Vuljaniç: Arrestime lartë në qeveri, që të ndryshojë mentaliteti në popull mbi ndëshkimin e korupsionit në Shqipëri

Postuar në 29 Nëntor, 2013 09:35

Nikola Vuljaniç, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka thënë për TCH se duhet të ketë arrestime në lidhje me skandalin e transmetuar nga “Fiks Fare” në gjyqësorin shqiptar. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që të ndryshojë edhe mentaliteti në Shqipëri në lidhje me ndëshkimin për korrupsionin. Ai ka thënë se duhet të ketë arrestime ministrash apo edhe kryeministrash.

“Shpresoj vërtet që të arrestohen. Kryesorja  është që të shihet se ka një prirje, një vullnet. Një tjetër pikë  kyçe është  klikimi mendor në kokën e popullit në përgjithësi, i cili duhet të thotë se korrupsioni është i keq. E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare. Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një kryeministër”, ka përfunduar ai intervistën ai.

Zh.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Puna eshte se kush do ti arrestoje...Ne kishim kryehajdutin qe u be "rilindas" dhe me pas kryeparlamentar...ne fund e fudnit gkykim e ben gjykata ku jane punesuar 'zaganjore" dmth kambiste denimesh dhe lirimesh nga burgu

Submitted by Vaska (not verified) on

mirë do qe ta fillonin këtë punë se do jetë gallatë e madhe shumë.

shpresoj fort qe ky palla, qe eshte bere km per te kercyer napolonin para kamerave, ta nise kete pune. kjo pune do guxim budallai dhe mungese largpamesie; ky tip proverbial palle i ka keto merita.

Submitted by XY (not verified) on

Me fal por edhe Nikola Vuljaniç mendon Balkanisht, nese nuk behet fjale per ndonje perkthim te gabuar te intervites se tij.  Keto pune nuk fillojne me "arrestime" por me "fillim te nje procedimi penal". "Arrestimi" eshte thjesht nje mase sigurie qe mund te kerkohet nga prokuroria dhe te jepen, pas vleresimit te ceshtjes, nga gjykata. Arrestimi eshte veprim policor. Fjala kyce qe perdoret ne keto raste eshte "prosecution" qe do me thene "ndjekje penale".

Gjithsesi, ne permbajtje Vuljaniçi ka absolutisht te drejte.

Tung

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zotëria ka shumë të drejtë në qoftëse duam të ndërtojmë një shoqëri me mentalitet europian duhet të dënohen të gjithë ata që kanë bërë abuzime me detyrën dhe pasurinë e shtetit sa sështë vonë

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ky zotnia mire e ka kur thote te arrestohet ndonje kryeminister, po puna eshte se kujt ia mban ta arrestoje Edvin Kristaq Ramen. Me mire te fillohet nje here me Ilir Metelikun, pastaj i vjen rradha vete edhe Edvinit.....

Submitted by Pirro (not verified) on

Pa nje "Mani Pulite", Shqiperia nuk ka kurre per t'u bere nje vend normal! Nese Rama nuk ve drejtesi per krimet e shumta te bandes Berishoviç, ne zgjedhjet e ardhshme banditet e djeshem do ta qellojne ne koke si nje bumerang dhe bashke me te do te vdese edhe shpresa e fundit e shqiptareve per drejtesi e shtet ligjor!

Submitted by Daj Zheni nga B... (not verified) on

Miku kroat po e thote qarte se ne nje vend qe pretendon te behet pjese e Europes se perparuar, drejtesia duhet te funksionoje duke filluar nga kriminelet qe keqqeverisen kete vend per plot 8 vjet. Cfare duam per te arrestuar familjen Berisha, Lulezimen qe fitoi bashkine e kryeqytetit me votat e vjedhura, Mediun e Gerdecit, Topallen e kovendit palaço? Nuk mjafton thyerja e bllokades se naftes ndaj makines kriminele te luftes serbe, nuk mjaftojne eliminimet masive nga Hajdari, Trebicka e deri tek Olldashi? Nuk mjaftojne trazirat e 97' me mijerat e te vrareve civile, vjedhjet masive te parave te shqiptareve nepermjet firmave piramidale, masakrimi i protestuesve neper sheshe me ne krye xhelatet militante si Agim Shehu? Nuk mjaftojne vjedhjet e shumta elektorale, vjedhjet dhe pervetesimet e fondeve publike si ato qe ndodhen ne superrrugen e kombit, Gerdeci, deshmoret e 21 Janarit, trafiqet e shumta, sabotimi i çeshtjes kombetare? Ne nje shtet normal te botes peendimore me vetem 1/10 e ketyre krimeve, ish-kryeministri dhe banditet qe e pasojne, do te kishin rene brenda me denim te perjetshem pa te drejte falje!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.