Bollino, letër të hapur patriotit Alessio Vinci: Shqiptarët kanë ndryshuar, je démodé dhe me frymë neokoloniale

Carlo Bollino, gazetari e botuesi italian i “shqiptarizuar” nga prania prej dy dekadash në tregun mediatik këtej Adriatikut, i ka shkruar një letër të hapur kolegut e bashkëpatriotit të “freskët” Alessio Vinci, në të përditshmen e tij shqiptarja.com. Letra duket se vjen pas reagimit të drejtorit të Agon Channel ndaj akuzës së kopjimit të formateve televizive italiane, e veçanërisht ndaj thumbave të humoristes se njohur Littizetto. Shumë interesant dhe i drejtpëdrejtë mesazhi i Bollinos për Vincin, që po e japin me disa paragrafe:
“Shqipëria e sotme nuk është ajo që ti imagjinon dhe që i përket një imazhi të shumë, shumë viteve më parë… Fenomeni i klandestinitetit drejt Italisë për fat të mirë ka marrë fund që në vitin 2001, edhe pse në të vërtetë u deshën disa vite që të tejkalohej paragjykimi i shabllonit shqiptar-gomone. Duke të të dëgjuar të evokoje këto argumente pak netë më parë me nëntituj në shqip, m’u duke i mbyllur në një makinë kohe të bllokuar 20 vite më parë”.
Ose: “Ti bën sikur skandalizohesh nga një paragjykim të evokuar nga Littizzetto, por hedh një edhe më të keq: si shpjegohet që gazetarët shqiptarë, u kërkoje të ftuarve të tu në studio, dhe si shpjegohet që opinioni publik shqiptar nuk u bënë solidalë me ty që pate idenë për të “vjedhur” ndonjë format televiziv dhe e solle në Shqipëri? “Duhet të jenë krenarë”, tentove të shpjegosh, sepse më në fund mund të shohin në Atdhe atë që deri dje duhet ta shihnin vjedhurazi në Itali”.
Apo tjetra: “Të shohësh televizionin tënd tepër i pasur në para, por deri tani i varfër në ide, që detyron shqiptarët të flasin në italisht, më duket fryt i një kulture shumë të vjetër neokolonialiste”.
Shkrimi i plotë në linkun:
//www.shqiptarja.com/analiza/2709/leter-kolegut-italian-piratet-demode--19...
a.k
Comments
Ne fakt kjo fraza fundit, "të

Ne fakt kjo fraza fundit, "të shohësh televizionin tënd tepër i pasur në para, por deri tani i varfër në ide, që detyron shqiptarët të flasin në italisht..." i shkon c'do televizioni te sukseseshem shqiptar, sepse e vetmja gje qe ka bere televizon ketu ne Shqiperi ka qene paraja. Gje normale ne vende te tjera te pasura, por ne nje vend te varfer si ky i yni fort e cuditshme... ! Megjithese po te mendohesh, ne fakt, jo dhe aq.

Ende me terma te kohes se
Ende me terma te kohes se qepes. Fjala patriot duhet te ishte bashkeatdhetari. Patriot ka kuptim tjeter, pavaresisht se nga jugu e perdorin ende.
Bolino eshte bere me

Bolino eshte bere me shqiptar sesa duhet. Gazetari qe ai ka sjelle ne Shqiperi eshte nje gazetari pa skrupuj dhe pa moral. Me tituj si bomba tymuese, shumica mashtrime dhe pa asnje sens profesionalizmi. Ajo qe ka thene Vinci eshte shume e vertete. Televizionet shqiptare nuk mund te prodhojne koncept per reality show . Ato normalisht qe merren te si koncepte te gatshme dhe pastaj pershtaten me produkte vendi.

Kete bejne televizionet e vendeve sh me te zhvilluara se Shqiperia. Madje per kete gje jane krijuar edhe patentat.

Ky me duket nje debat pa buke bazuar mbi smire dhe zili i dikujt qe sot ngjason me shume me Mustafa Pashen sesa me Kolombin

Shumë dakort me Bollinon, kur

Shumë dakort me Bollinon, kur platformat dixhitale blejnë formatet e emisioneve, pse u dashka që të tolerohet kur ky i Vinci i vjedh pa paguar asnjë të drejtë autori???

Nuk i shoh dot përditë emisionet shqiptare por shumica e atyre që janë kopje janë dhe më të dobëtat në përmbajtje.

Televizioni si ne itali dhe
Televizioni si ne itali dhe ne Shqperi eshte produkt per injorancen. Sa me pak tv aq me shume internet. Carlo produkt mediatik i politikes italiane ne Shqiperi eshte. Asgje me shume
Semiotika, Nuk jam dakord

Semiotika,

Nuk jam dakord pasi edhe interneti eshte bere produkt per injorancen ashtu si edhe tv. Ceshtja kryesore eshte kapaciteti i zgjedhjes se materialeve te besueshme, interesante dhe cilesore mediatike qofshin ato TV, internet apo shtyp i shkruar.

Asgje me shume nuk ka

Asgje me shume nuk ka bere ky tv i ri sesa ka bere Top Channel i Tan Hoxhes ne fillimet e veta. Edhe ai vuante nga mania te bente cdo emision si te mediaset-it . Beri Constazo Show-n .... me Alban Dudushin. beri Strishen me Fixin ...beri dhe zeling me portokalline...etj etj. Te mos flasim per programin e Arjanit Canit qe e ka imituar kopjen e vete deri ne oshilacionet e zerit. Dhe italianet vete nuk shkelqejne nga idete sepse e para na lodhen me varietene e dale mode dhe dyta, Fazio psh, me emisionin e tij ka kopjuar as me shume e as me pak formatet amerikane dhe britanike te talk showt te vone me tri intervista ku gjithmone ka nje karrige dhe nje tavoline . Per Bollinon, nuk dua te flas fare se do te hapja nje thes te ndotur. eshte i fundit qe mund te beje moral

Add new comment