Skandali në “Fiks Fare”: Zinxhiri i korrupsionit gjyqësor për një masë arresti

Pesë milionë lekë për të ndryshuar masën e sigurisë. Kjo është shuma që ka paguar një qytetar për lirimin e secilit prej pesë të afërmve të tij; skandalin e zbuloi emisioni investigativ "Fiks Fare" në Top Channel, sot në mbrëmje. Pas kësaj historie të korrupsionit në gjyqësor, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Adriatik Lalla, i cili pas denoncimit ka pezulluar drejtuesin e prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi, si dhe oficerin e policisë gjyqësore, Hasan Alia. Madje urdhërohet edhe një Task Forcë në Tiranë, që të zhvillojë një hetim të plotë. “Fiksi” solli me zë dhe figurë fakte reale që tregojnë sesi hallexhinjtë përplasen dyerve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të fituar lirinë e të afërmve të tyre. Investigimi disamujor zbuloi një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Historia e një familjeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për bukën e gojës, zbuloi të gjitha hallkat e korrupsionit në sistemin gjyqësor.
Dëfrim Premçi është personi që ka luajtur rolin e ndërmjetësit për lirimin e një prej të arrestuarve. Ndërsa avokati Fariz Xhuxhi pranon përpara kamerës së “Fiks Fare” se shuma prej 600 mijë lekësh i është dorëzuar prokurorit të çështjes dhe do i jepet pjesa edhe gjyqtarit. Në ditët në vazhdim investigimi i Fiks Fare do të tregojë se pazaret vazhdojnë më tej. Dialogjet mund t’i gjeni edhe në linkun:
a.k
Comments
Mbrëmjen e sotme është

Mbrëmjen e sotme është pezullohet nga detyra oficeri i policisë gjyqësore, Hasan Alia dhe prokurori i Pukës, Pëllumb Prenci. Pezullimi u bë nga kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi këta dy persona akuzohen për korrupsion, pas pamjeve të kapura nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në Top Channel. Ka reaguar edhe KLD-ja, e cila kërkon zevendesimin e Pellumb Precit me Prec Pellumbin si dhe zevendesimin e Hasan Alise me Ali Hasanin...

Po digjen perseri,

Po digjen perseri, ushtaret-e-vegjel-te-perandorise. Eh rrembimi. Tck-tck-tck.

Mos u nxitoni dhe shkojini deri ne fund, sic thote secretarja (Lili) jane ndare ne 4 pjese.

1/4 apo 2.500.000 leke kane shkuar tek Kr-Gjykates [Shtjefni]

Aty o'Lepni, ke Shtjefni.

[Sigurisht ka grup ne kete pisllik, por Gjykata i liro robt, jo Prokuria]

Po su faktua thenia e sekretares? Atehere shkoni tek shtepia e Shtjefnit, dhe kontrolloni, makine/pasuri/llogari bankare, expenses, dhe keshtu behen keto pune.

Nje kontroll i mire dhe i sakte, do ish mire te behet tek te gjithe Ekuivalentet e Shtjefnit, ne cdo qytet te Shqiperise; Skadal dhe vjedhje, nuk jane pse i nxorri Fiksi, shumica e njereve i dine keto pune per korrupsionin!

Shko pas parase dhe pasurise, aty e ke Krimin @ Z. Lalla.

hahahahahaha Keta Fiksit jane

hahahahahaha

Keta Fiksit jane skandaloze po i nxjerrin bojen miletit--hahahaha

Bravo Fiksi

Po kush i ha këto pezullimet

Po kush i ha këto pezullimet e Llallës; a besoni se Llalla nuk fut gjë në xhep dhe nuk ka sekserë të tjerë më të rafinuar. Pse Llalla ka pritur një emisjon televiziv,dhe nuk ka investguar vetë kur gjithë shqiptarët që kanë patur punë me gjyqësorin e prokurorinë kanë paguar shuma maramendëse. Po prokurorët e Tiranës janë pa përjashtim hajdut, që ngren gracka provokative nëpërmjet tastk forcës dhe kjo e fundit i thotë peshkut që ka rënë në rrjetën e tij o paguaj shumën maramendëse ose do kalosh në gjyq dhe atje do të paguash më shumë. Edhe kur ke të drejtë ai të çon në gjyq dhe halexhiu mendon përserisa sjamë fajtor nuk kamë pse të paguaj. Kështu hallexhiu për të wënë i sugurtë për të marrë pafajsinë, do të paguajë gjyqtarët plus dhe prokurorin nëpërmjet avokatit. Kështu hallexhiu i instruktuar nga avokati e ka më mirë të paguaj prokurorin, se të paguaj edhe tre gjyqtar, plus avokatin. Dhe ky kalvar mund të jetë dhe për 500 l të reja sipas te korupsionit pasiv (kur nuk ke kërkuar lekë por të ka futur 500 l në xhep, ndërkohë që po të regjistron këtë xhest). Raste të tilla prokurorët dhe gjyqtarët mezi i presin, mbasi realisht hallexhiu është i pafajshëm por për ta marrë pafajsinë duhet të paguaj, sepse në këtë rast për 500 l të reja duhet të bëjë nga 2 deri në 7 vjet burg. Po pse nuk verfikon Llalla pasurit e gjithë gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të avokatëve dhe të shikojë a justifikohen këto me rrrogat? Ne e pamë që gjyqtari i Durrësit që nuk kishte zbardhur vendimin për krimin që kishte bërë vrasësi e komisarit në Shijak përpara vrasjes të komisarit u shpall i pafajshëm nga gjyqtarët që ishtin shokët e vetë. Drejtësia është e tëra e koruptuar në të gjitha nivelet e sja deri të presidenti.

Po me vjedhjen e votave nga

Po me vjedhjen e votave nga PS-ja ne Korce qe na e nxorri Fiksi me "ze e figure" do merret njeri apo njeri i nenes e tjetri i njerkes?

Jam me i bindur se kurre se i

Jam me i bindur se kurre se i vetmi sistem qe i ben zap shqiptaret eshte diktatura.

Shqiptari eshte kafsha me e keqe.

Add new comment