Shënim: Fullani vazhdon të ecë me hapin e breshkës...

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e uli sot edhe 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, çka e çon atë në nivelin 3 për qind. Vendimi fundit u bë i ditur nga Guvernatori Ardian Fullani gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore.
Por të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një ulje prej 0,7% kundrejt tremujorit të dytë 2013. Ndërkohë Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2013, u ul 0,5% krahasuar me muajin e mëparshëm.
Këto dy të dhëna tregojnë se çmimet në përgjithësi po shkojnë drejt deflacionit, i cili është shumë më i rrezikshëm për një ekonomi se sa inflacioni. Sepse deflacioni është pararendës i depresionit ekonomik afatgjtatë.
Ironikisht, norma bazë e interesit, e cila vendoset nga Banka e Shqipërisë, është ende në nivelin 3% dhe Guvernatori Fullani e justifikon këtë nivel me objektivin e Bankës për ta mbajtur inflacionin në kufirin 2%-4%. Por inflacioni ka muaj që ka rënë poshtë 2 përqindëshit dhe tani po fillon deflacioni…
E.Zaloshnja
Comments
Duket sikur ulja e indeksit
<p>Duket sikur ulja e indeksit te cmimeve eshte artefakt. Nese do te kishte ndonje tendence deflacioniste, leku do te fitonte terren ndaj valutave madhore - por kjo nuk me rezulton.</p><p> </p>
nqs hyrja e valutave ne
<p>nqs hyrja e valutave ne shqiperi (kryesisht nga emigrantet) do te kishte ruajtur rrjedhen konstante, do te kishte patur forcim te lekut ne kushtet e deflacionit. por hyrja e valutave ka rene ndjeshem ne muajt e fundit. kjo eshte hera e pare ne historine e shqiperise qe po shfaqet rreziku real i deflacionit. </p>
E me mire se kur e ulte ne
<p>E me mire se kur e ulte ne kohe te Sales thoje pse e ul, tani qe e ka ul 3 here ne 4 muaj, thua pse nuk e ul me shpejt. Shume bythec dole dhe ti, servil i Rames deri ne fund. </p>
Add new comment