Nga 2008-ta, BE-ja na ka dhënë 140 mln euro për mjedisin. Si është shpenzuar kjo shumë?

Postuar në 14 Janar, 2014 08:39

Konferenca për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Industrisë, mbajtur sot, pati për kryefjalë deklaratën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Sipas Kokës, qeveria do të jetë e palëkundur në penalizimet për ata që nuk zbatojnë legjislacionin përkatës për mbrojtjes e mjedisit, sidomos bizneset. Për këtë qëllim do të forcohen edhe strukturat e kontrollit, ku është në plan funksionimi i gjashtë laboratorëve që do të monitorojnë ajrin, ndërkohë që synohet rehabilitimi i 500 hektarëve sipërfaqe pyjore. Por nga kjo konferencë doli në dirtë dhe një shifër interesante, shqiptuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i pranishëm në këtë veprimtari. Sipas ambasadorit, nga viti 2008 e deri më sot BE-ja ka akorduar 140 milionë euro për mjedisin! Një shumë mbresëlënëse, për të cilën do ishte me shumë interes të dinim si është shpenzuar.

a.k

Comments

Submitted by erlind (not verified) on

Kjo shume ka shkuar per ndergjegjesimin e romeve.

Submitted by Ani (not verified) on

<p>Po ju kaq te paafte jeni si gazetare e ta gjeni. Me rrini te gjithe neper zyra si redaktore e vetem publikoni o lajme qe jua sjellin te gatshme nga partite ose lajme qe i kopjoni shkel e shko neper faqe shqiptare apo te huaja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.