Video-filmimi i “Fiks Fare”, arrestohet ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtejfën Lleshi

Është arrestuar ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, emri i të cilit u lakua gjatë një video-filmimi që emisioni “Fiks Fare” dha para disa kohësh. Në këtë video jepeshin pamje të filmuara në zyrat e gjykatës së Pukës, ku sekretarja, kancelaria dhe një qytetar numëronin paratë për të cilat deklaronin se do të shkonin në favor të prokurorit, por edhe të kreut të Gjykatës, si shkëmbim për lirimin e disa personave. Arrestimi është kryer nga Policia e Tiranës dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” deri në momentin kur Lleshi do dalë para trupit gjykues. Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha autorizimin që gjykata të merrte masë për Lleshin, çka edhe u bë konkrete sot. Vetë gjykatësi ka deklaruar se do të përballet me hetimet dhe nuk do të largohet. Ngjarja ka hapur debate të mëdha, pasi në video-filmim përmendet edhe emri i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili e hodhi poshtë këtë duke e cilësuar “montim të trashë”.
s.z
Comments
Lirohet shpejt!!!

Lirohet shpejt!!!

Mos u merzit Shjefen...ti

Mos u merzit Shjefen...ti vetem 5500 euro ke vjedh...Ilir Meta kish vjedhur 700, 000 euro dhe nuk u denua...por doli i "pafajshem"..keshtu qe fli i qete...

Nje gje nuk e kuptoj. Nje

Nje gje nuk e kuptoj. Nje video e pautorizuar nga drejtesia a nuk konsiderohet pergjim?!? A mundet kjo video te perdoret si prove ne gjyq? Jo se, po qe keshtu atehere cdo njeri me nje kamera te fshehte mund te filmoje cfare te doje. Kush ia ka dhene kete status special Fiksit qe mund te talle by.then me ke te doje dhe si te doje? Per pergjim te paautorizuar duhet ndeshkim.

Qe te merremi vesh, une nuk po them qe ky kryetari i gjykates se Pukes eshte evliha', une vetem po them qe gabimet nuk rregullohen me gabime dhe me duket se kohet e fundit kjo po behet gjithmone e me shume mode ne Shqiperi. Ky lloj te menduari e te vepruari ose con ne anarki ku te gjithe behen kunder te gjitheve, ose ne diktature.

Korrupsioni duhet luftuar dhe madje sa me fort, por me mjete te LIGJSHME, jo me filmime hajdutçe te karagjozeve te Fiksit. Sidoqofte, paç fat o popull krenar e kreshnik shqiptar.

Add new comment