Taksat e reja dhe ato të ndryshuara. Ja kush lehtësohet dhe kush rëndohet nga paketa e re fiskale e qeverisë Rama

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 03:31

Megjithëse është ende në përpunim dhe do të diskutohet javën që vjen, nga një dokument konfidencial që Qeveria ka dërguar në sekretarinë e Këshillit Kombëtar Ekonomik, mësohet se paketa e re fiskale ndryshon një sërë taksash si në ulje ashtu edhe në rritje, të cilat gjithsesi në total e rrisin barrën fiskale në ekonomi me rreth 18 miliardë lekë më shumë nga sa është aktualisht. Paketa e re fiskale lehtëson konsumatorët, veçanërisht shtresat me të ardhura të pakta dhe takson më fortë, kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit si naftën dhe kromit, në bazë të marrëveshjeve apo licencave që kanë marrë nga qeveritë. Të tjera ndryshime do të ketë në sektorin publik, siç është ai i ngrirjes së pagave, përqendrimi tek finalizimi i projekteve të papërfunduara etj.

Por cilat janë taksat që ndryshohen sipas draftit?

  1. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar preket në disa zëra, si në ulje ashtu dhe në rritje. Kështu nga një janari qeveria heq TVSH-në për ilaçet dhe shërbimet shëndetësore, e përgjysmon atë për shportën e ushqimeve bazë nga 20 në 10 për qind dhe po në të njëjtin nivel taksa do të zbresë edhe për shërbimet akomoduese edhe hotelerinë. Kjo është pjesa lehtësuese e kësaj takse.  Në kahun rritës ndryshimet parashikojnë rikthimin e TVSH-së në masën 20 për qind për arsimin, të hequr nga qeveria e mëparshme dhe vendosjen e kësaj takse në operacionet hidro-karbure apo dhe importet e makinerive për kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën në Shqipëri. 
  2. Taksat e pushtetit vendor. Qeveria heq nga një janari taksën mbi biznesin e vogël dhe ul Tatimi mbi Fitimin për këtë grup sipërmarrjesh nga 10 në 7.5 për qind. Ndërsa taksa e ndërtesave që përdoren për qëllime biznesi dhe ajo e shtëpive të dyta do të rriten me dyfish nga niveli aktual.
  3. Ndryshime të forta do të ketë edhe për akcizën, ku më kryesoret janë ajo e rritjes me 20 lekë të kësaj takse për çdo paketë cigare dhe heqjen e përjashtimit nga akciza për të gjitha lëndët djegëse që kompanitë prodhuese të naftës përdorin për nevojat e veta.  
  4. Grupi i fundit që ndryshon është ai i taksave kombëtare. Sipas propozimit, renta minierare për kompanitë koncesionare të naftës do të rritet nga 10 për qind që është aktualisht në 15 për qind. Po kështu rritje me pese lekë për litër mund të ketë edhe për taksën e qarkullimit, e cila paguhet nga qytetarët në çmimin e karburantit që ata blejnë, ndonëse për këtë nuk ka ende një vendim final të dakortësuar.
  5. Paralelisht Tatimi mbi Fitimin për bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë në vit rritet nga 10 në 50 për qind, ndërsa për ato kompani të cilat zhvillojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjeve që kanë me qeverinë si koncesionarët, tatimi mbi fitimin bëhet 20 për qind.  

Zh.

Comments

Submitted by albert (not verified) on

<p>Per bizneset qe kane xhiro mbi 8 miljone ne vit tatimi behet nga 10 ne 50 % ?!!! Po kjo eshte cmenduri, vrasje per ekonomine &nbsp;qe eshte e brishte edhe keshtu.....</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Pse nuk i shtetezoni te gjitha bizneset dhe me kete rast mund t&#39;i hiqni taksat fare.....&nbsp; Ju kujtohet si ishim para viti 1990 nuk paguanim asnje takse....forca Edo vendos edhe format e edukimit m.l. cdo te premte me konspekte te rregullta.......er, cfare tjeter, po ja fillo kolektivizimin, ne fillim fushat, pastaj kodrat, ne fund malet. Pastaj i vjen rradha tufezimit dhe ne fund, mos harro tallonin.......</p><p>Keshtu endrra per socializem e shqiptareve, qe u nderpre ne vitin 1991 nga armiqte e rrezikeshem te brendshem dhe te jashtem, do te vihet ne jete nen drejtimin e ndritur te Komitetit Qendror te PPSH te re, me ne krye shokun Edvin Kristaq Rama me mbeshtetjen e lavdishme te Ilir Metelikut.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.