Paketa e re fiskale, deputetët në pension pas 60 viteve. Por pensionistët e vërtetë duhet të punojnë deri në 66

Mosha e pensioneve do të rritet në 66 vjeç për meshkujt, në 65 vjeç për femrat dhe 60 vjeç për deputetët (një kategori më vete për paketën e re, mesa duket); këto janë propozimet e ministrisë së Financave propozon në paketën ere fiskale. Mosha e caktuar me këtë projekt ligj do nxirrte në pensioni disa deputetë historikë. Drafti nuk jep të dhëna mbi rritjen e pensioneve në qytet, por parashikon që pensionet e fshatit nuk do të shënojnë rritje reale, por vetëm do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit prej 2%. “Jo rritje reale e pensionit minimal të fshatit, vetëm indeksim 2% si detyrim ligjor”, specifikohet në draft. Mundësia e rritjes së moshës së daljes në pension diskutohet që me qeverinë “Berisha”. Për këtë qëllim qeveria e mëparshme është konsultuar prej kohësh me Bankën Botërore, ndërkohë që ekzekutivi i ri po këshillohet për këtë qëllim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
a.k
Comments
Ne kushtet e krizes ku

Ne kushtet e krizes ku ndodhemi rritja e moshes se pensionit thjesht do rrisi normen e papunesise ne vend dhe do uli cilesine e jetes te shtresave ne nevoje. Kur qeveria nuk ka mundesi te paguaje as pensionet qesharake qe ekzistojne ne Shqiperi atehere mund te themi qe po prekim fundin. Dhe faji eshte i te gjitha qeverive qe kane qene dhe qe do jene.

Te dashur qytetare, duhet te marrim ne dore kete vend. Nese nuk merret statusi as kesaj rradhe t'i shporrim te gjithe: Berisha, Rama, Meta, Basha dhe te gjithe ata qe i rrine mbrapa. Koha per revolucion po afron.

Nuk ka Plaku asnji

Nuk ka Plaku asnji kundershtim me daljen ne pension te deputeteve 60 vjeç. Plaku do vetem te dije si u arrit ne kete konkluzion, ishte sepse:

1. Deputetete e kane punen aq te rende dhe lodhen aq shume saqe nuk mund te punojne dot mbas moshes 60 vjeç, apo

2. Duke punuar ne Parlament per nje kohe relativisht te gjate, mbas moshes 60 vjeç iu merr fund truni si organi i te menduarit?

Add new comment