Përgjigja për statusin: JO. Holanda dhe disa vende të BE-së shprehen kundër. “Shqipëria më vonë”

Dilemat për statusin e vendit kandidat janë davaritur me një ‘Jo’ të Holandës. Gazetarja Arta Tozaj e Top-Channel ka raportuar sot se ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane, ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, përpara vendimit të Këshillit më 17 Dhjetor ka thënë “Jo”. “Dhe kjo ndonëse pranohet se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat që i janë vënë. “Një, 'Jo tani dhe hajde më vonë'. Më vjen keq ta them se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar. Por, po i kthehem asaj që thashë me parë, qëndrimi im para Këshillit është se unë së bashku me disa vende të tjera do të themi: në këtë moment nuk mund ta japim statusin e vendit kandidat. Këtë do e merrni në 2014-ën, në momentin e caktuar pra, nëse vazhdoni të hidhni hapat që keni paralajmëruar, nëse vazhdoni të vini në jetë ato qe i keni shpallur, sepse deri tani qeveria e re e Shqipërisë nuk është aspak zhgënjyese”, tha Timmermans.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269186
s.z
Comments
Do ishte mire qe Rama te

Do ishte mire qe Rama te bente nje levizje andej nga Rusia (apo me keq nga Arabia) dhe do shikonim si keta burokratet frikacake te BE-se do na e jepnin statusin menjehere siç bene me Serbine.

Shumë e drejtë! Akoma nuk

Shumë e drejtë!

Akoma nuk mendoj se është dukur qartë prirja; maxhoranca le të lodhet ca për këtë punë...në fund të fundit 2014 nuk është dhe aq larg. Sa për standarte, më vjen të qesh kur kujtoj se ku jemi. Ajo që më inkurajon është fakti se në atë komunitet (UE) ka edhe vende me standarte jo fort të larta, ndaj shyqyr që nuk do na duhet të bëhemi si Hollanda...

Po ne sikur e kishim te

Po ne sikur e kishim te sigurte statusin, mjafton te miratonim ato tre ligjet e Saliut?

Qeveria e re e Shqiperise NUK

Qeveria e re e Shqiperise NUK eshte ZHgenjyese? Kjo dmth qe Qeveria e re e Shqiperise eshte genjyese, apo jo?

Po cfare statusi doni? Nuk

Po cfare statusi doni? Nuk plotesuat kushtin kryesor qe dha Europa. Arrestimin e disa ministrave dhe te ish-kryeministrit Berisha. Pa arrestoni Berishen dhe me date 17, e keni te mare statusin....

Nuk ka asgje per tu shokuar.

Nuk ka asgje per tu shokuar. Vendim shume i drejte. Shpresojme qe nga kjo gje te mesoje populli, se politikanet e dine por bejne sikur nuk dine.

Statusi nuk kerkon thjesht arrestimin e ndonje politikani, por mbi te gjitha civilizimin dhe ndergjegjesimin e nje populli te tere.

Bashkimi Europian (nepermjet

Bashkimi Europian (nepermjet Hollandes dhe disa vendeve te tjera) po e thote shqeto se kushtet e korrupsionit dhe pandeshkueshmerise nuk jane plotesuar, dhe nuk mund te mashtrohen me keto levizjet e fundit te qeverise Rama, pra njelloj si Berisha.

Bashkimi Europian (nepermjet

Bashkimi Europian (nepermjet Hollandes dhe disa vendeve te tjera) po e thote shqeto se kushtet e korrupsionit dhe pandeshkueshmerise nuk jane plotesuar, dhe nuk mund te mashtrohen me keto levizjet e fundit te qeverise Rama, pra njelloj si Berisha.

Add new comment