Analiza e humbjes së zgjedhjeve në PD, Basha: “Jemi të vonuar, na ka penguar Rama”!

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 04:44

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në “Tonight”, i pyetur pse u shty me dy muaj procesi i analizës së humbjes zë zgjedhjeve nga PD, kryetari i saj, Lulzim Basha deklaroi se ka pasur vonesa për shkaqe të paparashikuara të luftës opozitare! “Nuk ishte ajo që kishim pritur. Shpresonim se do ndesheshim me Edi Ramën si me kreun e një maxhorance socialiste, me të cilin nuk ndajmë vlera dhe pikëpamje programore. Kishim dëshiruar të ndesheshim me të si me një socialist europian, por në fakt po ndeshemi me të si me një antidemokrat. Kjo ka diktuar një axhendë krejt ndryshe nga ajo që kishim parashikuar. Askush s’e kishte parashikuar që 8 javë pas futjes në zyra të kësaj qeverie do detyroheshim të thërrisnim një protestë masive para Kryeministrisë dhe do kishim një përgjigje kaq të madhe të qytetarëve. Kjo e ka shtyrë procesin!... Më tej Basha ka dhënë edhe një afat se kur do të përfundojë analiza, që do të jetë jo më shumë se dy muaj e gjysmë.

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Vërtet si një kryetar i PD ska si të ndodhte ndryshe si gjithmon fajin e kanë të tjerët</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Cfare thote ky, mor? Jo per dy muaj e gjysem, por as per dy vjet e gjysem te mos shpresojme se do te behet analize e humbjes te zgjedhjeve. Shikoni! Ka gjashte vjet qe u zhvillua kuvendi kombetar i PD, u zgjodh vetem kryetari i PD. Ai kuvend ende nuk ka perfunduar. Vazhdon per te zgjedhur sekretaret, kryesine dhe forumet e tjera...</p>

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

<p>Me partine e sales, lule celi jeta, turp qe keto plera si ky lulushi perfaqesojne te djathten ne Shqiperi.&nbsp; &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.