Shqipëria ka nevojë për reforma, jo për arrestime!

Lexova dje shkrimin në këtë gazetë mbi planet e fshehta kahera të Berishës, të supozuara për ta futur vendin me dashje në kolaps ekonomik. Për editorialin e Ditës jemi përpara asaj që kjo gazetë e quan si: “Sabotimin dhe destabilizimin e financave dhe cënimin me paramendim të sigurisë kombëtare të vendit”. “Laku po i ngushtohet” Berishës, konkludon Dita. “Mjafton që dora që mban lakun të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin, të tjerat do jenë formalitet”. Më duket personalisht, se po hyjmë në një fazë obsesioni kolektiv që rrezikon të na bllokojë horizontin për të parë prioritetet dhe sfidat e vërteta. Do shpjegohem.
Situatë globale delikate
Edhe sikur të vdesë Berisha, gjë që s’do të mungonte t’i kënaqte pa masë ata që duan ta shohin pas hekurave të burgut, ekuacioni sot mbetet i njëjti: çfarë do të bëjë kjo qeveri e re për ta futur vendin në rrugën e rritjes ekonomike? Duhet që shqiptarët ta kuptojnë se dhe me 5% rritje ekonomike, tregu ynë ka treguar se nuk është i aftë të krijojë vende pune. Për 2014, rritja parashikohet 2%… Duhet ta kuptojmë bashkarisht se suksesi kolektiv nuk vjen nga mbushja e burgjeve me Berishat e kompani, por me mbushjen e tregjeve të huaja, të paktën atyre ballkanike, me eksportet tona. Bota moderne me triumfin e kapitalizmit në thuajse çdo skaj të sajin ka hyrë në të njëjtin proces që Darvini e kishte parë tek speciet nëpërmjet teorisë se evolucionit. Më të fortët mbijetojnë, si dhe ata që adaptohen. Për civilizimet e hershme të kontinentit europian, – franceze, angleze, italiane, spanjolle e portugeze – në një krizë të rëndë ekonomike dhe në një rënie të paparë të influencës së tyre në dosjet e botërore, ky refren i nevojës për adaptim të të gjithë aparatit ekonomik tingëllon nga mëngjesi në darkë në media. Nuk e sheh aspak një frymë të tillë në mediat shqiptare ku toni është tek prerja e kokave. Koha nuk është t’u prihet koka atyre që nuk i parashikuan këto ditë të errëta për ekonomitë europiane. Të mbytura në borxhe për të ruajtur në mënyre fiktive arritjet e dekadave të shkuara (sigurime shoqërore e shëndetësore bujare, kohë pune javore e kufizuar me ligj, pushime të paguara, punësim të garantuar për milionat e funksionarëve), vendet europiane duhet të ndërmarrin tani reforma të llahtarshme, përballë popujve të hedhur në garë mbarë planetit, si ai kinez që mjaftohet me një tas oriz dhe s’njeh as orare pune, as moshë pune, duke hedhur në erë me “dumping”-un e tyre social traditat e ekonomive europiane, bash si në teorinë e evolucionit të Darvinit.
Miopia e Berishës
Shqipëria nuk po u shpëton këtyre zhvillimeve globale në formë cunami kur një vend si i yni nuk është i përgatitur apo i federuar në organizata më të gjera si Bashkimi Europian për t’i bërë ballë më të keqes. E keqja tek Shqipëria shtohet jo vetëm me vonesën e reformave, por dhe me vonesën skandaloze të ndërgjegjësimit se kemi arritur në fije të perit. Gjithë këto zhvillime të mbrapshta ekonomike për vendet europiane u intensifikuan në gjysmën e dytë të viteve 2000 deri sa absesi plasi me krizën globale të vitit 2008. Bash në momentin kur Partia Demokratike rierdhi në pushtet në Shqipëri me zgjedhjet e 2005-s. Miope siç u tregua në kohën e skemave piramidale të mesit të viteve 90, PD-ja dhe kryetari i saj Sali Berisha nuk e parashikuan kur rierdhën në pushtet, se kriza ekonomike ndërkombëtare që po kurdisej larg Shqipërisë do të kishte pasoja edhe më të forta në Shqipëri në fundin e viteve 2000. Ekonomia shqiptare që mbahej nga transfertat e emigrantëve, detyrimisht do të humbiste shumë në këtë tallaz botëror, pasi diaspora jonë s’mund të fitonte e të transferonte po aq shumë sa më parë. Doktor Berisha e refuzoi diagnozën, dhe preferoji të thyejë termometrin që i tregonte temperaturë të lartë, në vend që të kthjellohej e të adaptonte vendin në kontekstin e ri global që po krijohej. Shqipëria kishte shansin e madh të tërhiqte investitorë europianë të panikuar nga kriza dhe rritja e taksave në vendet e tyre për të delokalizuar prodhimin në vende jo shumë larg gjeografikisht dhe me fuqi punëtore të lirë. Shqipëria mund të ishte kthyer në një Kinë në miniaturë të Europës. Por investitori i huaj ka alergji nga situata politike të destabilizuara. Kush e harron fjalimin surrealist të kryeministrit Berisha në Parlament në dhjetor të vitit 2009 ku merrej me familjen e Edi Ramës, kërcënonte t’i shkulte dhëmbët me darë aleancës “punisto-mafioze” dhe të burgoste një sërë sipërmarrësish të afërt me opozitën? Doktori kishte zgjedhur përfundimisht rrugën e konfrontimit me politikanët dhe sipërmarrësit që nuk i bindeshin. Dyfishuar kjo me një çmenduri tjetër, ndërtimin e një rruge me çmim e borxhe astronomike sepse kështu krijonte më shumë klientelizma tek ata biznesmenë të luhatur e në nevojë qe vetëm punët publike mund t’ua mbanin gjallë aktivitetin. Por me çdo lahej ajo rrugë, kur transfertat e emigrantëve po tkurreshin, dhe rritja ekonomike në vend po shkonte si në një “crach” avioni drejt nivelit zero, nga 8% që e gjeti Berisha kur rierdhi në pushtet? Apo bënte llogarinë se Rruga e Kombit ishte përgjigja ndaj krizës, se rruga do të krijonte aktivitetin ekonomik dhe jo e kundërta? Një strategji e gabuar! Berisha e la pushtetin me rritjen më të vogël ekonomike të dy mandateve të tija, aty afër 1%, dhe me nivelin më të vogël të investimeve të huaja, jo vetëm në Europë, por dhe në Ballkan. Jo vetëm që asnjë firmë e fuqishme e huaj, markë botërore, nuk është instaluar në Shqipëri për të krijuar punësim në masë, siç janë industritë (automobila), apo veshjet, apo prodhimet ushqimore, por, as dhe një firmë e vetme shqiptare nuk dallohet të paktën në shkallë rajonale. Shqipëria është pra ende shumë larg fillimit të adaptimit ndaj kontekstit të ri ekonomik botëror ku lufta po zhvillohet si të thithësh a të provokosh në tokën tënde investimeve prodhuese që krijojnë rritje ekonomike, punësim dhe rente fiskale për arkën e shtetit. S’e kishte menduar gjeneral Berisha një strategji të tillë? Të lësh vendin pa biznese të shëndetshme në këtë epoke darviniane të globalizimit, është sikur ta lësh pa ushtri në kohë lufte.
“Shtëpia jonë e përbashkët po digjet, ne shikojmë gjetiu”!
Por a meriton kjo fiasko ekonomike e dy mandatave të PD-së të harxhojmë ende kohë me Berishën siç po e bën një pjesë e shtypit që ëndërron ta shohë në pranga? 10 vjet harxhoi Putini me hakmarrje ndaj Kodorkovskit dhe sot e liron se kujtohet që Rusia është në krizë ekonomike dhe se u duhen dhënë urgjentisht garanci investitorëve të huaj të friguar. Sa vite harxhoi Berisha në karrierën e tij politike duke u marrë me larje të ndryshme hesapesh kur ishte në pushtet, deri në burgosjen e një ish-shefi opozite, por më në fund zemërimi popullor e çoi dy herë në opozitë? As mjaftojnë këto dy prova se një ndërgjegje «e qetësuar» me burgosjen e tyre që kujtojmë se e kanë hak, nuk e bën stomakun popullor të mbushur. Presidenti francez Zhak Shirak, mbahet mend për një fjali me vlera universale kur më 2002, në Samitin e Tokës në Johanesburg, gjeti këtë shprehje për të dhënë alarmin ekologjik: “Shtëpia jonë e përbashkët po digjet, ne shikojmë gjetiu”. Kjo shprehje mund të parafrazohet në rastin e Shqipërisë si një vend që ka sfida shumë më të mëdha sesa të merret me fajet, qofshin penale, të një Sali Berishe. Është sikur në Titanikun në mbytje, pasagjerët të kalonin kohën me një proces kundra kapitenit që kishte zgjedhur një shef kuzhine aq mediokër! Po të merremi me Berishën, do kemi aq më pak kohë të merremi me qeverinë, qofte për ta ndihmuar, qoftë për ta kritikuar në rrugën që ajo po zgjedh për të na nxjerrë nga kriza, përmasat e të cilës ende nuk janë rrokur sa ç’duhet nga opinioni. Shqipërisë i duhen në këto momente idera dhe reforma, jo të burgosur. Por jo vetëm reforma fiskale që dominojnë në të gjitha diskurset e mazhorancës. Duhen idera për rritje ekonomike. Duhet që ministri i Ekonomisë të dëgjohet ku e ku më shumë se ai i mbledhjes së taksave! Ka urgjencë! A krijon strategjia e re ekonomike e mazhorancës së majtë besim në opinion për rritje ekonomike dhe punësim? Çfarë mendojnë sipërmarrësit, sepse ata janë më të besueshmit? Të gjithë bashkarisht duhet të diskutojmë e të japim mendime. Jo të biem në kurthin ku sapo një Berishë hap gojën për oponencë, pasi dhe ai e ka këtë të drejtë, shikojmë menjëherë nga ai, nga i pafytyri që guxon të japë leksione, me grushtin kërcënues për ta futur në burg, për ta ndëshkuar një herë e mirë për të kaluarën, duke harruar kështu të ardhmen: çdo bëjmë me një milion të papunët? Ishte opozita e djeshme, sot në pushtet, që e denoncoi këtë shifër marramendëse dhe që duhet ta riparojë. Edi Rama nuk është “Superman”. Europa ia tregoi duke ia refuzuar statusin aq të dëshiruar për egon e çdo kryeministri në Shqipëri. Kryeministri i ri duhet ndihmuar. Me ide të reja, konstruktive dhe të paqshme. Kurrsesi me këshilla ogurzeza që të burgosë këtë e atë. Po a e ka legalisht në dorë ai? Burgosjen sigurisht që jo, por kërkimin dhe mbledhjen e provave, sigurisht që po.
Reformë në drejtësi përpara se të kërkojmë drejtësi
Sa për Berishën, ne s’kemi përse të tregohemi më “katolikë se papa»”, më europianë se europianët, pasi në asnjë vend të qytetëruar nuk mund të hapësh procese pa prova. Çdo shtetas që disponon prova, përfshirë këtu dhe gazetarët e Ditës që e kanë bërë burgosjen e Berishës një çështje parimore, t’ja vërë ato në dispozicion drejtësisë. Si ata në Ministrinë e Mbrojtjes, që menduan se kishin prova të vlefshme për padi ndaj ish-ministrit Imami dhe ja dorëzuan Prokurorisë. E njëjta gjë mund të bëhet dhe ndaj Berishës, ashtu si dhe Berisha mund të paraqesë prova, nëse disponon, kundra çdo qeveritari të tanishëm. Paradoksi i Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera europiane, është se ka shumë fjalë, shumë “linçime” publike në media, dhe fare pak procedurime. Krejt e kundërta me praktikat në Perëndim. Dhe nëse s’kemi besim tek drejtësia, ta reformojmë atë. Një drejtësi apatike, nuk mund të jetë një alibi për shtypin për të marrë rolin e Prokurorit. Përkundrazi, duhet të jetë një motor i fuqishëm në mendjet tona për idera të reja si ta përmirësojmë pushtetin. Opsioni i reklamuar nga Mustafa Nano për gjyqtarë a prokurorë të huaj, është shembulli më i mirë i asaj ç’ka duhet bërë. I duhen servirur vazhdimisht idera mazhorancës në pushtet për të adaptuar një sistem ekonomik, juridik, arsimor, shëndetësor në kushtet ku bota po evoluon shumë shpejt dhe bashkë me të nevojat e shqiptarëve. Fundi i fundit edhe sikur të arrestohej, gjykohej e dënohej Sali Berisha, a do ta kishin kundërshtarët e tij ndërgjegjen e pastër po t’ja kërkonin këtë një institucioni drejtësie që e mallkojnë po aq shumë, në mos më shumë, se vetë Sali Berisha. Qeveria e re ka një bulevard për reforma. Është një shans për ata të rinj ministra për të qenë në lartësinë e misionit dhe për të hyrë në histori. Të njëjtin mision ka dhe shtypi, të kërkojë nga qeveria më të mirën për lexuesit e tij. Jam i bindur se burgu për disa nuk mund të jetë më e mira për një komb, ndonëse “atyre disave” mund t’u bënte shumë mirë…
Botuar në DITA
Comments
Argumentet e ketij shkrimi

Argumentet e ketij shkrimi jane te forta, e megjithate mund te kundershtohet ne disa kendveshtrime:

1.Eshte e vertete qe burgosja e Berishes nuk do ta rrise Produktin e Brendshem Bruto, por mendoj se problemi kryesor, i cili eshte burim i problemeve ekonomike dhe dramave sociale ne kete vend, eshte problemi i drejtesise. Ne jemi shoqeri pa kohezion social e pa shoqeri civile ngaqe mendohet me te drejte qe publikja eshte uzurpuar nga maskarenjte qe perndryshe do te duhet te ishin pas hekurave. Ne nuk mund te ecim shoqerisht perpara nese shkaktaret e arkitektet e kesaj bordelloje morale qe ne e quajme Atdhe', nuk paguajne per mekatet e tyre. Ka padrejtesi e zhvatje te prones, ka padrejtesi ne zgjedhjen e emerimin e atyre qe drejtojne, ka padrejtesi ne tendera e prokurime, ka padrejtesi ne debatet televizive e publike ku derrit nuk i thuhet derr, por daje. E nga do te na vije kjo rritje ekonomike, kur ne kete vend mbizoteron grabitja reciproke dhe logjika e me te fortit? Po te ishte per pune te fortesh, e logjike te me te fortit, Amerika do kishte mbajtur modelin e viteve 30 me Al Kapone&CO, por ai model eshte hedhur poshte nga historia me kohe.

2.Ne nuk duhet ta shohim vendosjen e drejtesise si nje destinacion te natyrshem te kesaj shoqerie, pas zgjidhjeve te probleme ekonomike. Problemet ekonomike burojne nga mungesa e drejtesise, dhe jo anasjelltas. Shperndarja e drejte e burimeve, ne baze te parimit te solidaritetit eshte thelbesore ne nje shoqeri demokratike. Nese nje shoqeri degdis ne periferine e sofres se perbashket ku duhet te kene hise te gjithe, shumicen e anetareve te saj, atehere ajo nuk shoqeri nuk duhet te mbijetoje. Nje shoqeri e tille nuk mund te mbijetoje.

E lexova tani per se dyti

E lexova tani per se dyti kete artikull te zotit Burimi.Shkrova nje koment mjaft vleresues per kete artikull dhe idete e tij ne gazeten "Drita".I mbeshtes plotesisht idete e tij lidhur me reformat e ndryshimet qe kerkohen,dhe mendimet e propozimet e tij per te dale nga gjendja.Por une pekrah idene se bashke me reformat vendi ka nevoje edhe per nje ndryshim thelbesor,flakjen tutje te kultures se mosndeshkrueshmerise qe eshte bera gangrena kryesore kanceroze qe pengon zhvillimin,ecjen perpara,reformen ne drejtesi e ne cdo fushe tjeter.Prokurorine dhe gjykatat i kemi por ato nuk denojne fajtoret,sidmos ata te krimeve te renda.Pra bashke me reformat ne drejtesi, ekonomi dhe admi-nistrate,duhen patjeter edhe te denohen gjithe fajtoret dhe maskarenjte qe e kane hedhur vendin ne kete derexhe,duhet vendosur kultura e sundimit te ligjit,ajo e ndeshkueshmerise se pafalshme ndaj cdo krimineli e grabitesi te cdo niveli qofte,ndryshe reformave t'ua pijme lengun pergjithmone!

Dmth le te vazhdojme keshtu.
Dmth le te vazhdojme keshtu. Le te vjedhe edhe Rama nja tete vjete. Dhe ta bejme edhe njezet vjet te tjera tranzicion.
Po si nuk e rrit arrestimi i Berishes, Bodes, Bashes, etj. prodhimin e brendshem? E rrit qe cke me te. Tu behet llogaritja e pasurise dhe pastaj konfiskimi i pasurise te pajustifikueshme.
Artikull kot. Kohe e shkuar dem...
Shkrimi eshte i paargumentuar

Shkrimi eshte i paargumentuar mire, pasi te kerkosh vetem reforma, pa ndeshkuar vjedhjet, hajdutlleqet dhe demet e tjera te qeverise apo qeverive te shkuara eshte njesoj si te besh gjysma punesh. Dhe gjysmat e puneve ketu tek ne dihet se perfundojne ne hiç punë. Po ashtu vihet re nje fryme e justifikimit te Berishes, i cili gjoja nuk ka parashikuar krizen qe po vinte?! Kur kerkohet denimi i Berishes, Bodes apo Gjikes, besoj se ky nuk duhet te jete qellim ne vetvete, por nga ana tjeter duhet ndare mosaftesia per ta pare krizen, me veprimet e qellimshme qe synonin rruajtjen me çdo kusht te pushtetit (pra jo per te shpetuar skemen e sigurimeve shoqerore etj.). A mundet ta shpetoje njerin apo tjetrin nje vendim, qe i sjell deme kolosale vendit, vetem sepse ai eshte marre ne menyre kolektive?! (si psh leja e pallatit te Vlores). Titulli besoj se duhej te ishte "reformat dhe ndeshkimi duhet te shkojne paralel" dhe shtjellimi besoj se duhej te ishte ne kete linje.

Z. Genc, se pari me dashje

Z. Genc, se pari me dashje apo pa dashje je bere avokati me i forte i korrupsionit! Eshte e vertete ajo qe thua ti lidhur me faktin se nuk e cojme perpara ekonomine duke burgosur njerez (ne fakt askush nuk do te burgosi njerez kot!-por abuzuesit dhe kriminelet qe na kane katandisur ne fije te perit!), por nga ana tjeter PANDESHKUESHMERIA do te beje qe te gjitha perpjekjet tona titanike te shkojne kot!

Nese biem dakord se konkurrenca e lire dhe shteti i se drejtes jane baza e rritjes, atehere do te kuptojme se te perpiqesh te zhvillohesh ne kushtet e korrupsionit, eshte njelloj si te perpiqesh te mbushesh me uje nje kove e cila nuk ka fund. Per ti rene shkurt, zgjidhja eshte qe te behen te dyja njekohesisht: te denohen abuzimet dhe abuzuesit dhe te perpiqemi te ecim perpara duke shperblyer njerzit e ndershem qe prodhojne, qofshin ata nepunes te administrates, punonjes te thjeshte apo biznesmene.

Shqiperia nuk ka nevoje vetem

Shqiperia nuk ka nevoje vetem per reforma dhe ligje qe nuk zbatohen asnjehere. Ka nevoje qe nje tufe njerezish te shkojne ne burg per cfare i kane bere atij populli e vendi per 23 vjet. Fatkeqsisht lista eshte me e gjate se sa duket, dhe nje pjese e mire jane ne qeveri apo ne tribunen e parlamentit.

Kultura e pergjegjesise dhe ndeshkueshmerise duhet te vihet patjeter, madje edhe ajo ekonfiskimit te pasurive te paligjshme. Vilat e Ilir Metes, tokat e bregdetit te Argites, monopoli i hekurit te Gramoz Rucit, minierat, AMC qe e rropi ate popull, nafta qe iu fal Rezart Tacit, etj, etj.

Nga te nisesh e nga ta bitisesh.

Prandaj z.Genc, Shqiperia ka nevoje per ndonje me "mendje te keqe" si xhaxhi qe ti dali ne fund asaj pune, se Rama eshte vete i perlyer e zor se e kryen.

Ky bishe me fytyre njeriu

Ky bishe me fytyre njeriu duhet te mbyllet ne kafaz gjer sa ti mbaroje fryma e fundit

Ky shkrim demonstron akoma me

Ky shkrim demonstron akoma me mire dilemen e tmerrshme ne te cilen perpelitet sot Shqiperia. Te fuse ne burg Sali Berishen (sepse keshtu perkthehet direkt "kultura e ndeshkueshmerise"), apo te mos merret me Saliun dhe klanin e tij dhe te shohe perpara si mund te dilet nga gjendja skandaloze ekonomike ne te cilen ndodhet. (Te mos harrojme, qe argumentet qe sjell autori i shkrimit jane te tilla qe rrahin te vertetojne, qe edhe pa Saliun vende si Italia, Greqia, Spanja etj.etj po hane gurre me dhembe).

Nese zbatohet skenari i pare, etja per "drejtesi" e nje pjese te madhe te popullsise do te kenaqet, do te behen ca "mbremje vallzimi" ketu dhe atje, njerezia do te lumturohen per ca jave, pastaj do te kuptojne qe problemi nuk eshte zgjidhur ende. Ju kujtoj ketu qe mund te perseritet historia e Fatos Nanos, qe e futen ne burg per korrupsion e shperdorime ne dobi te te treteve dhe pastaj ku erdhi koha, u shpall i pafajshem. Gjykata e denoi, gjykata e pafajsoi. Ne cilin rast kishte te drejte gjykata?!? Nuk ka burre nene qe mund t'i pergjigjet kesaj pyetje objektivisht dhe pa tifozllek. Dita kur PD do te vije perseri ne fuqi teorikisht mund te mos jete me larg se 4 vjet, le te themi 8 vjet. Saliut mund t'i jepet pastaj pafajsia edhe pas vdekjes, ja keshtu edhe sikur vetem per karshillek.

Skenari i dyte, ka dy probleme te medha, se pari duhet te jete me i sakti i mundshem ne konceptim, dhe kjo eshte zorr te thuhet menjehere. Problemi i dyte, qe ka lidhje te ngushte me te parin, eshte se edhe po te jete me i sakti i mundshem, qe te jete i suksesshem duhet edhe te zbatohet po aq sakte, dhe qe te duken frutete e tij duhet kohe, jo dite, por te pakten 1-2 vjet. A durojne dot shqiptaret 1 - 2 vjet?!?

Ne kete kuptim sugjerimi i autorit qe Qeveria te merret me reformat dhe burgosja e Saliut dhe e te tjereve t'i lihet procedurave ligjore, kush ka prova le t'i nxjerre etj. me duket me e drejta e mundshme ne keto rrethana.

Dicka desha te them lidhur me gjyqtaret e huaj. Mua kjo me duket pak si "verre ne uje." Cfare doni tani, qe te behen edhe gjyqet me perkthyes? Te perkthejme ne gjuhet e gjyqtareve gjithe kodet e ligjet? Kush paguan per keto dhe tek e fundit kush tha qe edhe gjyqtaret e huaj nuk do te korruptohen, dhe per nje milion a dy milion euro, qe teorikisht ata qe do te gjykohen mund t'i kene pare xhepi, nuk do ta vertisin vendimin sipas qejfit? Kjo ide ka falimentuar me kohe edhe kur ka erdhur puna per te sjelle gjyqtare te huaj futbolli, le me pastaj per gjyqtare prej verteti.

Nese do kishim nje drejtesi

Nese do kishim nje drejtesi funksionale, arrestimi i Berishes duhej te shoqerohej me arrestimin e Rames, Metes dhe te gjithe ushtareve te tyre. Nuk mund te presim qe hajdutet te bejne drejtesi.

Problemi i Shqiperise nuk jane nje ose dy persona. Eshte nje klase e tere politike. Sot ne parlament gjenden edhe trafikante ordinere droge. Sot parlamenti eshte personifikim i mafias. Eshte mafia ajo qe cdo vit thith potencialin e rritjes ekonomike te ketij vendi.

Vetem kur te shpetojme nga kjo mafie qe tallet me ne ne parlament, vetem atehere mund te flasim dhe te debatojme per filozofi ekonomike, menyra zhvillimi etj. Ne kete moment problemi nuk eshte se si hartohet buxheti, por fakti qe te ardhurat vidhen ne menyre barbare.

BURIMIT... i eshte

BURIMIT... i eshte TURBULLUAR..."UJI" !!!

PROBLEMI I BURIMIT SHTROHET

PROBLEMI I BURIMIT SHTROHET NDRYSHE

te kemi kushtetute te shkruar apo ta kemi te shkruar e te zbatohet.

pra te funksionojme si shtet ose jo?

si thua ti burimi ,a nuk i leme ligjet menjane dhe i futemi reformave per ato drejtime qe po na rri udheheqja pa gjume

nga dashuria e madhe per shqiptaret e papune,te perdhunuar nga dualitetiPD,PS dhe jo vetem PD,per ata shqiptaret qe marrin 20 dollar ne muaj asistence sociale per ate mjekesine ku perpara se te filloj mjeku te shkrije talentin me pacientin behet preventivi paraprak i punimeve,per ate buxhetin e boshatisur nga bretkosat e vendit e te huaja,per ate republiken e tatimoreve qe funksionon si shtet brenda shtetit dhe qe brekgrisurit jane bere edhe deputet e kane aq para sa ndonje dite do ti mbledhin bashke e ti fusin ne bursat nderkombetare,per ate sistemin e drejtesise ku parazitet e shoqerise gjyqtare e juriste ndertojne mireqenien e tyre ne progresion te drejte me numurin e vrasesve qe kane per te gjykuar,per ato fondet publike te pushteteve vendore qe perdhunohen nga pushtetaret vendore,etjera etjera per bandat e hajduteve me kollare e krah te armatosur ne te gjitha nivelet e administrates,per frymezimin qe i kane bere personalisht berisha &co shkaterrimit te prones publike....................,rendit,ekonomise,aresimit,bujqesise

bile ti si nje nga ata qe te dhimset berisha aludon se DITA genjen kur thote qe ka listen e skandaleve te berishes.

ti qenke me plehre se berisha more burimi dhe kerkon ta mbash popullin me genjeshtrat e shtetit te te pandeshkueshmeve qe duhet te pranojne shqiptaret edhe ne te ardhmen,ne emer te reformave per te shkuar se ku nuk dihet.

ke bere apologjine e krimeve te 23 vjeteve dhe kerkon qe kjo gjendje te ruhet edhe per te ardhmen.

A NUK E DJEGIM KUSHTETUTEN.

A NUK I DJEGIM SHQIPTARET

A NUK E PERDORIM SHQIPERINE SI CIFLIG QE NA I KANE DHURUAR AGJENTURAT E HUAJA QE NA KANE SJELLE NE FUQI PA DESHIREN E POPULLIT SHQIPTAR

KJO E FUNDIT ESHTE.

GENC BURIMI SHUARJA FUNKSIONEVE E SHTETIT SHQIPTAR DO TA FSHIJE NGA HARTA SHQIPERINE

A JE TI BURIMI PER SHUARJEN E FUNKSIONEVE TE SHTETIT VETEM PER TE SHPETUAR POLITIKANET KRIMINELE ???? NESE PO PRAPA KOKES DO TA KESH KOPACEN.

AMNISTI JURIDIKE AMNISTI

AMNISTI JURIDIKE

AMNISTI POLITIKE

AMNISTI FINANCIARE

AMNISTI MORALE

PER SALIH BERISHEN dhe SHPUREN E TIJ,

PER PS dhe SHPUREN E SAJ NUK KA PSE TE KETE kur ligji per te gjithe duhet te veproje njelloj jo vetem i shkruar por duhet te jete i zbatuar.

krimet E Pd,PS mbi popullin,shqiperine e shqiptaret jane te evidentuara.

VDEKJEN TA KENE KAPAK FLORIRI SALIH BERISHA DHE PD DHE LEGENET KAPITALISTE TE PS-Se

QE KANE VENE DORE SI NE MALLIN E BABAIT MBI CDO GJE QE NUK U TAKON KANE VRARE<VJEDHUR E PRERE SI BARBARE SI PUSHTUES.

BURG OSE LARGIM NGA SHQIPERIA ME ITINERARIN E AHMET ZOG HAJDUTIT

SHQIPTARET DUAN DREJTESI SEPSE U ESHTE VENE NE PIKEPYETJE EKZISTENCA.
KRIMINELET NE VARR

KURRE AMNISTI PER KRIMET E PD

KURRE AMNISTI PER KRIMET E PD e PS! ASNJE LLOJ AMNISTIE

JO SHTETIT TE AL CAPONES

JO SHTETIT MAFIOZ

JO SHTET TE TE PANDESHKUESHMEVE PER KRIME TE EVIDENTUARA

KRIMINELET NE BANKEN E TE AKUZUARVE

JA VDEKJE JA LIRI!

Nuk e mora mundimin të lexoj

Nuk e mora mundimin të lexoj shkrimin për arsye se vetëm titulli është grotesk dhe i dobët! Kjo është alibia më koti që dikush mund ti servirë Berishës!

dhe mire bere :)

dhe mire bere :)

Add new comment