Berluskoni “nxirret” në rrugë. Kavalieri: “Do të rikthehem mes njerëzve”. Pyetje nga Shqipëria: “Po morali u respektua”?

Silvio Berluskoni nuk është më pjesë e senatit italian. Përfaqësuesit italianë i kanë dhënë fund karrierës së tij me një vendim që konsiderohet historik. Por vetë Kavalieri ka dalë në shesh për t’u kujtuar të gjithëve se ai nuk do të dorëzohet. Dhe këtë e ka bërë me një propozim të ri. Sipas tij duhet të luftohet nga populli për të arritur që Presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk është e qartë nëse kjo lëvizje është një akuzë për Napolitanon, apo Berluskoni synon të rihyjë në lojë nga “poshtë”. “Do të rikthehemi mes njerëzve”, tha ai pas seancës. (http://www.corriere.it/politica/13_novembre_27/decadenza-rimosso-striscione-colpo-stato-insorge-forza-italia-violata-liberta-parola-e9b23116-575d-11e3-901e-793b8e54c623.shtml). Si një politikan me profil ndërkombëtar , është e natyrshme që Berluskoni, apo dalja e tij nga skena të komentohet edhe në Shqipëri. Vlen për t’u sjellë një koment i ish-ministrit tonë të Jashtëm, Tritan Shehu, që e përshkruan kështu përzënien nga politika italiane të ish-kryeministrit. “Berluskoni nuk është më senator. Heshtje e thellë në Senat mbas votimit. Një ngjarje e trishtuar kjo për politikën italiane. Për mbi 20 vite, Berluskoni nuk u mund dot me votën e qytetarëve. "U mund" me një vendim gjyqësor, në shumë aspekte jo i qartë ky. Ligji u respektua, vendimi gjyqësor u respektua! Po morali u respektua? Po vota e 30% të elektoratit u respektua?!
Sidoqoftë shpresoj e uroj që Italia të ketë stabilitet politik e qeverisës. Kjo i nevojitet Italisë, por dhe Shqipërisë. Më tej, më 2015, do t'i takojë përsëri elektoratit italian të rivendosë. Sidoqoftë Berluskoni dhe “Forza Italia”, pa asnjë dyshim do vazhdojnë të jenë pjesë e politikës italiane”.
s.z
Comments
o Tritan..... te dhjefsha
<p>o Tritan..... te dhjefsha politikanin qe kerkon moralin mbi ligjin, qe kerkon populizmin mbi ligjin.... Se e kerkon kete, ndaj jemi ne kete derexhe, se ne nuk zbatojme ligjin, por urdherin gojor....., pra moralin tend te felliqur,..... s<em>e te mora ne pune, me sherbe tashti se ndryshe eshte shtuar radha tek porta e institicionit per vendin tend.</em>.. ja kjo ka qene deviza e moralit tuaj te felliqur.....legen...</p>
Berlusconi vete ka qene nje
<p>Berlusconi vete ka qene nje anashkalues i rregullt i ligjit dhe per me teper ne periudhen e fundit kur ishte KM ne vend qe te merrej me problemet e krizes se vendit qe vazhdonte te thellohej kishte preokupimin e vetem miratimin e ligjeve qe do ta shpetonin ate nga akuzat e drejtesise italiane. Keto ligje u quajten atehere "ad personam" sepse miratimi i tyre kishte si qellim interesa vetjake. Kjo beri qe kohe pas kohe kavalieri te humbiste pjesen racionale te mbeshtetesve te tij dhe te merrte vendime qe e cuan ne konflikt dhe me pjesen e shendoshe te partise se vet PDL. Sot eshte ne graden me te ulet te popullaritetit dhe i kane mbetur vetem fanatiket. Shpresoj qe te gjithe showmen-et politike te kene te njejtin fund.</p>
Ai ka pak kete qe i kane
<p>Ai ka pak kete qe i kane bere,plak matuf dhe meret me minorene,cfare mbolli korri Tritani sahan lepires ka qene dhe do te vdese.Berluskoni eshte shembelltyra e politikanit te peshtire ne Itali.</p>
Add new comment