Meta i kërkon PD të ndërrojë kurs në lidhje me LANÇ

Quhet lidhje për integrim, por LSI duket po kërkon kapital politik tek nostalgjikët, duke i kërkuar opozitës të heqë dorë nga çështja “29 nëntori”.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zgjedhur Çorovodën (ku ishte për të inspektuar punime rrugësh), për t’i kërkuar opozitës të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj datës së çlirimit, madje edhe ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. “Opozita duhet të korrigjojë sa më shpejt qëndrimin e saj në lidhje me ditën e çlirimit”, tha Meta.
“29 Nëntori, ka thënë Meta, është dita e çlirimit të Shqipërisë dhe të gjithë ata që mungojnë në ceremonitë e kësaj dite jo vetëm që nuk i shërbejnë bashkimit kombëtar, por kanë një qëndrim të ndryshëm, jo thjesht përsa i takon datës, por edhe përsa u takon vlerave të LANÇ”, tha Meta.
k.c.
Comments
Bravo Ilir Meteliku,

Bravo Ilir Meteliku, nganjehere kujtohesh qe pervec hajdutllekut dhe pazareve, duhet te besh edhe ndonje gje tjeter. Megjithese, edhe ky si pune pazarlleku tingellon.....

Data 29 Nandor 1944 asht dita

Data 29 Nandor 1944 asht dita e ikjes paqesore pa asnji shprazje pushke te trupave naziste gjermane nga Shkodra dhe futja ne Shkoder e trathtarve bashkepunetor te Titos, te cilet ishin kundra patriotve shqiptar dhe kundra popullsise se maleve antisllave te Veriut. Keto trathtar me kriminelin mallakastriot Mehmet Shehu ne krye masakruen malcort e Veriut, pikrisht ata malcor qe luftuen me shekuj kundra turkut dhe kundra sllaveve.

Kjo nuk asht dite per tu festue, por asht dite per te vajtue. Mbas kesaj dite filloi nji tjeter vuejtje e popullit te Shqipnise, ku ne zbatim te padronve te tyne jugosllav keto ushtri shqiptare, qe mbas gjermanve u futen ne Shkoder, vrane edhe rreth dhjetmij kosovar ne rrugen Prishtine-Tivar dhe ne Shkoder hapen 26 burgje torturash.

Jam dakord me ju Z.

Jam dakord me ju Z. Tedeschini,

regjimi i komunistave e tregoi veten jasht mase kriminal dhe masakroi ne menyren me te poshter me mijera njerez per mbi 50 vjet.

Por kjo dite duhet festuar; per here te pare ne mbi 500 vjet Shqiptaret diten te beheshin bashke e te organizonin nje force ushtarake (qe u manipulua nga Enver Hoxha & Shehu, por qe ne masen me te madhe perbehej prej adoleshentash idealiste) dhe bene nje rezistence me dinjitet si tere vendet e tjera te Europes.

Fatkeqesisht ajo histori nuk u mbyll mire dhe regjimi u be kriminal. Por franca feston Bastille-n, diten kur turmat ne menyren me gjakatare masakruan aristokratet, shpesh femijet e tyre si edhe klerin. Francezet gjykojne per ate se cfare te reje i solli ajo dite Frances - sigurisht ata do mendoheshin dy here sikur tu thoshte njeri se Robespierre-i dhe Danton-i, keta mjeshtrat gjakatare te guillotines do te ngriheshin prape nga varri.

Kjo gje ka ndodhur pothuaj per tere vendet; turmat e etra per gjak bejne lufte qe njerezit me mizore mes tyre te marrin pushtetin.

Zatni Pal, Gjermanet jane
Zatni Pal,
Gjermanet jane largu mbas nji marrveshje e mbas garancish me forcat vendalie, partizane, pjestare te qeverisjes lokale, e perfaqesues te qytetit. Ata nuk kane kene aq paqesor sa thot zatnija jote mbasi dihet mire se kane vra jo pak njerez, kryesisht rezistence e partizane. Po ashtu largimi i tyne ndodhi vetem mbasi shume vende kyçe ne qytet, rruga ne Dobraç, te ura e vogel e Vrakes, ne hyrje e dalje te Koplikut kane kene te minume. Vetem kur kane kalu ne Tuz jane njoftu vendodhjet.
Mos me harru se ne Shkoder ka pase drejtues nacionaliste, jo komuniste, qe kane drejtu e kane perfaqesu Shkodren deri ne t'fakeqin seri arrestimesh ne dhjetor 1945-janar 1946.
Prandej, pamvarsisht se çfare dishrojm na, 29 nandori asht dita e çlirimit.
Megjithate, me kyt rast do dojshe me shtru nji pyetje qe e ka shtru edhe E.Z. - "A nuk do te ishte ma mire me festu fitoren mbi fashizmin me 9 maj, kur formalisht mbaroi lufta ne Europe?"
Besoj se historia nuk ndertohet tuj mohu, por tuj i dhane çdo ngjarje, individi, etj. vendin qi meriton. Nuk duhet qi na me ba at qi bani Enver Hoxha e qi e vazhdoi Sali Berisha. Ky i fundit e kthej 22 marsin -dite ne te cillen fitoi pushtetin ne krye te PD-se si feste kombetare (???!!!) E pse jo 8 -11 dhjetorin. Apo pse nuk ishte protagonist.
E kshtu i nderuemi Pal, besoj se ajo qi ka ndodh nuk duhet mohu, por ndoshta nuk i duhet dhane aq randsi.
Gjermanet ishin

Gjermanet ishin "kalimtare"..iken vete...keshu thone ca "mendjendritur"... epo edhe maskaralleku nuk paska te sosur...harron dikudh ca fakte historike kokeforte...

1. djegia- masaker e fshattit Borove gjate operaciont gjermna te dimrit, u jane diegur edhe foshnja te gjalla,

2. 3 diegie ne nje interval kohor 6 mujot 3 here i fshatit Tragjas nga "paqesoret' gjermane"...

3. maskara barabare e 4 shkurtit 1944 ku u vrane pa asnje shaka njrez te pafajshem ne Tirane...'

Ka edhe shume fakte te tjera qe tregojne se gjemante ishin "paqesore"... ne fakt ne Shqiperi ka ende fundurrina qe i thone Gjermanise naziste shtet mik, kalimtare e pallavra te tjera....askush nuk e ben kete ne Evrope...Ne France ne vitet 50-60 te thoje gjera te tilla per nazistet futeshe direkt ne burg...

ti nuk mund te perfaqesosh

ti nuk mund te perfaqesosh luftetaret E LANCIT

Ilir Enver Floriri
Ilir Enver Floriri
Komentuesi thote " dhe bene

Komentuesi thote " dhe bene nje rezistence me dinjitet si tere vendet e tjera te Europes."

Deshmi historike: Rreth viti 1972 kur isha ne plazhe te Durresit me thonte ishkomandanti i nji brigade partizane nga Lushnja Koli Bozo: Kur degjojshim se po vinin gjermanet, neve iknim drejte maleve nga frika. Te gjitha sa thuhen se partizanet se ishin tirma ne lufte kundra gjermanve esht nje verre ne uje.

Nuk me intereson kur e

Nuk me intereson kur e festojne sterniperit e partizaneve diten e clirimit nga Gjermania, por deshiroj qe shqiptaret kudo qe ndodhen te kene vetem 1 feste kombetare ! Ate qe i bashkon te gjithe bashke 28 Nentorin. Nuk jam dakort qe dt 29 te jete feste kombetare !

Add new comment