Shënim: Zhvatja e një fisi nga drejtësia si mostër e sistemit, dhe reagimi strucesk i Unionit të Gjyqtarëve

Personazhi pas peripecive të të cilit zuri fill historia e skandalit në drejtësi të investiguar nga Fiks Fare, pukjani Pal Ndoka (foto), foli për emisionin Shqip të Rudina Xhungës. Ndoka shpjegoi si përfunduan në burg familjarët e tij dhe ai në spital pas protestës ndaj një firme private; si u detyrua të paguajë tufa lekësh njërën pas tjetrës (në disa raste edhe vetë gjyqtarit Lleshi dhe birit të tij) etj. Ky skandal dhe “zgjatimet” e tij po ziejnë prej ditësh në gjithë vendin; po diskutohet në nivel opinionistësh nëse ky është fundi i drejtësisë dhe çfarë duhet bërë. Por ajo që ndër të tjera bën përshtypje, është reagimi i Unionit të Gjyqtarëve më herët ndaj kësaj çështjeje: Një reagim tipik prej grupimi të korracuar që mbron vetveten. Pasi Unioni thotë fjalë të “mira” për Fiksin, vëren në deklaratën e djeshme se: “Nga ana tjetër, prirja për ta shndërruar ndonjë rast të caktuar në një qasje përgjithsuese, që i atribuohet sistemit gjyqësor në tërësi dhe çdo gjyqtari në veçanti, e kompromenton këtë mision, si dhe mohon punën serioze e profesionale të pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe aspiratën e shoqërisë për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia”. Pra, nënkupton Unioni, shumë pak prej nesh mund të jenë të korruptuar, por ju po na baltosni të gjithëve.
a.k
Comments
Gjyqtaret me gjithe disa pune

Gjyqtaret me gjithe disa pune te mira qe kane bere ne disa raste [kufiri detar] kerceniment e persekutimin [deri ne plagosje tek pallati, A. Nuni, apo tjetri i vrare ne makine ne Vlore] ne shumicen e rasteve nuk inspirojne besim ne popull.

Shkaqet se pse, mund te jene te shumta - presione, familja, korrupsioni, frika etj - por opinioni publik nuk i beson aspak drejtesise.

Sa per rastin Lleshi [ne Puke] e te tjere te perfolur, kerkojuni burimin e parave dhe te pasurise aktuale.

Jeni te gjithe te dhjere or
Jeni te gjithe te dhjere or race gjykatesish.
Reagimi i unionit eshte krejt

Reagimi i unionit eshte krejt i tipit te karteleve. Nqs ndonjeri prej ketyre unionisteve do te ishte i ndershem, aq me shume qe ata thone se jemi me shumice, reagimi zyrtar duhet te ishte: "Faleminderit Fiks-Fare qe na treguat nje njeri te baltosur, qe ta shporrim nje minute e me pare nga radhet tona, se po na baltos te gjitheve". Atehere ky do ishte nje reagim qe te jep shprese per drejtesine dhe do u thoshim faleminderit! Ne qofte se nje gjyqtar "i ndershem" ka dijeni per korrupsionin e kolegut, atehere ai eshte po aq i korruptuar sa ai. A duk denohen qytetaret qe kane dijeni per krimet qe ndodhin me akuzen e "moskallzimit te krimit"?

Perfundimisht, reagimet e unionit, kryetarit te gjykates se larte dhe kryegjyqtarit te Pukes jane nje deshmi publike qe verteton se cdo ore e humbur mbi mungesen e reformave ne drejtesi eshte me pasoja.

Reagimi i Unionit: "Ah cna

Reagimi i Unionit:

"Ah cna prishi pune fiksi dhe teknologjia moderne"

Add new comment