Zbardhet skema e arratisjes në Drenovë. Islami mendon se ngjarja rrezikon statusin

Ndërkohë që janë arrestuar 21 gardianë dhe nga shtatshja e të burgosurve të sigurisë së lartë po kërkohen tre të fundit, dëshmitë zbardhin skemën e arratisjes nga Burgu i Drenovës. Sipas hetimeve paraprake të burgosurit kanë pasur armë në qeli, të cilat janë futur të fshehura në një frigorifer. Tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë kanë pohuar se prej muajsh jetonin në Korçë, ku kishin marrë një shtëpi me qira dhe po hartonin planin e arratisjes. Admir Tafili, që sipas dëshmive konsiderohet dhe si truri i arratisjes spektakolare, i ka vënë një prej gardianëve pistoletën në kokë e më pas e ka detyruar të hapë edhe dyert e tjera. Gardianët e burgut kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë nga të arratisurit dhe pikërisht në korridorin-tunel këta kanë bërë të mundur edhe çarmatosjen e disa gardianëve.
Ndërsa kjo ngjarje është ende në zhvillim e sipër dhe tre të kërkuarit dyshohet se mund të jenë fshehur edhe në Tiranë, një deklarim i deputetit demokrat K.lslami në rrjetet sociale ka qenë i veçantë: Islami, veç të tjerash, mendon se kjo arratisje kërcënon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
a.k
Comments
ha ha ha shikoni fotografine
<p>ha ha ha shikoni fotografine e ketij maskarai dhe mendoni sa gje e mire eshte qe kjy olehre nuk eshte me pjese e progresisteve poer gorja e kriminelit sali berisha...keto monstra nuk meritojne te jene ne parlamentb e te paguhen akoma nga taksat tona...turp nuk lene asnje rast tu kaloje pa vjedhur helm e vrer....NUK JU DEGJON NJERI ME OR QELBANIK:::POPULLI PRET TJU SHOH TE TEREVE NE BURG....</p>
Po arratisja jote nga PS tek
<p>Po arratisja jote nga PS tek PD a rrezikon statusin???</p>
Poplli yne do triunfoje
Poplli yne do triunfoje pamvarrresisht borgjezise! Ehhh more shok...
Nga PS u arratis nje m.. dhe
<p>Nga PS u arratis nje m.. dhe mire beri m..., pasi e pastroi disi PS.</p>
Add new comment