Respublica uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar 2014-ën. Bëhuni “njeriu i vitit” për të afërmit tuaj

Sondazhi i Top Channel ka nxjerrë si njeriun e vitit kryeministrin Edi Rama. Në një renditje personale dhe pa asnjë pretendim për objektivitet 100%, Mustafa Nano ka bërë një renditje të vetën për 10 personazhet dhe dukuritë e vitit, ku Rama nuk figuronte, por në vend të tij ishte Ilir Meta që në zgjedhjet e fundit parlamentare korri një sukses të papërfytyrueshëm, tek-tuk dhe të pashpjegueshëm. Ish një nga arkitektët e regjimit ‘Berisha’ në periudhën 2009-2013, por ish po ky që dha garanci për rrëzimin e këtij regjimi (kur u bë tok me socialistët në një koalicion parazgjedhor). Më poshtë po japim linket përkatëse, por ndërkaq, stafi i Respublica-s po e mbyll vitin 2013 me një urim për të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2014, me më shumë shëndet, punë dhe optimizëm për të ardhmen. Tek e fundit, “njeriu i vitit” është personi që secili prej jush dëshiron të bëhet për të afërmit dhe të dashurit.
a.k
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270181
Comments
Gezuar Vitin e Ri Respublica.
<p>Gezuar Vitin e Ri Respublica. Per mua qe ju ndjek gjithnje e komentoj tek tuk jeni media nr 1 e vitit qe kaloi. Urime.</p>
Mustafa Nano edhe pse nuk
<p>Mustafa Nano edhe pse nuk mund të ketë gjithnjë të drejtë, është gazetari më i mirë, nuk ka klientelizëm, nuk është tendencioz, është gjithnjë oponencë për qeveritë dhe kështu duhet të jetë për të korigjuar gabimet e mundshme, por është dhe erudit dhe me materie gri.</p>
Add new comment