Europa tha 'Jo'

Sikurse ishte paralajmëruar, BE-ja shtyu për në qershor marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ndonëse nuk e ka shoqëruar këtë vendim me kushte shtesë, sërish disa probleme të reja dalin përpara. Një i tillë është edhe mbajtja e zgjedhjeve evropiane, ku parashikimet flasin për një rritje të peshës së kundërshtarëve të zgjerimit. Problemi i dytë ndodhet në Shqipëri. Në momentin kur perceptimi i përgjithshëm është se kësaj radhe 'Jo-ja' ishte vendim i BE-së, klasa politike në Tiranë nuk ka munguar të shfaqet edhe njëherë me dy versione. Kryeministri në profilin e tij në Facebook, shkruante se BE-ja vlerësoi përparimin e bërë, por "vendimi jepet në qershor". Ndërkohë kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi, duke vënë gishtin e përgjegjësisë ekskluzivisht mbi qeverinë, për të përsëritur kështu një refren të njohur ku kanë ndryshuar vetëm rolet. "Asgjë e re nuk ka ndodhur me statusin këto tre muaj, veçse është ndryshuar qeveria e Shqipërisë. Shtyrja e statusit është përgjegjesi e saj, është vepër e saj", tha Basha. I kujt është pra faji? Me siguri politika nuk ka për ta gjetur atë asnjëherë te vetja.
S.z
Comments
Rolet ne qeveri kane

Rolet ne qeveri kane ndryshuar por kete rradhe Opozita e PD-se beri cmos te merrej statusi. Vitin e kaluar opozita e Rames e bllokoi me arsye qesharake. Pra nuk ka fajtor njesoj! Pyesni Ramen per statusin, opozita nuk ka as 1 % faj!!! BE i tha Rames NUK TE BESOJME!!!! sepse ishe ti qe dje nuk e doje statusin. BE pa "me sy e degjoi me veshe" (llafet e Rames) retoriken anadollake ne Prizren te Rames, Thacit e Erdoganit ne nje kohe qe BE e di shume mire se Erdogani me ndihmen e Injoranteve Rama & Thaci e beri ate vetem per presion ndaj BE-se duke i treguar se gjoja ka edhe alternativa dhe se Turqia qenka aq potente sa te krijoje nje BE-cke ne ballkan. BE-ja mbajti shenim lavirllekun e Rames me USA per kimikaljet. BE u njoh me maskarralleqet e Rames dhe te Metes ne Korce e Vlore. BE eshte aty ku eshte. Opozita e PD-se eshte po aty ku eshte por Rama ka hesape per te lare te BE per te gjithe bllokimet qe i beri statusit me lloj lloj mashtrimesh e aksione anarshistesh!!!

Vijini pikat mbi I dhe flisni drejte per statusin. Ne qafe po na merrni edhe ju Media qe nuk i thoni gjerat sic jane.

Europa eshte e qarte: Me kete
Europa eshte e qarte: Me kete klase politike qe keni ta harroni Europen!
Zgjidhja mbetet ne doren tone. Te mbajme kete klase qe ka 23 vite qe na zvarrit dhe nderkohe po na mjel mire e mire dhe eshte arsyeja e vetme e prapambetjes ekonomike dhe kulturore, apo te vendosim njerez te afte dhe te kemi fytyre kur dalim para Europes.
Rrofte Shqiperia! Poshte Mafia!
Populli shqiptar perseri

Populli shqiptar perseri humbje, klasa politike shqiptare perseri fitore!!

Kushti kryesor mbetet

Kushti kryesor mbetet spastrimi i drejtesise se krimbur berishiane dhe arrestimi i krimineleve te politikes, duke filluar nga kryebanditi beogradas Sali Berishoviçi. Pa bere kete as ne Qershor s'ka te reja, Rama te mos tentoje t'i hedhe hi syve Brukselit, por te shkoje ne Kroaci e te njihet nga afer me shembullin kroat!

Po si te shkoj ne kroaci a

Po si te shkoj ne kroaci a nuk ishte ky zoti 20%, ky eshte problemi yne se harrojme shpejt.

harrojme kete 20%, harrojme

harrojme kete 20%, harrojme ate 700 mijeshin- harrojme ato te gerdecit e kshu me radhe. po ketu behen komentet ne varesi te preferencave politike e jo te mire se pergjithshme. me keto super hajdute qe kemi ne pushtet e me ato qe jane ne opozite nuk ka status e anetaresim. fundja fare kujt i behet vone per statusin por poblemi eshte se populli do e vuaje me shume. shiko premtimet per ulje taksash, u rriten karburantet me shume. me pak fjale pune mashtruesiesh e hajdutesh

MOS!

MOS!

Add new comment