Agolli, Kadare, Mula etj, letër të hapur institucioneve për të falur Nazime Vishën

Historia tronditëse e Nazime Vishës mbajti ngërthyer opinionin publik për muaj me rradhë. E dhunuar që në adoleshencën e hershme dhe e injoruar nga ato struktura të rendit dhe ligjit qe duhej ta mbronin, ajo kreu vetëgjyqësi ndaj dhunuesit dhe u dënua për vrasje me paramendim me 10 vite burg. Nga studioja e gazetares Eni Vasili, u bë publike sot në mbrëmje një letër e hapur apeli e disa prej emrave më të shquar të kulturës dhe artit shqiptar (Kadare, Agolli, Papavrami, Inva Mula etj) drejtuar “institucioneve shqiptare dhe shoqërisë” për faljen e 19 vjeçares, duke shërbyer njëkohësisht ky rast si një moment I fuqishëm për emancipimin shoqëror. Me “institucione” padyshim duhet nënkuptuar edhe Presidenti i Republikës, që mund ta ushtrojë faljen me rastin e festave të fundvitit. Një pjesë nga teksti i letrës, më poshtë:
"Motivimi i kërkesës sonë ka si bazë arsyet humanitare që lidhen pikësëpari me moshën në të cilën shtetësja në fjalë ka konsumuar veprën penale për të cilën është dënuar, mjedisin problematik ku është rritur, mospraninë e Shtetit dhe të shoqërisë atëherë kur asaj i është mohuar e drejta të ketë një adoleshencë normale.
Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje shqetësuese e krimeve kundër grave dhe vajzave. Kjo klimë përveç që ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë, tregon se shoqëria jonë ka nevojë urgjente për një emancipim rrënjësor dhe për njohjen reale të të drejtave të gruas. Gjendjen shqetësuese e tregon edhe “Raporti mbi hendekun gjinor 2013” i World Economic Forum, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në të 108-in në botë.
Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një shoqëri të ndërtuar me idealet e larta qytetare të respektit të personit, të barazisë gjinore dhe të vlerësimit maksimal të rolit të femrës.
Në këtë rrebesh krimesh kundër femrës shqiptare, një adoleshente që ende s’kishte arritur moshën madhore, e shkatërruar psikologjikisht nga dhunimi personal dhe kufizimi e lirisë që kur ishte fare fëmijë, në kushte trysnie ekstreme dhe braktisjeje të gjithanshme zgjodhi rrugën më të gabuar për të shpëtuar nga mënxyra që i kishte rënë mbi krye.
Le të tregojmë një gjest mëshire duke e falur këtë vajzë që ka aq shumë nevojë për ngrohtësinë e vatrës familjare, për shkollim, për edukim qytetar, për reintegrim në shoqërinë tonë. Dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13 vjeçare si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore”.
a..k
Comments
A i ka kerkuar falje Janulla

A i ka kerkuar falje Janulla Rrapit Kadare, qe ia shkaterroi jeten te birit dhe asaj vete?

Shyqyr. Me ne fund nje pune
Shyqyr. Me ne fund nje pune tamam.
çdo kriminel ka një arsye për

çdo kriminel ka një arsye për të konsumuar krimin e tij!bile ka gjithnjë një arsye dhe për të vrarë!!

POR askush,bile dhe shtetit nuk mund të vrasë,nuk ka të drejtë të vrasë dikë tjetër!!

në rastin e vishës kemi shumë e shumë shkelje të të drejtave të grave,të të miturave!shkelje që po të jetonim në një shoqëri të qytetruar do të ishin dënua jashtëzakonisht rëndë!!

por në shoqërinë shqiptare nuk ndodh një gjë e tillë!!kemi martesa me të mitura që nuk pengohen nga shteti!drekt nga gjëndja civile që bën regjistrimin e martesës!!mjafton që të jetë bre¨nda "pëlqimi"i vajzes 13 vjeçare!mbyllen sytë për të mos thënë se e quajnë normale!!në shqipëri vazhdon akmoa të mbizotërojë mentaliteti se fëmija është pronë e prindit!harrojnë se pronë është vetëm para se të ngjizet,maksimumi deri në tre muajt e parë,mbizotëron mentaliteti se vajzët po i prekën këmbët në tokë kur ështe e ulur në karrike,i duhet gjetur burrë!!harrojnë se para 16 viteve një vajzë është fëmijë pavarsisht se mund të jetë 1.8 metra e lartë!!truri nuk zhvillohet njëlloj si trupi. harrojnë se 18 vjet duhet që njeriu të quhet i rritur,ose të fillojë e të quhet i rritur!!

këtu duhet të punojë tërë shoqëria,me në krye elitën intelektuale(agoll,kadare e kështu me rradhë).ngritjen e ndërgjegjes qytetre,dënimin e "mentalitetit pedofil" që egziston në mëndjen e shumë prindërve,"burrave në kohë për martesë"!

sa për rastin në fjalë unë mendoj se nuk duhet të ketë falje!ka pasur shumë rrethana lehtësuese në dhënjen e vendimit,besoj se do të ketë dhe shumë rethana lehtësuese nqs nazmija do të sillet korrekte gjat vuajtjes së dënimit,por asnjëherë nuk mund të pranoj faljen!!

të vrasësh një njeri,sidomos pas tërë atyre fakteve që dolën gjet procesit,në kushtet/kufijt e një hakmarrje nuk mund të kërkohet falje!!nuk mund të jepet falje!!në rastin e nazmijes nuk ka "mbrojtje të nevojshme" bile as "kalimin e kufijve të mbrojtjes së nevojshme"!

më vjen keq që këta intelektualë të mëdhenj shqiptarë kan nënshkruar një letër të tillë!në një kohë që për shumë gjëra të tjera më madhore o ja kanë futur gjumit o ordhës!!

e vetmia fjali e saktë sinë formulim dhe në kuptim është:"Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një shoqëri të ndërtuar me idealet e larta qytetare të respektit të personit, të barazisë gjinore dhe të vlerësimit maksimal të rolit të femrës. "

për këtë duhet të ngrenë zërin si këta intelektualë,kuptohet dhe ne bashk me ta!!

Vrasja qe i eshte atribuar

Vrasja qe i eshte atribuar Nazime Vishes eshte perfundim i pafat i nje aventure "adoleshence" ne kushtet e nje familje te kalbur, nje shoqerie/komuniteti te ç0r0ditur, dhe nje shteti krejt te kapur ne korrupsion e anarki hajnash e cubash. Letra e autoreve eshte kontribut ne emancipimin e shoqerise Shqiptare, terheq vemendjen e opinionit publik, dhe te institucioneve te shtetit, ende i trazuar me bemat e pushtetareve.

Megjithese i kuptoj fare mire

Megjithese i kuptoj fare mire motivet e autoreve te kesaj letre, si dhe komentet e mesiperme, nese gjykata influencohet nga kjo per te zbutur qendrimin ndaj kesaj vajze, aq me keq denimin, une mendoj se ky eshte nje leshim i rrezikshem, qe krijon nje precedent po aq te rrezikshem. Po vazhduam me kete logjike ne Shqiperi nuk do te kete shtet ligjor, ne Shqiperi gjithmone vetegjyqesia do te shikohet si nje mjet i mire ne mos i vetmi qe zgjidh problemet dhe ve ne vend drejtesine.

Se dyti, duke falur kete vajzen, mos valle si me magji do te zgjidhen te gjitha problemet qe lidhen me trajtimin e gruas apo vajzave ne Shqiperi, mos valle nuk do te kete me fejesa e martesa ne moshe te mitur, mos valle cdo nenshtrim dhe keqtrajtim i grave dhe vajzave do te zhduket? Problemi i madh gjeneral qe egziston ne Shqiperi nuk zgjidhet duke rregulluar nje gabim, me nje gabim tjeter.......

Megjithe mirekuptimin ndaj gjendjes se asaj vajze, per mua gjykata duhet te beje punen e saj, patjeter duke marre ne konsiderate si rrethana lehtesuese ato kushte qe e shtyne ate te kryente krimin e saj........por jo duke e falur ate mbeshtetur ne arsye sentimentale qe nuk kane te bejne me ligjin.....

Po deshet mos u pergjigjni duke komentuar se cfare do te kisha thene une po ti kishte ndodhur motres sime, apo vajzes sime. Nuk ka vlere, sepse nuk e zgjidh problemin.

Add new comment