Italianët, të merakosur për diplomat shqiptare. Ministri Tahiri: Do hetojmë gjithçka

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 11:18

Një intervistë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për radion italiane, “Radio 24”, është cituar edhe nga La Repubblica, në një shkrim të së përditshmes prestigjioze për diplomat e blear shqiptare të studentëve italianë. “Janë me dhjetëra studentë italianë të diplomuar në universitetet private në Shqipëri, por që në fakt nuk i kanë ndjekur leksionet”, ka thënë Tahiri. “Meraku” i të përditshmes sigurisht ka qenë Renzo Bossi, djali i Umberto Bossi-t, ish-kreut të “Lega Nord”, i cili u akuzua se kishte marrë diplomë në universitetin “Kristal”, në Tiranë, por që rezultonte se nuk kishte marrë pjesë ndonjëherë në leksionet e zhvilluara. Por raste të tjera nuk mungojnë. “Nuk duam turizëm me diploma të blera. Këta studentë fantazma po hetohen për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe për krime të tjera”, citohet ministri Tahiri. 

Minitri ka sqaruar gjithashtu se qeveria do t’ja besojë verifikimin e standardeve të universiteteve një shoqërie ndërkombëtare. “Studentët fantazma janë një dëm i madh për të gjithë. Janë me dhjetëra studentë italianë, rreth të cilëve jemi duke hetuar, që kanë marrë diploma në shkencat sociale, pa qenë të pranishëm në auditore as edhe një ditë të vetme”. Por ministri i Brendshëm paralajmëron edhe studentët shqiptarë që blejnë diploma jashtë vendit. "Ky do të jetë një vendim administrativ, dhe ne jemi duke hetuar edhe për ata persona që shkojnë jashtë shtetit dhe paguajnë për të marrë diplomat”.

a.k

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Nje keshille per ministrin. OCDE-ja sapo ka publikuar rezultatet e sistemit arsimor ne 65 vende te botes pergjate vitit 2012.&nbsp;Shqiperia per nivelin e saj &quot;te larte&quot; te arsimit ka fituar &quot;Kesulen e gomarit&quot;, - bejne te ditur agjencite e lajmeve. Domethene ka zene njerin nga vendet e fundit ne renditjen boterore per nivelin e arsimimit ne bote.&nbsp; Dhe kjo kur gebelsat e regjimit te shkuar dhe harruar na mburreshin me &quot;ekselencat tona &quot; dhe me mbi 40 universitetet private te nivelit nderkombetar... Si ne çdo fushe edhe ketu rrenimi eshte trumpetuar si sukses i çartur i demokracise... Por faktet flasin vete. Shqiperia e fitoi &quot;Kesulen e gomarit&quot; ne arsim, por qeveria e shkuar dhe e harruar, nuk arriti dot tu hedhe shqiptareve&nbsp; trute e gomarit. Prandaj edhe ata i dhane nje shkelm te mire bytheve kesaj klike qe rrenoi gjithçka pergjate 20 vjeteve. Rezultatet e&nbsp;renditjes mund te gjenden edhe&nbsp;ne Google: Classement international Pisa 2012</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.