Siria “zbret” në Liban, sulm i përgjakshëm ndaj ambasadës iraniane në Bejrut

Postuar në 19 Nëntor, 2013 09:28

Konflikti sirian ka rritur kuptueshëm tensionet fetare e etnike edhe në Libanin fqinjë, një vend me konflikte që edhe pa luftën siriane, ka ekuilibra shumë delikate. Këto ekuilibra u tronditën sërish, për shkak të dy shpërthimeve që ndodhën pranë ambasadës iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 150 janë plagosur; ambasada iraniane ka bërë të ditur se askush nga personeli nuk është lënduar, por autoritetet libaneze janë shprehur se është vrarë një diplomat iranian. Mediat e huaja bëjnë të ditur se gjashtë ndërtesa në kompleksin e ambasadës janë dëmtuar. Ende nuk është bërë e qartë sesi u shkaktuan këto shpërthime, por dyshohet se mund të kenë qenë predha ose makina bombë. Sulmi u mor përsipër nga një grup xhihadist i lidhur me Al Kaedën, “Brigadat Abdullah Azam”. Pjesa jugore e Bejrutit, duke përfshirë këtu edhe zonën ku ndodhet Ambasada e Iranit, konsiderohet bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah, që mbështetet fuqishëm nga Teherani, dhe është sulmuar disa herë gjatë muajve të fundit.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em>Konstatim fakti: <strong>Sa ma shume po vriten muslimant shiit me muslimant sunnitet, aqe ma pak akte terroriste islamike kemi ne Prendim.</strong></em></p>

Submitted by Llogaritari (not verified) on

<p>Nuk eshte Siria po&nbsp; CIA.........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.