjen nga ''Dora e Forte''

“Law and Order” eshte nje nga pikat baze ku lufton cdo parti e politikan, e ndjeshme dhe e prekshme per publikun. Ai do nje Dore te Forte, me statistika krimi ne ulje, qetesi e rregull. Te gjithe harrojme se kur theksi vihet tek ‘’zhurma’’ e ‘’kush i kap cubat per veshi’’ ne si pa dashje japim te drejtat tona. Kalon ne nje rreth-vicioz. Keto ‘’te uritur per fame’’ me pas thyejne procedurat e ligjin, shpesh manipulojne njerez e fakte; e s'pranojne asgje tu dale para. Dhe kur arrijne rezultatin - kjo eshte me e keqja- provokojne tensione e konflikte te shihen se po punojne. Se qenkan jo vec te nevojshem por te domosdoshem. Disave u kujtohet rasti Koseni, ‘’komisari i hekurt’’ i Elbasanit. Cdo gazete e disa qytetare i benin kritika. Kaloi ne legjende sesi ‘’grate e gocat’’ si ngiste me njeri, e pastroi qytetin nga Kriminelet. Koseni ngrefosej ne intervista, si bente namin e dilte neper qytet pa frike. Koha e Wild-West-it, nuk ishte e lehte te vihej rendi. U akuzua, u hodh neper gjyqe, u hoq nga puna, e moren ne pyetje; vone kam pare se ka rifituar te drejten. Meqe jemi ne forum publik do pohur: qytetari E. Koseni eshte i pafajshem me vendim gjykate.

Qytetari nuk do Police te Forte. Policet duhen Normale, as te forte e as famoze. Katani ne filma ishte i forte. Koloneli Hugo Martinez ne Kolumbi, komandanti i grupit special “search block” pranoi nje detyre te cilen nuk e merrte kush. Ky ushtarak nen "betim per atdheun" ishte i Forte por ne rrethana kur shteti kishte rene, Pablo Eskobar duhej neutralizuar. Duhet Shtet Ligjor, jo komisare, drejtore, ministra e kryeministra te forte. Rendi abuzohet nga Politikanet qe ‘’ushqejne terrorin e publikut’’ per karriere te metejshme duke marre etiketen ‘’dore e forte’.’ Sarkozi ekstrem si Minister i Brendshem apo Sekretari i Home Office David Blunket, (me aftesi te kufizuara, i verber) jane dy shembuj. U bene ‘’gure reference’’ per Partite e Median. Te dy me pas me skandale ne jeten politike e private; ''duart e forta'' fillojne te besojne se jane te pagabueshem e te pazevendesueshem, jane mbi Ligjin e Normat Shoqerore. Dore e forte - krijon obligim me popullaten pasi interferon me ‘’politiken e demokracise’’ Implikimi - po iku Dora e Forte ti ngel zbuluar. Demagogjia e frikes dhe shantazhit perdoret nga pushteti per intererat e tij, e gjithmone e bejne nen Emrin tone; si ne vende demokratike, si ne rremuja. Referati i Musharafit pas grushtit shtetit te ben ‘’te qash’’ teper konciz dhe i kujdeshem per Republiken. Mund te argumentohet qe si ‘’oficer i ndershem’’ i dhimbsej vendi e pse jo, “do iki shpejt - tha - sa te rregullohen punet” Perfundoi diktator. Gjeneral Sisi ne Egjipt premton te njeten: do largohem sa me pare, akoma e kane aty. Eshte nje Postulat Standart ne historine e Njerezimit: Jepi nje ''dore te forte'' pushtet, shancet jane qe do abuzoje me te!

Z. Lela, Shqiperia nuk ka nevoje per ‘’sherifer’’ as thirrje per ‘’dore te forte’’ ju lutemi qe si Media ta theksoni kete, t’ju ngrihen antenat lart sa degjoni kesi thirrjesh, jo ta propogoni (sic) vete. Te gjithe Politikanet na kane, e jane ne borxh tek ne. Nuk duhet lejuar kurre (pas nje diktature gjysme shekullore, e 20 vjet akrobaci) te krijohet qofte dhe ideja: se Populli ka nevoje per ''Dore te Forte'' e i detyrohet politikaneve. Asnjehere.

shkrim i shkëlqyeshëm

shkrim i shkëlqyeshëm P.A.B

autorin e shkrimit nuk e mbështes për kërkesën e "sherifit" dorë e fortë!por mund ta mbështes për sherifin drejtues profesionist dhe më të rrahur me punën!post që sot e ka tahiri!ky djalë mund të jetë i zoti por e kundërta e të "jesh në vëndin e duhur dhe në kohën e duhur",ai është ndoshta në kohën e gabuar dhe në vëndin e gabuar!!

si e thotë dhe RP,kemi dy lloje krimesh:

atë të parashikushmin,pritshmin

atë të pa parashikueshmin

të dytin nuk mund ta parashikosh pothuajse fare,ose mund të gabosh shumë në parashikimin e tij!është krimi sporadik pa arsye të shtrirë në kohë!krimi që ndodh në rrethana të caktuara të psiqikës njerzore!krimi pa paramendim!

në të parin kemi krimin më të parashikueshëm,atë të organizuarin!ky lloj krimi dhe kur nuk vret është prap krim!gjithë veprimtaria e tij është kriminale!korruptimi,tregëtitë dhe trafiqet e ndryshme.

atë që mbështes në këtë shkrim është se parësore është ekonomia,rendi dhe diku në rrugë e sipër dhe pastrimi i bregdetit dhe gjithë shqipërisë nga ndërtimet pa leje!

thënja tënde"Jepi nje ''dore te forte'' pushtet, shancet jane qe do abuzoje me te!"është e vërtetë!gjatë gjithë historisë njerzore "të fortit" nuk e kanë lëshuar pushtetin!ajo dorë e fortë ka ditur të vërë rendin,kuptohet me shumë shpërdorime,por nuk ka ditur të lëshojë pushtetin!në rastet më të mira "dorë fortit"kanë bërë më pak gabime shpërdorime,por në fund të fundit,shpërdorimi ka qënë baza e suksesit të tyre!!

o PAB, ik o njeri se na

o PAB, ik o njeri se na lodhe... kush ti lexon keto tjerrjet e leshit, aman? ik shkruaji tek faqja jote...

E menu variantin pa lodhje?

E menu variantin pa lodhje? Skip Leshin. Eh, mer Pub, t'mort e mira qe s't'ka marre.

Te faleminderit anticensure.

Te faleminderit anticensure. Te lexoj me kenaqsi [si dhe RP-ne] e jam dakort me cka thoni. Autori dallon qe nuk eshte “brezi-1” i gazetarise, ka dhunti e menyre elegante te frazes (e kam pohuar qe ne hapje) e te vjen keq (shume keq) kur persona me kapacitet arrijne ketu. Jane gjera qe nuk u shkon tallja, pertej Politikes si “Ligji e Rendi”. Nuk e njoh z. Lela, lexuar pak prej tij por mjaftueshem te shihet se eshte “ different” (ne menyre te mire) Artikulli ishte ‘’tongue in cheek’’ qe ne Shqip del “duke tallur menderen”, e Publiku te kupton mire! Bazuar ne nje loje fjalesh “we need a new sheriff in town” qe krijon ilaritet grupimin tend, jo ne artikull. Bulja e plaku shkurtabiq, e kapen pa rene ne toke (prit tani sherr me plakun por i qendroj sinonimit:) ) Sado retorike te fusesh je tradhetuar qe pa filluar, kjo pa lidhje me Saimirin e Edin dale me Kobure tek Zogu i Zi. Nuk besoj se kjo do e kenaqte z.A.L, 2 rrokada a nje ''new Sheriff'' Media jone ka humbur [s’po di te gjeje] 2 nga tenetet (sic) baze te Gazetarise; “Arsyetimin” e ''Kundershtine'' (challenge) kur kjo vihet re ne ‘’nivelin Lela’’ s'ke si te pezmatohesh me nivelin “ Koha Jone”. Patetizmat, si “vote plebishitare, votim masivisht per Ramen, institucioni i doreheqjes” te lene zbuluar. Ne Rama e quan vote-plebishitare, thuaje te tille (pasqyrim) por shto mendimin personal/e-si media per votat anti-Sali e numrat PD-PS qe hedhin poshte genjeshtren. Konceptet e gabuara krijojne iluzione, kjo demton vendin.

Media nuk fiton autoritet keshtu. Demokracia-politike na la ne balte, kujt ti drejtohemi? Si do ndodhte normalisht? Rames i tregohet sa fallco kjo tingellon, nga 5-6 gazeta, 2-3 here, pastaj ai s’do e perserise me. Pa dashje media cimenton nje pushtet te pavertete. Keto jane arsyetime ‘’accross the board’’ e pavaresisht spektrit politik, se jane elementare. Per hir te tifozerise, prejardhjes a politikes qe mbron; nuk mund te shesesh Arsyen. Dhe me siper...’’thirrja per Sherife’’ nuk duket e sinqerte. Bashkohem aty ku ti flet per ‘’manaxhim’’ nje dobesi tjeter e shoqerise tone dhe e medias. Ne politizim te gjithshkaje harrohet‘’ se duhen mbaruar punet’’ Kur behen jane perfitim per te gjithe (dhe gazetarin) kur s’behen te gjithe vuajme (dhe gazetari) Gjerat nuk jane aq te koklavitura sa dhe i paraqesin disa.

Kur lexon kete A.L. sepse me

Kur lexon kete A.L. sepse me kujtohet Ferdinand Xhaferri ! Sec ka nje natyre ky qe nuk e fsheh dot ne shkrimet e tij ! Nje lloj cinizmi pervers , njelloj si Ferdinandi , me te vetmin ndryshim qe duket hapur se ka lexuar me shume se Ferdinandi . Por duhma dhe shija e nje cinizmi pervers , ia ulin pertoke edhe vleren e renditjes se mendimit ! I jap nje keshille , qe ta lere te lire mendimin e tij dhe te merret me problemin , sepse nje artikuluesi nuk i shkon natyra e sherrxhiut . Ta heqe dozen e cinizmit paranoid qe me shume tregon nje lloj ndjenje inferioriteti ndaj ambinetit , apo peruljeje te sforcuar ndaj Idhullit ! Ne fund te fundit , mendoj se pikerisht duke e zhveshur mendimin nga "zgjuarsia cinike" , do ta mbronte me mire Berishen ! Nje keshille miqesore A.L-je ...!

Desha te beja dhe une nje

Desha te beja dhe une nje koment, por mbasi mbarova se lexuari shkrimin, pashe qe komentet ishin litar i gjate qe te pliksej neper kembe. Thashe me vete: kritikojne Tahirin se dhia qihet e cjapit i ha bytha!

Add new comment