Situata në burgun e Drenovës, e la qeveria që iku, apo e “mban” qeveria që është?

Postuar në 24 Nëntor, 2013 07:44

Pyetja lind pasi dëgjon deklaratat e palëve mbi ngarjen e burgut.

Sipas Ministrit Naço “[Kjo ngjarje] evidentoi se sistemi i sigurisë dhe informacionit, nuk ka funksionuar, çka sjell si domosdoshmëri reformimin tërësor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, si shërbimi përgjegjës qe garanton marrjen dhe transmetimin e informacionit në kohën e duhur.”

Partia Demokratike duke iu referuar arratisjes së shtatë të dënuarve nga burgu i Drenovës, tha se “Shteti shqiptar ka rënë dje dy herë në harkun e një ore, teksa qeveria shtrohet në gosti nëpër resorte luksoze të Tiranës.”

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, ka shkarkuar në mënyrë të menjëhershme Drejtorin e Burgut Drenovë, Genci Postoli. Mediat bëjnë me dije se administrata e burgjeve ka pasur sinjalizime muajin e fundit për një plan arratisjeje në Burgun e Drenovës në Korçë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka dhënë paralajmërime të qarta se në Burgun e Sigurisë së Lartë në Korçë kishte të dhëna se ishin futur sende të paligjshme dhe konkretisht armë zjarri. Në këtë burg javën e kaluar janë kapur vetëm tetë celularë.

k.c.

Comments

Submitted by Poli (not verified) on

<p>Ishte shume e bukur deklarata e Nacos dje kur tha se &quot;kjo ka ardhur per shkak te emerimeve politike&quot; dhe shkarkoi drejtorin qe po vete e kishte emeruar para 1 muaji!!!! dhe pastaj ligjerata qe i fliste ministrit te drejtesise ne vete te trete sikur te mos ishte vete ai me ngjante si ne big brother kur ermela thoshte per veten &quot;se ermela keshtu, ermela ashtu&quot;....&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.