Prokuroria do të rihapë (edhe) dosjen e Rrugës së Kombit ndaj Lul Bashës

Burime të besueshme nga prokuroria për A1 Report bëjnë me dije se bashkë me dosje të tjera “pikante”, organi i akuzës do të rikthejë për gjykim procesin e ashtuquajtur të “Rrugës së Kombit” në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve aktualisht kreu i bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD në opozitë Lulzim Basha, si dhe ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë dollarësh. Si pikë mbështetjeje për hapjen e hetimit për shpërdorimet e abuzimet që janë bërë në rrugën e Kombit kanë shërbyer tarifat aspak të barabarta me të cilat janë ndërtuar kilometrat e kësaj rrugë, ku një kilometër kushtonte afërsisht 22 milionë euro ndërsa një kilometër tjetër i ngjashëm me të kushtoi 4-6 milionë euro. Dosja e plotë për përllogaritjen ka qënë në KLSH, i cili e kishte bërë publik auditin e tij, duke deklaruar se nga këto diferenca, pa hyrë në detajet e gjetjes së volumit të punës, gjërësisë së rrugës, vendosjen e mbrojtëseve anash rrugës, ishte mbi 230 milionë euro, që ishin marrë në mënyrë të padrejtë dhe abuzive nga taksat e qytetarëve shqiptarë, destinacioni i të cilave nuk dihej. Mësohet se është tërhequr dosja e plotë nga KLSH, që pasi të plotësohet do shërbejë si bazë për rinisjen e hetimeve, pasi çështja është mbyllur me procedurë dhe nuk është dhënë asnjë lloj vendimi.
Më shumë, gjeni në: www.shqiptarja.com/politike/2732/hapen-20-dosje-korrupsioni-nen-hetim-dhe-rruga-e-kombit-190823.html#sthash.lLsITmTF.dpuf
a.k
Comments
Hë Lulo, shtrengoje bythen...
<p>Hë Lulo, shtrengoje bythen...</p>
shashka mediatike
<p> </p><p>shashka mediatike</p>
Shpresojme qe te rihapet edhe
<p>Shpresojme qe te rihapet edhe proçesi i Ilir Metes meqe ka filluar RILINJA!!!!!</p>
ju lumte qeverise se re.
ju lumte qeverise se re. Suksese ne oastrimin e Shqiperise nga hajdutet dhe kriminelet.
Add new comment