Ministri Tahiri: Ironizon PD-në mbi “shembjen e shtetit” dhe flet për lidhje të të arratisurve me policinë

Postuar në 24 Nëntor, 2013 08:59

Ministri Tahiri ka dalë në orët e pasdrekes me një deklaratë për mediat, duke deklaruar se të arratisurit kanë qenë të lidhur me pjesë të veçanta të policisë, të cilët i kanë ndihmuar ata të largohen nga burgu.

Tahiri ironizoi ndërkohë Partinë Demokratike duke e falenderuar që i kujtuan se shteti është shembur.

 “Dua të falënderoj të gjithë qytetarët për ndihmën e dhënë, por dua të falënderoj edhe Partinë Demokratike që nuk priti të na kujtojë se shteti është shembur. Po, shteti është shembur sepse ne e gjetëm të shembur, por shteti është këtu për ti shërbyer popullit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë duke vënë papara drejtësisë të gjithë të inkriminuarit”, -tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se arratisja e ndjeshme është e organizuar mirë, është dëshmi tragjike e përfshirjes së politikës në krim, por se Policia e Shtetit së bashku me prokurorinë e Përgjithshme po heton për të gjetur dhe fajtorët e tjerë.

 “Ne jemi këtu, Policia e Shteti është këtu, ndërsa kriminelët do të jenë në burg, së bashku me ata që i kanë ndihmuar. I bëj thirrje të arratisurve dhe veçanërisht familjarëve të tyre që t’i dorëzojnë ata, sot pasi nesër do të jetë shumë vonë”, -përfundoi Tahiri.

k.c.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Meritat jane tonat pergjegjesite jane gjithmone te te tjereve vetem keshtu ka kuptim &quot;rilindja&quot;.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>&ldquo;Ju siguroj që arratisja e djeshme, nuk është rastësore. Është e organizuar mirë por, njëkohësisht, ishte organizaur nga ne vete ne menyre qe burgaxhijte te shikonin me syte e tyre Rilidndjen e Ilir Koklopes dhe LSIse&hellip;u be thirrje te arratisurve se kush kthehet i pari, do te emrohet nen kryetar i LSIse dhe te tjerve u ofrohen poste ne ministrira dhe ambasada per vellezrit, kunetrit dhe baxhanaket e tyre&rdquo;&hellip;.deklaroi Tahiri nga katundi LLuku LLuku Papashta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.