Diktatori komunist i Phenianit “spastron” burrin e hallës. Si grupet armiqësore të Enverit

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 07:46

Mediat koreanojugore njoftojnë se sipas disa burimeve të inteligjencës, diktatori riosh komunist i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka spostuar nga pushteti Jang Song Thaek, gjeneralin e vjetër që nuk figuron më si zv.shef i ushtrisë (i dyti në foto). Un erdhi në pushtetin e trashëguar diktatorial para dy vitesh, pas vdekjes së të atit Kim Jong Il, i cili i kishte dhënë të motrën për grua Thaek-ut. Ky i fundit ishte njeriu më i pushtetshëm në periudhën tranzitore, duke menaxhuar kalimin e pushtetit tek i riu Un, dhe mendohej se luante rol kryesor në qeverisje, duke ndikuar fort tek diktatori i ri. Duket se pasi u konsolidua në krye të piramidës komuniste, Kim Jong Un e sheh si pengesë gjeneralin, dy ndihmës të afërt të të cilit janë ekzekutuar së fundi me akuzën e korrupsionit. BBC përdor termin “shkarkuar nga detyra” për Thaek-un, por saktëson se konfirmimi i lajmeve të tilla për Phenianin është  shumë i vështirë. Pavarësisht pozicionit në familjen diktatoriale, Thaek është goditur edhe herë të tjera, për t’u ripranuar në pushtet. Për aq kuptim sa mund të ketë në sistemin komunist, ai është konsideruar si reformator dhe menaxhonte bisedimet me Kinën, aleatën e vetme të Koresë komuniste.

a.k

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

Me demek juve jeni kunder qeverise se kritikoni Enverin?

I di qeverria keto pune?

Submitted by hrubesh (not verified) on

<p>e kujt i plasi per keta mor aman?! mesa duket stafi s&#39;ka me cfare te mbush faqet e gazetes.&nbsp;</p><p>ne vend te ketyre derrave ,qe ketu tek ne s&#39;i bie kujt nder mend , vini foton e nje lypesi.., ose po t&#39;ju duket me estetike , mollaqet e ndonje topmodeleje</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ha,ha,ha. I joni ia futi burrit te motres dhe ju thoni per koreanin se ia futi burrit te halles. Keni shkue larg deri te halla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.