Torta e pushtetit, LSI merr deri në 60-70%. Dyshohet një aleancë paszgjedhore me PDIU

Postuar në 24 Nëntor, 2013 04:22

“PS i ‘dhuron’ pushtet LSI-së”. Ky është titulli me të cilin Panorama sot komenton listën e e drejtuesve qendrorë të drejtorive të përgjithshme, agjencive kombëtare dhe drejtorive rajonale.

LSI tashmë thuajse ka dyfishuar pjesëmarrjen në pushtet krahasuar me kohën kur bashkëqeverisje me PD-në. Pjesëmarrja në pushtet thellohet në favor të LSI-së po të vëresh listën e drejtuesve rajonalë në qarqe. Aty përqindja shkon deri edhe 60- 70% në favor të LSI-së. Qarku ku vihet re një përqendrim i madh i drejtuesve të LSI-së është në qarkun e Lezhës, ku pritet të ketë dhe emërime të tjera, nga 11 drejtori, vetëm një ka marrë PS, ndërsa 10 drejtorë i takojnë LSI-së. Në qarkun e Korçës, ku nga 12 drejtorë të emëruar deri tani, 8 i ka LSI dhe vetëm 4 partia socialiste. E njëjta situatë është dhe në qarqet e Fierit, Dibrës, por dhe Korçës. Vetëm qarqet e Elbasanit dhe Kukësit janë të ndara deri në këtë moment në mënyrë të barabartë mes PS dhe LSI-së.

Gazeta hedh dhe dyshime se mungesa e emërimeve në disa drejtori të rëndësishme nënkupton se i përkasin Partisë Socialiste. Më keq akoma, burime pranë PS-së shprehen për gazetën se një pjesë e vendeve vakante, të cilat i përkasin PS, po lihen të lira pasi pritet që ato t’i jepen një aleati paszgjedhor të PS, PDIU-së, e cila pritet të kalojë në maxhorancë. Bien në sy drejtori si ajo e Rrugëve, Doganave, OST, CEZ, ente banesash, ISKSH apo dhe ALUIZNI, që mbeten të lira në qarqe si Fieri, Durrësit, Elbasani, Vlora dhe mund t’i jenë premtuar PDIU-së për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

k.c.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Akoma nuk e kam "kuptuar" se cfare entiteti perfaqeson kjo LSI-ja... Nese gjerat do jene keshtu si duken, personalisht do kisha preferuar luften civile, pas qershorit 2013...do ishte patjeter e dhimbshme, por mbase me e shendetshme.

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Dmth, drejtoret nuk emerohen, sherbimet nuk kryen, dhe pse, sepse po presim ca kurva nga PDIU. Jepi fort Rama, jepi se per kete te kemi votuar. Mbaje lart emrin e Sales!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.