M. Nano rreth banaliteteve që rrethuan vdekjen e Olldashit

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:55

Në një shkrim te Dita Mustafa Nano analizon banalitetin që ka rrethuar vdekjen e Sokol Olldashit.

Nano e kap që nga fjalimet patetike, te kronikat e deri te transmetimet live. Interesant është fakti sie sheh Nano fjalimin e Berishës dhe Bashës (ky i fundit edhe u përlot):

"...Ja disa nënvizime që bëri i pari [Berisha]: “Sot zija në zemrat tona është më e zezë se nata”, ose “shkrimet e tua Sokol kanë qenë perla të publicistikës”, “Ylli i shndritshëm, yll i papërsëritshëm”."

“Lulzim Basha nga ana e vet mund të thosh pafundësisht gjëra për Olldashin, të cilin e ka njohur e me të cilin kanë punuar për vite të tëra, mund të thosh gjëra që kanë hyrë në normalitetin e këtij bashkëpunimi e bashkëjetese, por ai nuk mundi t’i ikte stilit të harlisur të mentorit të tij. Edhe një fëmije po t’ia lije në dorë fjalën e lamtumirës për Olldashin, do t’i kish shmangur fraza të llojit “betimi yt Sokol është dhe betimi ynë”, “jemi duke jetuar një makth të tmerrshëm”, “Sokoli ishte një sokol i paepur i shumë betejave”.”

k.c.

E plotë:

http://gazetadita.al/ra-nje-mort-dhe-skena-pushtohet-nga-banaliteti/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Kur vdes gjithnje ylll sypatrembur te thone...kur je gjalle eshte pune tjeter...

Submitted by arbereshe (not verified) on

keto lloj frazash emfatike shkruhen kur nuk te dhemb gje ne shpirt; atij qe i dhemb vertete i ka fjalet te thjeshta

Submitted by drini (not verified) on

Rroftë Partia, desht me thanë....( ka qene nje kenge per nje hero te punes socialiste, dikur..)

Submitted by dritan (not verified) on

Me habit gjithmone shume ky njeri ... ne cdo rast morti ben komentin e komenteve ... perse valle ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.