Një “hakmarrje” e Ballës, apo një metodë e panevojshme?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 10:47

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Me një propozim ironik, në seancën maratonë mbi buxhetin (ende në zhvillim) Taulant Balla ka propozuar zyrtarisht "heqjen e taksave të korrupsionit të kohës së Sali Berishës".

Në dokumentin e paraqitur prej tij, shkruhej:

“Në projektligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, në nenin e parafundit, të shtohet paragrafi i mëposhtëm: “Taksë-gjobat e koduara SAL, GIT, ZEN, MUL, BEN, VAN, LUL, DHE RRUL të aplikuara gjatë periudhës 2005-2013 të anulohen përjetësisht.”

Balla njihet si një nga eksponentët e penalizuar më shumë nga maxhoranca e vjetër e 2 legjislaturave të shkuara, duke nisur me sulmet banale të Berishës kundër tij e deri te gjyqet e shumta për shifje nga fëmijët a bashkëpunëtorët e ish-Kryeministrit.

Gjithsesi, delegjitimimi i procedurave me amandamente qesharake mund të mos jetë mënyra më efektive e “hakmarrjes”, sidomos kur je në pushtet e kur diskutohen çështje madhore.

k.c.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky deputet (deleted) kujton se eshte aktor estrade. Ky deputet (deleted) e kujton parlamentin si logun ku mund te shfreje inatet personale dhe te laje te gjitha borxhet qe ky kujton se i kane ata qe iken nga pushteti. Ky deputet me mentalitet prej kalamani kopshti tall by.then me gjithe popullin shqiptar kur propozon keto amendamente absurde-qesharake.</p><p>Bravo RILINDJA, me te tille kapacitete intelektuale nevoja per RILINDJE te vazhdueshme do te jete permanente. Me tregoni ju lutem ku i gjeni keta njerez super-inteligjente se me duhen nja dy per biznesin tim te farave te lulediellit dhe patateve te skuqura pa vaj.</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O plako (deleted) ti dhe sarkazma jote. (deleted)</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Me siguri tani moderatori ka filluar te &quot;delete&quot; edhe superlevdatat qe ju me kishit drejtuar. Flm. Tani po deshe me thuaj, te duket &quot;sagllam&quot; kjo qe ka bere deputeti ekselent Balla?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.