Ironi fati: Gardianët e Drenovës, të trajnuar, “të diplomuar” me certifikata u zënë vendin atyre që dolën jashtë!?...

112 punonjësit e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, pesë muaj para arratisjes së bujshme nga ky burg, janë çertifikuar nga Drejtoria e Burgjeve, lidhur me mënyrën se si duhet të shmangnin arratisjen e të dënuarve dhe shërbimeve të tjera që duhet të kryenin brenda në ambjentet e institucioneve të vuajtjes së dënimit. Trajnimi është kryer duke marrë shembuj të arratisjes së të dënuarve nga vitet e kaluar, dhe se në të gjithë punonjësit duke filluar nga, gardianët që ruajnë sigurinë, si dhe stafi mjekësor dhe ai social, është shpërblyer me çertifikata konkrete, duke e konsideruar trajnimin tepër efikas dhe menduar se gardianët e burgut të Drenovës, kishin marrë njohuritë bazë. 5 muaj nga ndarja e këtyre çertifikatave, 21 gardianët jo vetëm që nuk kanë zbatuar teoritë dhe praktën e mësuar në kursin dy javor, por dhe kanë shkelur në mënyrë të hapur dhe rregulloren e brendshme të burgut të Drenovës, duke mos njoftuar përmes sistemit të alarmit dhe duke mos lënë çelësat e dyerve në vendin, ku përcaktohej në rregullore.
Pas 5 muaj nga koha e çertifikimit të gardianëve të burgut të Drenovës, si për ironi të fatit, ka ndodhur ajo që nuk pritej, arratisja e 7 personave, ku mes të cilëvë katër të dënuar me burg përjetë. Tani prokuroria e Korçës ka vendosur arrestimin e 21 gardianëve, pasi për neglizhencën e tyre iu kanë dhënë mundësi Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit, Gëzim Tomës, Artur Goros, Reis Haxhiraj dhe Eduart Lulos të arratisen.
Zh.
Comments
Cfare jane keto shkrime

Cfare jane keto shkrime amatoresh? Une mendoj se perpara se ti behet gjygji populor atyre gardianeve ne menyren me abuzive te mundshme duhet te ngrejme pyetjet se a jane gazetaret organ hetimor apo spiker me urdher te brendshem nga pushteti aktual qe te zbatojne vijen e persekutimit duke mbrojtur/fshehur njekohesisht veprimet e gabuara te ministrit aktual te brendshem. Pse nuk merreni me peshkun e madh ne kete mesele por anashkaloni tek me te dobtit e kesaj ngjarjeje? Si mund te flitet per siguri absolute sepse keta gardiane paskan bere kurs e marre certifikata? Po te ishte siguria pune certifikatash atehere nuk do te kishim as krime dhe as tentativa kercenimi ndaj sigurise. Nuk do te kishte as 11 shtator sepse me te certifikuar se organet e sigurise amerikane ne bote nuk ka! Nuk mund te mos bie ne sy qe opinioni po manipulohet qellimshem nga gazetaret per te shmangur pergjegjesite e Ministrise se brendeshme ne kete rast duke deleguar problemin vetem ne fokusimin nga gardianeve te thjeshte. Shkas nga titulli me lind vetvetiu pyetja: a jane gazetaret me shkolle/kurs dhe sa e justifikojne ata shkollen/kursin (certefikaten e pastertise e paanshmerise) ne punen e tyre ...perpara se te mizen te kurrizi i te tjereve!

Eshte aq ironike ky trajtim gazetaresk sa me gjithe flagrancen e papare qe i behen ligjeve te shtetit nga ana e "rilindasve" asnjehere nuk po lexojme ndonje analize te thelle per kundravatjen qe po behet normalitet. Edhe pse kryeministri i lungo mareve anashkalon cdo lloj protokolli dhe ben sherr personal me cdo diplomat ju gazetaret e blere nuk i kushtoni asnje rresht kritik...

Jeni komplet te pabesueshem dhe teper manipulues!

kjo eshte faqe qe merret deri

kjo eshte faqe qe merret deri ne detaj me teshtimat e Berishes dhe jo me megashow-et te konvertuar ne mekate te qeverise Rama&toys. Por ne jemi ketu me komentet tona qe ta bejme te verteten me te plote dhe per miope politike si ky komentuesi aprovues qe na fton te mos lexojme propaganden mediatike te respublica-s.

Dhe ti nga inati, mos i

Dhe ti nga inati, mos i lexo, bojkotoji! He, kane cfare te bejne, po nuk i lexove? Atehere kot qe shkruajne...

Add new comment