Miq të palëkundur. Festa e Pavarësisë rikonfirmon aleancën me SHBA-të

Postuar në 27 Nëntor, 2013 14:31

Me armët kimike dhe “Jo”-në e Shqipërisë u diskutua edhe një lloj antiamerikanizmi që supozohet se lindi rishtas në vendin tonë. Por formalisht kjo “thepisje” në marrëdhëniet dypalëshe nuk mund  të vërtetohet kollaj. Nëse do ta përcjellim me fjalët e një prej analitëve shqiptarë “marrëdhëniet nuk u ceuan, sepse ato kanë një fundament shumë të gjerë”. Dhe si për të konfirmuar këtë gjë, sot, seketari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dërguar një telegram urimi me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Pasi rendit arritjet dhe sukseset e Shqipërisë, ai ‘mbërrin’ në frazën kyçe për një pjesë të opinionit. “Ndërkohë që ju festoni me familjet dhe miqtë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner i palëkundshëm dhe aleat. Ne shohim përpara drejt një të ardhmeje të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, shprehet Kerry. “Jo-ja” për armët kimike nuk duket ende të ketë prodhuar ndonjë pasojë të prekshme në planin diplomatik, por kujdesi dhe vigjilenca e një pjese të medias për raportin SHBA-Shqipëri është në finale pjesë e analizës, e cila pavarësisht mesazhit të Kerry-t do të vijojë të mbetet aktuale.

s.z

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Mardheniet nuk u cenuan por ato nuk arriten te ngriheshin ne nje shkalle me te larte. Ne mardheniet nderkombetare vlejne traktaket dhe marrveshjet e bashkpunimit dhe pak rendesi ka opinioni i pergjithshem i poullit. Sa per ta ilustruar  pak, Greqia ka mardhenie shume here me te mira me Ameriken sesa Shqiperia.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Aleat do te thote kur ke te njejten Fuqi potenciale ose te pakten kur konkuron ne dicka. Kjo nuk eshte aleance por vartesi ndaj SHBA-se sepse me ushtrine dhe ekonomine qe Shqiperia ka mund te rradhitet ne Aleance me Shtetet Afrikane dhe ato te Azise juglindore si Nepal dhe Mongolia.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Po te ishin amerikant miq te vertete te shqiptarve, ata as nuk duhej te ia kishin propozue Shqipnise zhgatrrimin ne Shqipni te armve kimike te Sirise. Pse a kosh plehnash asht vendi i SHQIPONJAVE?

2- Kur paskan qene amerikant miq te shqiptarve, pse atehere ne konferencen e Jaltes ne shkurt te vitit 1945 ia lane Shqipnine si zone te tyne sllavo-komunistve?

3- Kur paskan qene amerikant miq te shqiptarve, pse kohet e fundit ia lane trojet shqiptare si fushe veprimi Turqise, e cila po na e quen per ma teper Kosoven Turqi?

Ne POLITIKE nuk ka MIQESI, por ka INTERESE: Me intereson ose nuk me intereson.

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Por,....... finger -pointing is not good --hahahahahahahaha

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.