Olldashi, ose gënjejnë ekspertët, ose kanë genjyer mediat

Postuar në 29 Nëntor, 2013 08:19

Orët pas aksidentit të deputetit Olldashi u mbushën me raportime pa fund në media, mbi rrethanat e ngjarjes. U tha që e vrau shpejtësia, që i ndjeri dashuronte shpejtësinë, që ra nga 154 metra lartësi, që bëri rrotullime të shumta, që makina ishte dëmtuar aq sa mezi u nxorr trupi (ose trupat – sipas disave) etj.

Por ditët e fundit është publikuar raporti i 4 ekspertëve auto-teknikë të pajtuar nga Prokuroria. Këta ekspertë u janë përgjigjur 6 pyetjeve të prokurorit të çështjes. Pjesë të këtij raporti po botohen prej tri ditësh në të përditshmen DITA. Dhe raporti thotë gjëra krejt të ndryshme nga ato që kanë raportuar mediat.

Sipas këtij raporti automjeti i Olldashit ka dalë nga rruga me shpejtësi vetëm 45 km në orë, ka ecur normalisht nëpër një rrëpirë vetëm 9 metra e gjysëm dhe në fund është batuar vetëm një herë nga fundi i rrëpirës në një rrugë dytësore varrezash nga vetëm... 1 metër lartësi. Shpejtësia e fundit e fiksuar para përmbysjes ka qenë vetëm 11 km në orë ndërsa shumë të paqarta mbeten dy momente të aksidentit: gjetja e depozitës së alkoolit të frenave bosh dhe përmasat e plagës së Olldashit, që nuk justifikohen nga rrethanat e ngjarjes. Nuk ka patur as shpejtësi, as rrotullime të njëpasnjëshme, as rënie nga humnera, as makinë të shkatërruar.

Tri ditë pas këmbënguljes së Ditës mbi të dhënat e raportit, sot edhe e përditshmja tjetër Shekulli ka nisur të hedhë dyshime mbi rrethanat e aksidentit. Pjesa tjetër e medias vijon heshtjen mbi raportin. Ndoshta është shpejt për të ngritur pikëpyetje nëse ka qenë aksident. Por së paku ato media që kanë raportuar rrethana të tjera, kanë detyrimin të bëjnë saktësime. Ose gënjejnë ekspertët, ose kanë genjyer mediat. a.n.

Faksimile:

http://gazetadita.al/ekskluzive-dita-fotot-dhe-raporti-i-plo...

Foto:

http://gazetadita.al/fotot-e-brendshme-te-makines-se-olldash...

Video 3D:

http://gazetadita.al/ekskluzive-videot-3d-te-riprodhimit-te-skenes-se-aksidentit-te-olldashit/

Dyshime:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=35709&kat=87

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Njoftim
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:
1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
QAFE KERRABE 28.11.2013

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kush ngre krye kundër Salistanit këtë fatë do ketë dhe që të shpëtojmë nga kjo bandë duhet ta bëjmë shterpë ndryshe do kemi pasoja shumë të rënda

Submitted by vorioepirioti (not verified) on

nuk besoj ne teori komploti, derisa te kemi ndnj fakt, por nga pervoja boterore ne te tilla raste versioni zyrtar eshte nje hap serioz drejt se vertetes.
Dmth versioni zyrtar se si ka ndodhur tregon se si s'ka ndodhur

Submitted by Dritan (not verified) on

Mos u lodhni me duke analizuar gjerat kot.

Olldashin e ka vrare banda e Berishes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.