Episodi i fshirjes së serverit të Tatimeve, keqkuptim apo diçka shumë e rëndë?

Postuar në 26 Nëntor, 2013 11:23

Një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është arrestuar nga policia pak ditë më parë me akuzën “shpërdorim detyre”, njoftonte numrin e sotëm Panorama. Episodi (nëse ju kujton gjë) ka të bëjë me “fshirjen e të dhënave nga serveri”: Arrestimi i drejtorit të sektorit IT në Drejtorinë e Tatimeve, shtetasit Renald Riska, është bërë nga policia pas fshirjes nga serveri i këtij institucioni të informacioneve të 4 viteve të fundit në lidhje me bizneset. Arrestimi i zyrtarit të Tatimeve ka ndodhur ditën e premte 22 nëntor 2012. Policia kishte mbërritur në zyrën e tij pas një njoftimi të marrë në sallën operative nga vetë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj. “Pasi është informuar nga punonjës të drejtorisë për anomalinë e ndodhur, drejtoresha e Tatimeve ka shkuar në zyrën e shefit të IT. Aty ajo ka gjetur shtetasin Renald Riska së bashku me dy persona të tjerë duke kryer veprime në kompjutera”, thanë burime të konfirmuara për gazetën “Panorama”. Sipas tyre, shefi i IT në Tatime, pasi kishte mësuar fshirjen e të dhënave nga sistemi, kishte thirrur dy specialistë të sektorit dhe kishte nisur punën në kompjutera për të mësuar çfarë kishte ndodhur. Pikërisht këtu nis incidenti: Shehaj ka dyshuar se ata nuk merreshin me difektin, por po e shkaktonin atë, ndaj dhe thirri sallën operative të policisë. Të dielën, Gjykata ka deklaruar të paligjshëm arrestimin nga policia të drejtorit të IT dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi. Prokuroria ka bërë me dije se specialistët kanë arritur që të rikthejnë të dhënat e fshira për katër vitet e fundit me anë të disa kopjeve automatike (Back- UP), të ruajtura automatikisht nga sistemi. Mbetet të sqarohet: A ishte ky një keqkuptim i madh, apo realisht dyshimi i Shehajt do të rezultojë me vend?

 

a.k

Comments

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Ai server mund te dergoje shumekend ne burg. Ruajeni dhe kerkoni ndihme (amerikaneve ose kujtdo tjeter) per te pare se cfare ka, edhe pse mund te jete fshire. Ne fakt, gjithcka mund te verifikohet pasi ka menyra per te gjetur gjithcka eshte shkruar ose ruajtur aty.

Submitted by aspuhia (not verified) on

<p>Po ca jane keto lajme bombastike pa pike lidhje - disinfomim total.</p><p>Kushdo qe ka minimumin e njohurive ne IT kupton qe kjo eshte pa kuptim - sitemet me te dhena sensitive behen back-up cdo dite ne mos disa here ne dite dhe funksionojne pikerisht ne keto raste kur sistemi ka probleme.</p><p>Nqs dikush do donte te bente dem dhe te fshinte te dhenat e sistemit do e kish filluar punen nga fshirja e kopjeve dhe me pas tek vete sistemi ku do vihej re menjehere - gje qe ka ndodhur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.