“Nusja kosovare”, foto e ditës në “National Geographic”

Siç përshkruan “National Geographic” sot, fotografia pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi, deri në ditët e sotme, në fshatin Lubinjë e Poshtme, në zonën e Zhupës së Prizrenit. Kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.
Si “lexohet” fotografia? Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrathët e artë që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet rrugëve të arta që e kalojnë gjatë jetës së tyre. Rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar prej tyre, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.
Zh.
Comments
Nuse e denje per epoken e
<p>Nuse e denje per epoken e bronxit</p>
është traditë,për fatin tënd
<p>është traditë,për fatin tënd të keq jo e bronzit!!</p>
Add new comment