Gjobëvënësit dhe rrugaçët e policisë

Është ora 00.40. Ka hyrë e shtuna. Sapo kaloj në segmentin e Unazës, te pallatet “Agimi”. Semafori është jeshil dhe e kaloj me 40 në orë. Pak më tutje shquaj piketat e kuqe, që kanë bllokuar rrugën për të përfunduar në një korsi te muri anësor përballë derës së zyrës konsullore të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Para meje është një fuoristradë e kuqe, me targa amerikane, më duket të shtetit të Indianas, me xhama të zinj.
Më ka parakaluar me shpejtësi skëterrë te segmenti i Unazës tek Ura e Lanës, pranë Drejtorisë së Policisë. Shoferi nuk ndalon, shfryn motorin turbo dhe polici tërhiqet, duke e përshëndetur. Pas tij është makina ime, një autoveturë me motor 1, prodhim low cost nga Brazili, me xhama pa film, edhe pse pak të avulluar.
Dua të eci përpara, të mos ndaloj, siç bëri makina pararendëse, sepse shifra e gjobave të mia është zero, makina prej 8 vitesh ka të gjitha taksat e paguara një më një, madje dhe kasko të plotë, kam lidhur rripin e sigurimit dhe mbi të gjitha, dua të shkoj në shtëpi, pasi kam dalë prej saj në orën 08.30 të mëngjesit të së premtes. Polici më zë rrugën, më bën me shenjë të ul xhamin dhe më drejton në sy dritën verbuese të një elektriku dore. Fik makinën dhe ul xhamin.
Polici më shikon me dyshim, me nofulla të shtrënguara dhe elektrikun nuk e heq nga fytyra ime edhe pse kam mbyllur sytë përgjysmë për t’i shpëtuar dritës verbuese. -Patentë, leje qarkullimi, - më thotë me kërcënim. I nxjerr dokumentet nga portofoli, ia jap dhe polici ikën.
Pres të më japë dokumentet dhe të iki. Por jo. Vjen një polic jorrugor, por që më ka zënë rrugën dhe më thotë që të hap krahun. Ndez makinën dhe bëj pak me mundim djathtas te korsia, ku asfalti është bërë fërtele dhe parkoj pas furgonit të policisë. Polici jorrugor më vjen pas.
-Pse i xhirove gomat?- thotë uniforma tipike me tipare rurale, por jo nga ato të “malokëve”. Duhet të jetë nga Jugu, apo “tepelenas”, siç i ironizojnë prurjet e reja në Policinë e Shtetit, pas gradimit të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. -Nuk i xhirova gomat, - i them me zë të lodhur, sepse e ndjej se realisht nuk kam zë për të harxhuar.
Kam bërë disa mbledhje, kam folur shumë minuta në telefon, ndjej se duhet të ha darkë dhe të fle, ndërsa një punonjës policie po më sajon xhirim gomash në mesnatë.
Pa dashur të fyej intelektin e policëve, e mendoj se është e tepërt t’i sqaroj se ndërmarrja e bashkisë së Lulzim Bashës, prej shumë muajsh nuk ka vënë dorë në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe shumë segmente, sidomos në korsitë ku kalojnë autobusët dhe makinat e tjera të rënda, kanë degraduar në atë farë feje sa mund të “biesh dëshmor” në zemër të kryeqytetit.
-Po, i xhirove gomat, - këmbëngul polici jorrugor, me një sjellje tipike rrugaçi duke ngrefosur trupin e bëshëm, tre herë sa i imi. -Të lutem, se jam i lodhur se kam qenë gjithë ditën në punë, -i them policit që më shikon si kriminel. Ndjej se jam gati për të shpërthyer, nervat po më lënë, por e mbaj veten. Para meje është furgoni i grupit të gatshëm që pret “mish të freskët” për në komisariatin më të afërt të policisë. -Në punë?!
Po edhe unë në punë jam, - vazhdon polici jorrugor, gjithnjë e më tepër rrugaç dhe kërcënues. Ndjej se nuk mbaj më, por bëj përpjekjen e fundit: -Kujdes me sjelljen, se je me uniformë. Kontrollo veten dhe bëj detyrën! Vjen një polic rrugor dhe i thotë kolegut jorrugor që të përmbahet. Jam në dilemë.
Të marr ministrin e Brendshëm në telefon është shumë vonë. Pastaj ai e ka bërë publike dëshirën që të mos ngatërrohet me punë gjobash dhe policësh, edhe pse situata po rrëshqet përtej tyre. Në fakt kam dashur disa herë ta telefonoj, por jam tërhequr, duke e shfajësuar, se helbete janë vetëm 100 ditë, policia ende nuk është reformuar, plus që ligji duhet të godasë ashpër në këtë vend rrumpallë.
Ia gjej numrin, por nuk i bie. Pastaj mendoj të prezantohem dhe t’u kërkoj llogari se në çfarë pike e thotë Kodi Rrugor të bllokojnë rrugën me piketa, të kalojë xhamaziu dhe të ndalohet xhamabardhi, në çfarë dyshimesh është mbështetur ndalimi dhe kontrolli? Nuk bëj asgjë edhe pse në fakt kam dy muaj që dua ta bëj këtë, madje me zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Makina ime ka ngrënë në 100 ditët e para të “Rilindjes”, aq gjoba sa s’ka ngrënë në 8 vitet e Saliut, edhe pse nuk kam ndryshuar asnjë sjellje. Gjobat i mora në ish- Bllok, te rruga “Ismail Qemali”.
Sapo hyja në redaksi për të bërë mbledhjen vinin “çunat dhe gocat” e ish- Bllokut dhe vinin gjoba 1 mijë lekëshe. Njërin e kapa, por më tha se s’kishte ç’të bënte se e kishte mbushur. Pastaj i kërkova llogari pse makina përpara meje me stemën e Bashkisë së Tiranës nuk kishte gjobë, apo fuoristradat mu mbi trotuar. U zgërdhi dhe iku duke tundur bllokun e gjobave. Para dy javëve, sa s’më ra pika kur pashë se, tabela në krye të rrugës që kufizonte parkimin ishte hequr.
Tani nuk ke ku të parkosh, sepse mirë që vijnë makinat, por bashkë me ta kanë ardhur edhe zaptuesit e parkimeve, të bardhë dhe romë, që pengojnë me arka birrash vendparkimet, një biznes që po lulëzon mbi kurrizin e taksapaguesve, që u jep mandat pushtuesve të pronës publike që të bëjnë çfarë të duan dhe ti duhet të paguash 100 lekë, ndryshe të dëmtojnë makinën.
Policia nuk u flet dhe ka thënë se do t’u flasë më vonë, kur të bëjë dosjen e plotë për ta (tallje mendereje me popullin, se një patrullë në uniforma do t’i kishte marrë me shpulla ata dhjetëra zaptues, do t’i kishte gjobitur ato qindra makina që kanë vënë tabelën “shitet” dhe kanë zaptuar mbarë parkimet publike të Tiranës).
Gjithsesi paratë i pagova, madje dhe me kamatë, por tani, dy muaj më pas, më duhet të merrem në orën e parë të ditës së shtunë, jo vetëm me gjobëvënës, por edhe me rrugaçë që veshin uniformë policie. Polici jorrugor vazhdon të më akuzojë për xhirimin e gomave, se i kisha thënë; kam qenë në punë dhe më ishte përgjigjur se edhe ai ishte në punë. Polici rrugor bindet.
Urdhëron të më bëjnë testin e alkoolit. Mbaj mend që kam pirë ujë për herë të fundit nga ora 19.30. Ishte lëngu i fundit që përfundoi në organizëm. Vjen një djalë i ri, polic rrugor, bjond i gjatë dhe hap pipin e testit. Ma jep ta fryj. E fryj. Deri kur e merr ai në dorë shfryhet pak dhe ma jep ta fryj sërish.
E merr, e mat dhe ma kthen sërish i pakënaqur, duke më urdhëruar me prepotencë që ta fryj përsëri. E përsëris veprimin dhe ai e merr dhe e shikon rezultatin i pakënaqur. Do me çdo kusht që të ketë pak alkool në gjakun, frymën time, por besoj se s’kishte as H2O. Ia tregon shefit dhe i pakënaqur më kthen patentën dhe lejen e qarkullimit. -Na fal për shqetësimin, - thotë bjondi me buzë të shpërvjela. Ai tërhiqet prapa dhe bashkë me të edhe ai rrugaçi jorrugor.
Desha të dal dhe t’u prezantohem, t’u kërkoj identitetet dhe gradat, sqarimet për ndalesën 15 minutëshe, sjelljen harbute dhe aspak profesionale. Por nuk dola. Po të dojë e bën SHKBja me një kërkim të thjeshtë, te libri i shërbimeve. M'u kujtua rrugaçi jorrugor që më tha se ishte në punë. Po, në punë është ai dhe disa të tjerë si puna e atij.
Për fatin e keq të taksapaguesve si puna ime, që duan të jenë në rregull me ligjin dhe për fatin e mirë të atij xhamaziut me targa amerikane dhe të shokëve të tij që s’pyesin për ligje dhe rregulla. Ndoshta do të flas, ndoshta herën tjetër, nëse po këta gjobvënës dhe rrugaçë të jenë sërish atje në pritë, në mesnatë, për të vjelë gjoba e për të mbushur furgonë dhe padyshim... për të përshëndetur xhamazinjtë që fluturojnë rrugëve të Tiranës.
Shekulli
Comments
Keni shume te drejte, por

Keni shume te drejte, por fatkeqesisht Shqiperia eshte mbushur me horra. Injoranca ka pushtuar cdo instance, as rilindja nuk i ben dot gje.

"Të marr ministrin e

"Të marr ministrin e Brendshëm në telefon ..." "Ia gjej numrin, por nuk i bie." "Desha të dal dhe t’u prezantohem... Por nuk dola"

Kush mendon ky se eshte? Qe na paska edhe numrin e ministrit te brendshem ne telefon! Dhe po t'u ishte prezantuar policeve, po pastaj?! Cfare do u kish thene? Qe jemi te te njejtit krah politik? Si nuk ju vjen turp qe kapni tanet, e nuk kapni te tyret?

Tipa si ky Rozhani te kujtojne Kadri Azbiun me shoke qe deri ne momentin e fundit besonin se udheheqesi eshte i mire, por i rrethuar dhe i ndikuar nga mashtrues.

Alpinizmi eshte nje gje e

Alpinizmi eshte nje gje e veshtire, por me sa duket me e veshtire eshte te kuptosh gjera elementare. Rozhani shpreh nje shqetesim te drejte, dhe pamvaresisht faktit qe ka njohje me pushtetaret e sotem per te denoncuar nje keqperdorim te fushates kunder shofereve qe shkelin rregullat duke denuar edhe shofere te rregull, ai nuk e ben kete gje, por preferon ta beje publik shqetesimin e tij. Kjo i rrit vlerat si gazetar dhe jo e kunderta sic kometohet.

Duhet njefare lartesie per te

Duhet njefare lartesie per te kuptuar mediokritetin dhe hipokrizine ne Shqiperi. Rrozhani eshte nje gazetar partizan, i cili e ndan politiken shqiptare ne parimisht te mire (qeveria aktuale) dhe domosdoshmerisht te keqe (opozita aktuale). Rrozhanit ne rastin konkret i djeg se eshte ai vete viktima, dhe jo se po shpreh shqetesimin e qytetareve kundrejt policise keto dite. Me dallimin e vetem mes tij dhe qytetareve te thjeshte, se ka mundesi qe shqetesimin e tij ta shprehe ne forme artikulli ne disa media. Perndryshe do te ishte bere i gjalle per kete dhe ceshtje te ngjashme dite perpara. Dhe mburret edhe me kontaktet e tij me ministrin "e pafajshem".

Mund te jete sic thoni ju qe

Mund te jete sic thoni ju qe Rrozhani eshte gazetar partizan, por kjo nuk rezulton nga artikulli ne fjale. Ai aktualisht kritikon sjelljen e disa policeve qe paguhen nga kjo qeveri. Por nuk ma do medja qe Tahiri u ka dhene urdher policeve te ndalojne shoferet me arsye dhe pa arsye. Pse nuk e ka shkruar me pare, sepse ndoshta nuk e besonte qe policia ka ne rradhet e veta njerez qe e tejkalojne detyren me "zellin" e tyre deri sa e provoi ne kurriz te vet.

Nderhyrjet / komentet e ketij

Nderhyrjet / komentet e ketij alpinistit jane te tilla dmth pa pike aresye e logjike , sa te vjen veshtire ta perfshish edhe ti veten si bashkekomentues.... Gazetari Rrozhani me shqetesim real, finese e fisnikeri paraqet nje situate reale .... gjithnje me qellimin qe , e njejta gje te mos me ndodh mua apo alpinistit neser... nderkohe alpinisti me logjike ariu ia fut kot madje ka kurajo te bej edhe disa replika ..... allah, allah !!

Si Tahiri edhe Rrozhani e

Si Tahiri edhe Rrozhani e dine shume mire qe arbitrariteti i policise ne Shqiperi ka sistem. Nuk ndryshon se erdhi sot nje qeveri tjeter e u bene te tere burra te mire. Por po ky Tahir dhe po ky Rrozhan bejne sikur nuk e dine kete fakt, deri ne castin kur e pesojne vete. Natyrisht qe Tahiri shfryhej dje, jo vetem kur i zinin babain doganave me ilace sepse kjo ishte detyra e tij politike, kurse Rrozhani shfryhet sot kur Tahiri sapo deklaroi ne konference shtypi se nuk ka ndermend t'i perzihet policise ne lidhje me sjelljen ndaj qytetareve.

Ato gjoba qe keta police i

Ato gjoba qe keta police i vendosin sipas qejfit , eshte mire qe njerezit ti paguajne dhe te marin faturat e pageses ---dhe ato fatura tja cojne PD-se-----Pastaj kur te bjere nga fiku Saimiri , PD-ja te hapi nje proces penal dhe ta rrasi ne burg Saimir Tahir palacon

Gjella me kripe , kripa me

Gjella me kripe , kripa me karar. Eshte e vertete se ne Shqiperi trafiku le per te deshiruar por edhe metoda strikte "terrorrit me terrorr" nuk funksionon biles kthehet ne bumerang. Shteti vertet nuk duhet te kursehet me gjobat ndaj drejtuesve te mjeteve kur ata shkelin ligjin dhe rregullat por kujdes se ata qe jane te ngarkuar ne kete detyre nuk kane qartesine , kthjelltesine dhe qetesine e duhur. Fakti i mesiperm e tregon mese miri. Mos valle ndodhi ndonje mrekulli dhe policia jone e inkriminuar deri ne palce nga ministri aktual u reformua ne ate shkalle emancipimi?! Njerzit indinjohen kur shohin te fortin, te bukurin, shokun apo pushtetarin e lagjes kur shkel ligjet dhe rregullat dhe nuk e ndal njeri, jo me ta gjobise dhe ndal tjetrin qe po kthehet nga puna, gezimi apo hidherimi.

Natyrisht qe policia ben

Natyrisht qe policia ben detyren.Nuk kam degjuar asnje drejtues te gjobitur qe ta pranoje fajin,gjithmone fajin e kane ata qe gjobitin...Sepse jane edhe antipatike,dreqi e morri,hhhahaahaaaa.Rrozhanin e kam lexuar me qejf dikur,kam nja dy vjet qe s'e kam hapur qofte edhe njehere Shekullin dhe kot,pa ndonje arsye.Une mendoj qe fushata e gjobave padyshim do influencoje ne disiplinimin e trafikut,por nuk do e zgjidhe trafikun.Sepse ne Tirane eshte ngushtuar e zgjeruar pa kriter,ndertuar pa kriter dhe fajin e kane drejtues te majte e te djathte,qe sot nuk kane dot tager te zgjidhin drejt shtrembesite e tyre te djeshme.C'te besh kur ne nje zone nuk ka parking?Mendoni nje te huaj qe merr makine me qera si ne çdo kryeqytet te botes dhe ai do verdalliset tere diten pa gjetur parking,sepse bota njeh nje kuadrat blu me nje P te madhe;ku ka ne Tirane nga kjo shenja?Pra,krijo njehere strukturen e duhur dhe pastaj valoja me gjoba,jo keshtu,o burra se plesi peshku e shembi me gjoba hallexhinjte.

Detyren? Ku e shikoni ju te

Detyren? Ku e shikoni ju te berit e detyren ne kete rast? Ka nje diference te madhe midis te berit te detyres dhe te qenit i kapardisur e fodull e i padrejte. Ne rastin ne fjale une nuk shikoj kurrkund detyre te realizuar nga policet. Perkundrazi, ata jane sjelle ne nje menyre arrogante dhe mbi te gjitha pa asnje shkak.

Gjobat nuk influencojne ne disiplinimin e trafikut mik i dashur. Disiplinimi i trafikut mbi te gjitha ka te beje fillimisht me disiplinimin e shoqerise. Nje njeri i disiplinuar e i kulturuar e shfaq kete edhe ne drejtimin e mjetit. Gjobat pastaj jane dicka tjeter, nje ndershkim per ata qe shkelin rregullat e trafikut. Por nuk mund te disiplinohet duke vene gjoba vend e pa vend.

Ne pergjithesi, shqiptaret kane nje veti te shemtuar: Gjithkush mendon se ka te drejte edhe kur ka gabim. Shkurt, ne kemi nje ego te semure.

Gjithsesi, edukata eshte dicka te cilen ne e kemi harruar, qofte qytetar, qofte polic.

Dritan,pershendetje!Une jam

Dritan,pershendetje!Une jam tip gazmor,ketu pergjysem kam bere shaka,por goten dua ta shoh pergjysem plot.Ok,une mendoj qe gjobat e disiplinojne trafikun,se po hengre nje gjobe pse iken shpejt kjo te udhezon te besh kujdes,po e bere disa here te hiqen pike dhe patenta;ndeshkimi eshte gradual.Une kam marre gjoba per parkim jo ne Shqiperi,por e di se ne shpejtesi mbi 40km/ore mbi limitin e sidomos po te kalosh me semafor te kuq ha gjobe - te hedhin ne gjyq dhe te pezullojne patenten,tani rrezikon edhe burg.Tjeter,disiplina nuk eshte çeshtje kulture,ka te beje por edhe nuk ka te beje me formimin e personalitetit.Disiplina eshte ripeticion budalla,eshte kufizim i lirise;une e njoh me rrenje kete gje;te ben te vuash disiplina,eshte premise per depresion,por ndryshe nuk punohet ne grup dhe sidomos nuk krijon dot nje shoqeri te civilizuar.Kurse ne makina kam vene re njerez shume te edukuar dhe me kulture,qe sesi transormohen duke ngare makinen,sidomos kur ka kuaj fuqi pambarim.Vite me pare une kam bere ndonje superxhiro ne rruge malore me makine te shkurter;provo te çosh nje Civic type R ne kufirin e 8000 xhirove,te duket vetja astronaut,dhe kjo eshte makine per te gjitha xhepat.Po s'beme ndonje budallallik(te pademshem)çfare do i shohim tjeter kesaj dynjaje?Natyrisht qe keni te drejte,polici duhet te sillet me edukate,etj,por sesi i kam parasysh ndonjehere shoferat shqiptare,psh Rrozhani kot nuk i ka thene se ka numrin e Tahirit;oh,harrova une e kam Tahirin shok Fejsbuku nga 50 mije qe ka ai;çfare muhabeti eshte ky?Ndersa egon e semure(narcizmin) e kemi ne gen qe nga Adami;çdo njeri kur ka me bollek kerkon te ngrihet ne status,dihet qe makinat e luksit jane mjet per t'ia arritur kesaj pa pasur tituj Kontesh,Baronesh dhe Sir nga mbreteresha e Anglise.Psh,nje makine pa marke fare me kater rrota te çon kudo,si mjet sherbimi e ben dhe tejkalon"detyren" e saj,por pse dikush qe ka Maserati apo Mercedes ka shpenzuar te themi 5fishin e atij qe ka blere Dacia,kur keto makina punen e bejne njesoj?Ai ka blere Mercedes qe te demonstroje statusin e tij;eshte pasanik,s'mundet ai te barazohet me"popullin"- ky eshte principi i aristokracise.Pastaj per konsekuence Mercedesi i ben makinat me shume kuaj fuqi,doemos te shpejta dhe doemos"Boss-i"ka urgjence se s'mund te rrije ne rradhe me "popullin",etj.SUV-et u shpiken tamam per te pare te tjeret nga lart.Me fal qe u zgjata,por sa me shume ta hapim kete argument aq me shume do dalin te reja.Po te shikosh,jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote gjobat me frekuente i marrin pasaniket dhe jo se nuk kane kulture dhe edukate,porse aq u ben se paguajne ca gjoba.Ne Zvicer psh te gjobitin ne relacion me pasurine qe posedon;ata po qe e kane gjetur,se te gjobitesh Zamir Manen me 10 mije lekesha te vjetra eshte sikur t'a gudulisesh ne seder.Por edhe me kushtin se do paguajne gjoba pasaniket prapeseprape do thyejne rregullat,thjesht sepse e ndjejne veten mbi rregullat dhe kjo sigurisht kushton ca,por thame qe statusi kushton ta blesh; do jesh dikush qe te te beje Sir mbreteresha e Anglise.Nejse,gjithe sa fola s'ka te beje fare ketu me Rrozhanin;jam kurioz se çfare makine shkaterrine posedon Rrozhani,se e ka share vete ne shkrimin e tij?Mos te thote se e ka Fiat Duna apo Ritmo,hahahhahaa,nuk do ia kalojne ne revizion.Pershendetje!

RP me vjen keq ta them, aq me

RP me vjen keq ta them, aq me teper qe ti je edhe tip gazmor, po ti e perceptoke realitetin ne nje menyre aq te deformuar, saqe te bardhes i thenke e zeze dhe te zezen me duket se nuk e merr vesh fare se cfare eshte.......Nejse, nuk e perjashtoj qe mund te jem gabim une.

Nga ato qe thua, po te them vetem nje gabim te trashe fare. Per SUV ti shkruan: "SUV-et u shpiken tamam per te pare te tjeret nga lart." Une po te them qe ketu ku jam une me shume se gjysma e miletit kane SUV, per arsye nga me te ndryshmet, por nuk e besoj qe ndonjeri prej tyre e ka blere SUV qe te shikoje nga lart gjysmen tjeter qe nuk kane SUV, por Sedane, qe ndoshta kushtojne me shume se sa SUV.....

Se fundi, jo te gjithe pasaniket jane aq ko.qe sa mendon ti qe bejne shkelje se nuk iu prishet puna se paguajne gjoba, le pastaj te bejne budallalleqe , sepse keshtu nuk kane cfare ti shofin kesaj dynjaje......Ik e futi ndonje gote tashti se te ben edhe me gazmor.

Plaku,xhuxhmaxhuxh e di kujt
Plaku,xhuxhmaxhuxh e di kujt i thone,por xhuxhumak jo,mos ta ka marre keq tastiera?Realiteti ne fakt eshte i harkuar,as i drejte dbhe as i shtrember.
Nje e dhene per SUV-et(Sport

Nje e dhene per SUV-et(Sport Utility Vehicle)-tamam makina per perdorim sportiv-qe di une eshte kjo.E kane origjinen nga Range Rover,qe quhet ndryshe makina e mbretereshes(se Anglise).Pastaj e dyta ishte Land Rover Discovery dhe Mercedes ML,pastaj BMW X5;shikon ndonje nga keto ti per popullin?

P.XH.Komplimente per"notin"ne

P.XH.Komplimente per"notin"ne internet,por ndoshta une jam gabim kur perkthej utilità-perdorim,se ne fakt kjo eshte anglisht e huazuar nga italishtja,ti me tregon degen une jam tek rrenja.Quhet edhe utile-e nevojshme,por nuk eshte ky konteksti.Mbase ti je ne maje(ne Xhomolungma)por edhe nga fundi lufta per dije eshte e eger njesoj.Une kam respekt per pleqte,mbase e ke parasysh ate rrefuimin e Tolstoit te profesorit plak qe mesoi nga nje femije si merret zjarri me hirin-njeriu meson tere jeten.E ka thene me dy fjale edhe Sokrati.Une gati nuk pi kurre,por mbaj whisky per miq ne shtepi dhe hahhahahaa,paska whisky fallso,ketu mesova nje rreng nga ty.As kam tymosur dhe as besoj te tymos,jam shume i pergjegjshem;keto qe thua ti jane hamendje qe nuk te bejne nder,tek e fundit une s'po merrem me statusin tend individual.Ka deri edhe grupe ambientalistesh qe jane kunder SUV-eve ne qendrat urbane,e cilesojne perdorimin e ketyre makinave si mjet arrogance.Qofsh mire!

S'kam cfare te them tjeter

S'kam cfare te them tjeter tani, por per ta mbyllur po te them vetem qe je shume konfuz dhe megjithese mua me thua qe shof degen dhe ti je ke rrenja, mua me duket se je ti qe hidhesh nga njona dege ne tjetren. Merrke vesh ndonje fjale italisht, por ciladoqofte rrenja e fjales Utility, nuk perkthehen termat anglisht sipas origjines se tyre, do te thosha me shume latinisht, ne kete rast, sesa italisht sic thua ti. Une po te kallxoj ujkun ti me thua gjurmet, lexoje edhe nje here po mujte e po e more vesh (po jo italisht, se eshte anglisht) definicionin qe i jepet SUV. Me kerko ndihme pa ndrojtje, po qe se nuk e perkthen dot. Une po te them vetem qe Makine per Perdorim Sportiv nuk do te thote.

Megjithate perkthimi shqip i SUV (Mjet Arrogance) qeka i bukur po krejt i pavertete.

Edhe ti qofsh mire mor bir dhe Zoti te shpetofte nga qefi qe te paska hy vetja.

E them me te madhe: Kam bere

E them me te madhe: Kam bere fushate per E. Ramen, S. Tahirin dhe shoket e tyre. Po me te madhe e them: po vazhduan keshtu, mos qofshin ne pushtet me shume se 6 muaj. Turp te kene ata! Turp te kene policet apo punonjesit e tjere te administrates qe bejne skandale te te ketij lloji!

Add new comment