“Corriere della Sera”: Tritol nga Tirana në Vlorë; Shqipëria, luftë ndërtimeve pa leje

Diçka ndryshoi, kjo u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të shkuar. Në një lidhje direkte të shtatë kanalet televizive të lajmeve të vendit transmetuan në kohë reale një pallat me katër kate në periferi të Tiranës, ishte anonim për më tepër me asnjë ngjyrë dalluese. Për Shqipërinë në një cep të Evropës, kjo ishte një risi, shkruan prestigjiozia italiane Correre della Sera. Por koha, pra 4 vitet e qeverisë do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një zjarr kashte apo për një kapitull të ri që do të udhëheqë vendin, vazhdon më tej “Corriere”.
Në fund të diktaturës, të avantazhuar nga rikthimi progresiv i pronave që më parë i kishte shtetëzuar komunizmi, shumë pronarë filluan të ndërtonin përgjatë vijës bregdetare , pranë fabrikave, afër spitaleve, ose pak centimetra nga ndërtesat e tjera. Pas 20 vitesh të sistemit demokratik bregdeti shqiptar u bë një radhë e gjatë me apartamente, hotele, dhe qendra turistike. Në disa rrugë , sidomos në kryeqytet ka madje vështirësi për të kaluar në këmbë. Tani që erdhi qeveria e re e Ramës po thotë “Mjaft më me këtë abuzim ndërtesash. Do ta pastrojmë Shqipërinë!” –ka thënë Rama dhe i hapi rrugë eksplozivit.
Por ata që e vuajnë më tepër këtë situatë, shkruan “Corriere”, janë atat të cilët kanë blerë apartamente me shumë sakrifica por që fatkeqësisht kanë rezultuar ndërtime pa leje. Çështja është kthyer në politike tashmë. Midis shumë ndërtuesve shqiptarë një pjesë e mirë janë zayrtarë, parlamentarë ose të afërm të tyre. Ndërtesa e fundit që do të shkatërrohet është ajo e kompleksit residencial “Jon” i cili ndodhet fare pranë detit në Vlorë. Midis ndërtuesve figuron edhe vjehrri i Lulzim Bashës, kryetarit të bashkisë së Tiranës si dhe kryetari i partisë demokratike, tashmë në opozitë. Ai flet për sulm politik . Qeveria i përgjigjet që ligji është njësoj për të gjithë dhe se “çdo gjë pa leje duhet prishur”.
Zh.
Comments
Do zoti të vazhdojnë kështu
<p>Do zoti të vazhdojnë kështu dhe të mos jetë vetëm flakë kashte</p>
eshte vetem show dhe
<p>eshte vetem show dhe hakmarrje politike sepse ka dhe nje dyzine ndertimesh pa leje me pronesi socialiste ose me leje neper oborre shkollash dhe konviktesh qe nuk cenohen fare. Per me teper vuajtesit e vertete jane banoret qe po nxirren nga shtepite si te deportuar dhe jo pronaret qe tashme i kane shitur duke i konvertuar ne vlera monetare. A po u sekuestrohen gje leke atyre? Deri tani joooo.</p>
Add new comment