Zv/ministri i ri i Drejtësisë, nuk ishte shqiptar... deri para 10 ditësh!

PRE.cjk { font-family: "WenQuanYi Micro Hei",monospace; }PRE.ctl { font-family: "Lohit Hindi",monospace; }P { margin-bottom: 0.08in; }
Idlir Peçi, zv/Ministri I ri i jashtëm ka rimarrë shtetësinë shqiptare 10 ditë më parë, me dekretin nr.8389, datë 13 nëntor 2013, të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, siç raporton GSH.
Në shkurt të këtij viti, zv/ministri i ri i Drejtësisë, me kërkesë të tij, vendosi të heqë dorë nga shtetësia shqiptare. Kjo faktohet nga një tjetër dekret i firmosur nga Nishani. Konkretisht, Idlir Spiro Peçi figuron i 19-ti në listën prej 27 personash, për të cilët Presidenti i Republikës ka firmosur me dekretin nr.7941, datë 5 shkurt 2013, lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare, shkruan GSH. Gjëja e parë që të shkon mendja është që rimarrja e nënshtetësisë ka lidhje me emërimin e tij. Maxhoranca e sotme, I bëri gjyqin (përmes mediave të veta) vite më parë Lul Bashës, sepse e shoqja kish lënë nënshtetësinë shqiptare. I diplomuar jurist pranë universitetit “Aristotelos” të Greqisë, Idlir Peçi ka kryer studimet master dhe doktoraturën në universitetin e Groningenit, Holandë.
k.c.
Comments
Ju po i keni turqit mbrende

Ju po i keni turqit mbrende kudo e po shikoni shtetesine e z/ministrit. Jeni ba qesharake vallahi.

Po presidenti pse ja ka dhene

Po presidenti pse ja ka dhene prape shtetesine. Pse ca u bo ktu. Zevendesministri e ka mire. E le shtetsine kur do te behet i jashtem. E mer kur do te behet rilindas. Pastaj pasi ben ca tendera e ve ndonje lek, e le prape kur ta heqin. Behet prap i jashtem. Presidentit nuk i shkon te lejoje keta te paftyre te na permjerin ne kete menyre. Muc Nano do kishte thene se kemi te bejme me ciqitemizem dhe presidentin e kemi ciqitoms.

Per cilin nenshtetesi e kish
Per cilin nenshtetesi e kish lene shqiptaren ky zevendes-mistria?
O Tedeschini, mos ke

O Tedeschini, mos ke ngaterruar gje portal? Ketu jemi te Respublika, jo te Bota Sot. Bota Sot e ka domainin botasot.info. C'lidhje kane turqit ketu?

Artikulli thote qe u be zv/minister pa qene shtetas akoma, dhe u be vetem se eshte djali i Spiro Pecit (i deklaruar si Grek cuditerisht), dha kishte braktisur shtetesine shqiptare per te marre pashaporten greke.

Po e moren ne tel dhe i thane, "lere pashaporten dhe shko ne Shqiperi se je bere zv/minister!". Dhe presim ne te zgjidhin ceshtjen came keta.

Vazhdojne poshtersirat dhe maskaralleqet ne Shqiperi.

Turqit futen kudo perderisa

Turqit futen kudo perderisa Erdogani e quejti krejte Kosoven Turtqi dhe neser do te na e quejne edhe krejte Shqiperine Turqi. S'ka randesi nji zevendes minister me shtetesi greke. Ha,ha,ha. Vend pa identitet.

E marr vesh, po nga gjithe

E marr vesh, po nga gjithe kjo mesele ty te shqeteson vetem cfare that Erdogani para ca javesh, ndersa fakti qe tjetri behet zv/minister pa e ditur as vete dhe pa qene shtetas shqiptar, vetem pse plaku i vet hiqet per grek dhe eshte i PBDNJ ndersa shqiptaret pa pune vazhdojne braktisin vendin, ty nuk shqeteson fare.

Ndryshe asht ti bajsh trojet

Ndryshe asht ti bajsh trojet shqiptare Turqi dhe ndryshe asht repsektimi i te drejtave te minoriteteve (pakicave) kombetare te sigurueme nga parimet e te Drejtave te Njeriut. Me duket se nuk e kam gabim. Apo jo? Ma merr mendja se edhe ti do ta mendosh keshtu simbas parimeve tona europiane. Ka shume shqiptar, sidomos kosovar te emigruem ne kohen e Titos, qe ne vendet prendimore sot kan pozita qeveritare aty.

Kosovaret i thrisnin ushtare
Kosovaret i thrisnin ushtare ne JNA dhe i kthenin te vrare, kane vrare veten thonin. Nuk i therisnin zv/ministra.
Kurse sot, une nuk kam pare ndonje zv minister shqiptar ne Evrope, po di ti ndonje me thuaj.
Sa per minoritaret, ka plot qe punojne si qen ne ndertim neper bote, meritojne shume me teper se ky djali i babit, qe hiqet si minoritar po nuk eshte.
Edhe lere Turqine jashte ketij muhabeti, eshte pa lidhje.
Zotni, un jetoj tash 23 vjet

Zotni, un jetoj tash 23 vjet jashte ne Europe dhe ka mjaft shqiptar qe kan vende me randesi ne qeverisje. Natyrisht z/minister i shteteve europiane nuk bahesh kollaj, aqe ma teper kur je me origjine nga vendet shqiptare te mbrapambetuna dhe pa baza kulturale qe i la Turqia mbrapa. Turqia futet ne te gjitha çelizat e shqiptarve sepse ajo i la pa alfabet deri ne vitin 1908. Kete gja nuk mund ta mohoje askush dhe as nuk duhet ta harrojme.

Sa per emigrantet qe thua ti qe punojne si qner neper bote dhe qe simbas teje meritokan me shume, tham se simbas pregatitjes çdo njeri zen vendin qe ka aftesi te punoje. Ka shume te rij shqiptar me shkolla te nalta europiane o amerikane qe punojne ne institute kerkimore, neper banka te mdha, neper sektor te randesishem te shendetesise, ekonomise, te projektimeve etj. Un psh posa erdha ne Itali kam pune ne byro teknike te projektimeve edhe pse isha shqiptar i posa ardhun ne Itali. Un njoh persona mjek e farmacista e ingjinjera shqiptar qe kan barazue diplomat shqiptare me ato iteliane tue dhane disa provime dhe qe sherbejne ne sektoret perkates sepse u jane hape rruget ne Europe njerzve te afte. Kush nuk asht i afte ne profesion intelektual ai ban profesione ma pak te kualifikueme ose te pakualifikueme. Duket qe ti nuk ke jetue jashte e nuk njeh realitetin europiano/amerikan.

A mos ke pire weed? Cake te
A mos ke pire weed? Cake te beje Turqia me kete shkrim? Shko per reabilitim dhe lexoje prape artikullin.
Shembull ''patriotizmi'' per

Shembull ''patriotizmi'' per tu ndjekur edhe nga te tjeret. Keshtu e kane bere nenshtetesine shqiptare, si leter higjenike

Duhet te ndihen te gjithe

Duhet te ndihen te gjithe krenare qe nje profesionist si Idliri ka vendosur te kthehet nga Hollanda pas shume viteve karriere te sukseshme atje (hollanda nuk pranon 2 shtetesine, dhe mos u beni te gjithe hipokrite sikur nuk do te benit te njejten gje te gjithe pa perjashtim po te ishit ne te njejtat pozita). Une e kuptoj shume mire dhe pershendes vendimin e tij, nuk e eshte e lehte te besh balancen midis nje karriere te sukseshme ne hollande dhe nje karriere te re (jam i sigurte te suksesshme) qe po nis ketu. Nuk ka te krahasur Idliri ne nivel njerezor dhe profesional me shumicen e emerimeve qe jane bere deri tani.

Me fal o Anonim po une e kam

Me fal o Anonim po une e kam pak te veshtire te besoj se Idliri e ka bere kete zgjedhje per te miren e vendit. Apo edhe ky do te na prezantohet si pjesemarres i perralles se rilindjes qe hoqi dore nga nje pozicion aq te mire profesional ne Hollande dhe nga nenshtetesia hollandeze per interesat e Shqiperise. Me sa kam pare une ka mjaft persona te tjere te pergatitur edhe me shume se Idliri qe mund te kishin zene ate vend pa e futur ne telashe burokratike kete "te shkretin" qe tashme e kishte bere zgjedhjen e tij.

Problemi nuk eshte tek

Problemi nuk eshte tek nenshtetesia, problemi eshte ne aftesite e zv/ministrit. Menyra e perzgjedhjes nuk eshte nga me te mirat, por duhet te mjaftoje fakti qe eshte nje person qe e meriton, dhe betohet ne ndergjegje te plote, se njeri nuk e detyron, ti sherbeje shtetit dhe interesave te popullit shqiptar.

Add new comment