Grekët, kroatët, kinezët dhe shqiptarët, më kurnacët në botë; nderojnë kosovarët, më zemërgjerët në Ballkan

Web site Durrësi.com, boton sot një studim filantropik, ku grekët, kroatët, shqiptarët, malazezët, serbët, maqedonasit, turqit, bullgarët dhe rumunët renditen në fund të listës botërore për filantropi, kështu biznesmenët e Ballkanit rezultojnë më dorështrënguarët në botë. Bëjnë përjashtim kosovarët që janë më zemërgjerët dhe më ovardarët në Ballkan. Kosova, renditet në vendin 78 për filantropi, teksa vendet e tjera të Ballkanit futen në 30 shtetet me biznesmenët më kurnacë të botës, duke filluar me Greqinë në vendin e fundit, pastaj me Kroacinë në të parafundit, Shqipërinë në vendin 133, Turqinë 128, Malin e Zi 126, Serbinë 123, Maqedoninë 118, Bullgarinë 118, Rumaninë 105. Është domethënës fakti që Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë anëtare të Bashkimit Evropian. Përveç vendeve të Ballkanit, në fund të listës janë edhe Kina 133; Kongoja 131; Jemeni 131; Ruanda 128; Palestina 127; Rusia dhe Mali, që me Serbinë ndaj vendet 123, 124, 125; Benini, Jordania dhe Lituania, që ndajnë vendet 120, 121, 122; Gjeorgjia dhe Vietnami që ndajnë vendet 116 dhe 117. Pasanikët dhe sipërmarrësit më bujarë janë ata të SHBA-së, që kryesojnë, pastaj ata Kanadasë, Mjanmarit (ish-Birmania), Zelandës së Re, Irlandës, Britanisë së Madhe, Australisë, Holandës, Katarit, Sri Lankës, Norvegjisë, Maltës, Zvicrës, Libisë, Austrisë, Filipineve, Hong-Kongut, Islandës, Indonezisë, Nigerisë etj.
Zh.
Comments
Injoranca e Durresi.com might

Injoranca e Durresi.com might be kosovan. Sepse dihet qe kosovaret nuk te japin sikur edhe nje gote uje dhe as nuk te fusin ne shtepi kur ke hall si udhetar. Keto gjera i shpikin vetem ata se per ne si shqipetar e dine te gjithe qe jemi mikprites dhe bujare. Nje kafe ta jep edhe greku, turku e bullgari por kosovari eshte kurrnaci me i madh ne Ballkan, ju rrofshin specat dhe domatet turshi qe i sjellin ketu ne Durres gjate veres me vete per te mos blere tek ne shqiptaret. Pis milet.

Ne fakt ti Daniel nuk ke

Ne fakt ti Daniel nuk ke arritur te kuptosh permbajtjen e shkrimit dhe jo me pastaj te komentosh.Me duket se ti nuk e ke idene se cfare do te thote filantropik dhe e ngaterron me bujarine se kush te jep kafe e nuk te jep.Kjo eshte nje statistike qe eshte botuar nga World Giving Index 2013.Ben mire ti hedhesh nje sy

Daniel ti me duket se nuk e

Daniel ti me duket se nuk e ke idene se cdo te thote filantropi, nese do ta dije nuk do komentoje.Ky eshte nje rezultat i dhene nga word given index 2013. Hidhi nje sy linkut https://www.cafonline.org/PDF/WorldGivingIndex2013_1374AWEB.pdf

Kosovaret jane shqiptare.Apo

Kosovaret jane shqiptare.Apo mua ma kane mesuar prinderit gabim????

Ty Enki, po te shkruaj enkas

Ty Enki, po te shkruaj enkas qe; mesoje njeher qe c'fare eshte Dashamiresia dhe pastaj do te kuptosh gjuhen e filozofeve se c'eshte filantropia ose me sakte greqishten si gjuhe shkence. E sa per keto organizatat dhe shoqatat nuk me intereson sepse ne si popull ballkanas e njohim njeri tjetrin por fatkeqesisht njerezi si ty nuk e njohin veteveten akoma dhe marrin per baze ate c'ka ju serviret nga te tjeret.

Add new comment