Hekurudhat shqiptare nën vëmendjen e përfaqësuesve të qeverisë kineze, por jo të zëdhënësve të qeverisë shqiptare!

Postuar në 29 Nëntor, 2013 08:31

Kinezët kanë dëshirë të rimëkëmbin hekurudhat dhe portet shqiptare, ka bërë të ditur agjencia zyrtare e lajmeve HSINHUA, duke iu referuar takimit ndër-kryeministror Li Keqiang-Edi Rama. Sikurse është bërë e ditur, Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë më 27 nëntor 2013 në takimin e krerëve të qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore (EQJ) dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang që u zhvillua në Bukuresht. Përveç fjalës që mbajti në takimin e Bukureshtit, kryeministri shqiptar Edi Rama pati një bisedë me homologun kinez Li Keqiang. Kinezët i kanë kushtuar një vend më të gjerë kësaj ngjarjeje protokollare sesa vetë qeveria shqiptare, që me përtesë ka dhënë një lajm fare të thatë dhe të përgjithshëm. Ndërsa në lajmin shqiptar përmenden miqësira, urime për fitoren (që nuk janë zënë në gojë fare) dhe harrohen ato që thanë në të vëtetë kinezët se Kina është e gatshme të forcojë më tej bashkëpunimin me Shqipërinë në fushat që kanë të bëjnë infrastrukturën e transportit, bujqësisë dhe resurseve gjeologjike, dhe inkurajon kompanitë e saj të marrin pjesë në rikonstruksionin e rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, si dhe në ndërtimin e rrugëve, centraleve elektrike dhe porteve të këtij vendit.

Pa u hyrë në thellësi nuancave, mesa duket, Shqipëria, vendi më i vogël në Evropë, i ka marrë me njëfarë ngeje marrëdhëniet me Kinën, kur ne kemi aq shumë nevojë për ndihmën e saj.

Zh.

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Keta qe drejtojne kane nje zakon qe i fshehin gjerat , ngaqe e mbajne veten per moderne __Keta tanet &nbsp;i kane biseduar keto qe thote Agjensia kineze , por keta nuk tregojne , se keta demokracine e kane per vete, jo per popullin</p>

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Shpresoj qe qeveria Rama ta filloje aty ku e filloi me shkaterrim banda Berishoviç, tek hekurudhat! Gjithe Bota e qyteteruar ne fillim ndertoi rrjetet hekurudhore, pastaj ato rrugore; krimineli serb, dr. Penicilina, si anti-shqiptar e shkaterrues i çdo trashegimie nga e shkuara, shkaterroi hekurudhat dhe ndertoi(me standartet e veta dhe me kosto marramendese)rruge automobilistike.</p><p>Nuk ekziston shtet modern neper Bote, pa hekurudha; Rama ta marre seriozisht oferten kineze se hekurudhat kineze po arrijne standarte qe edhe Franca &amp; Gjermania i ka zili!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.