Duket se do të ketë një listë padish. Shalsi: Historia do të vazhdojë. Në skenë del Berisha me projektin e protestave: Të ngrihemi kundër neobllokmenëve

Arben Imami nuk do të mbetet i vetëm në paditjen e atyre që supozohen se janë afera korruptive të përfaqësuesve të qeverisë së shkuar. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, deklaroi në një intervistë për “A1 Report” se pas ish-ministrit të Mbrojtjes do të ketë padi të tjera. “Sigurisht, në prokurori do të shkojnë të gjithë ato akuza që do të kenë material të saktë për këto do të qëndroni në kontakt me qeverinë. Historia do të vazhdojë”, tha Shalsi, duke bërë një replikë direkte me atë që z. Imami deklaroi sot në mëngjes. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur të ngacmojë telat e protestës një ditë përpara se të përkujtohet data e themelimit të Partisë Demokratike. Nga tribuna e Facebook-ut, ai ka folur për nevojën e reagimit ndaj atyre që i quajti “neobllokmenë”. “Ky 23 vjetor fton demokratët të ngrihen fuqishëm kundër regjimit të neobllokmenëve që po zëvendësojnë shtetin ligjor me shtetin policor dhe sistemin demokratik me sistemin kleptokratik”, shprehet Berisha.
s.z
Comments
Keta po vazhdojne avazin e
<p>Keta po vazhdojne avazin e vjeter te lojes se kush eshte me i forte ndersa vendi po shkon drejt shkaterrimit.</p>
ska "padi" ne te drejte
<p>ska "padi" ne te drejte penale, ka "kallezim"... ta keni parasysh ju, se ministrja kishte marre "ekspertet" me te mire.</p>
Add new comment