Dita interviston Kastriot Frashërin: Një organizator proteste konfuz dhe i painformuar

Një intervistë e gazetarit të Ditës, Habjon Hasani, me njërin nga organizatorët e protestave kundër lëndëve kimike siriane, Kastriot Frashëri, ka nxjerrë në pah, siç thekson gazetari, se “njerëzit që kanë frymëzuar opinionin publik për lëndët kimike në emisione televizive, pranojnë pa asnjë ndrojë se nuk dinin ne thelb asgjë për këto lëndë dhe për procesin. Me pak fjalë ishin si të thuash “me kokën në rërë”, zero informacion të rëndësishëm mbi atë që ishin duke e kundërshtuar me aq forcë. Përmendin dhe fjalët “google”, apo “kafene” si burime të tyre të informacionit. Nuk kishin asnjë ide se kush do e kryente procesin e asgjësimit të këtyre lëndëve dhe as mbi teknologjinë që do të përdorej. E megjithatë jo vetëm dolën kundër, por frymëzuan dhe shumë të tjerë, duke konvertuar paditurinë në paranojë dhe frikë”. Shkas për këtë intervistë, madje është një koment i Frashërit si lexues internaut mbi editorialin e gazetës, duke shprehur hapur dakordësinë e tij mbi një editorial të kryeredaktorit të gazetës për çështjen e armëve kimike.
Më shumë në linkun: http://gazetadita.al/ana-e-panjohur-e-protestes-nje-bisede-e...
a.k
Comments
Popullit nuk i intereson se

Popullit nuk i intereson se kush do t'i shkaterronte apo se qysh do te shkaterroheshin. Populli nuk eshte ''ekspert'' laboratoresh kimik por interesohet per shendetin e vet. Helmi nuk ka nevoj per testim sepse eshte vdekje prures. Me sa shoh, media ka kthyer gunen nga fryn era dhe kerkon te fajesoj te gjithe popullin per hir te sharlataneve qe kerkonin ta kthenin kete vend ne kosh pleherash kimike per SHBA-te.

Sipas jush te gjithe 28 vendet e BE-se qenkan gabim qe nuk pranojne por vetem karabushat e Qeverise sone paskan patur te drejte dhe jane ''eksperte laburatoresh kimik''.

Epiroti, prape jeni i

Epiroti, prape jeni i painformuar edhe ne kete pike. Une po pres te dalin arsyet e verteta te refuzimit, sepse keto lidhen dhe me kemenguljen e amerikaneve per te zgjedhur nje vend si Shqiperia.

Lexoni pak dhe do kuptoni. Eshte totalisht nje loje e Rusise, e cila me ane te kesaj manovre inteligjente do thosha, ndaloi sulmin amerikan mbi Sirine duke ofruar nje marreveshje mbi armet kimike ne deal te fshehte me Asadin.

Nga ana tjeter Rusia ka punuar fort nen rrogoz qe keto arme te mos pranohen nga vendet ku SHBA-te perpiqen te arrijn marveshjen. Te gjitha vendet qe po refuzojne SHBA po marin oferta te fshehura nga Rusia. Loja do vazhdoje derisa te perfundoje afati i marreveshjes dhe Obama te kapet kesisoj shah mat, nderkohe qe manovra po i jep kohe te mjaftueshme Asadit.

Edhe dalja e skandalit te pergjimeve u be me qellim qe ne kete dualitet SHBA-Rusi, vendet perendimore te anonin nga ofertat e nendheshme ruse, nderkohe qe antipatia per Uashingtonin rritet.

SHBA mendoi qe ne Shqiperi gjeti aleatin e duhur jashte ndikimit rus. Por ruset e kapen ne kohe dhe luajten bukur duke perhapur panik me mediat e tyre dhe ato franceze. Dihen lidhjet ehershme te sherbimeve ruso-franceze te evidentuara qe ne luften e Kosoves.

Ironike eshte qe ndersa me shtetet e tjera ruset kane shfrytezuar lidhje serioze me oferta bujare qe kurre nuk do merren vesh (varesia e perendimit nga gazi rus dihet) ne Shqiperi thjesht e kane patur fare te lehte duke perdorur karagjozat e shoqerise civile qe shesin nene per leke. Dhe duke manipuluar edhe shkollaret injorante te arsimit tone te cilet mesojne ne klase te gjashte qe Jozefina eshte gruaja me e madhe e historise se shqiperise pas nene terezes. Si lexues sh i rregullt i shtypit shqiptar dhe nderkombetar, dhe lexues i z.Mustafa Nano ketu ne Respublica dhe ne gazeten Dita, me duhet te them qe keta te gazetes Dita jane te vetmit qe e kane kapur lojen, por nderkohe juve Mustafa akoma jo :)

Te gjithe po shohin interesin e tyre ne kete loje te madhe globale te diktuar nga rezistenca e Asadit dhe miliardat pa fund qe ka hedhur ai per te ruajtur ate pushtet te kercenuar nga interesat amerikane. Te shohim kush do fitoje, por se paku te mos behemi budallenj ne ate pjese qe na takom neve.

"Te gjitha vendet qe po

"Te gjitha vendet qe po refuzojne SHBA po marin oferta te fshehura nga Rusia"--çfare ofertash i ka bere Rusia Shqiperise qe te refuzoje ate te SHBA, kete nuk e mora dot vesh nga komenti Juaj. Perse SHBA mund te gjendet shah mat, kur dihet qe objektivi i mareveshjes eshte i thjeshte e i qarte: eleminimi i armeve kimike brenda afatit te caktuar, dhe qe te mos shpikim teorira konspirative e gjoja informacione konfidenciale, nese Asadi nuk e ben kete rrezikon te jete ne te njejtin kercenim sulmi si para marreveshjes. Pra, Amerika nuk ka me shume pergjegjesi se Rusia dhe as se ndonje faktor tjeter madhor ne skakieren e politikes boterore, dhe fakti qe po merret ajo me shume me kete pune, s'do te thote qe i takon vetem asaj.

O bilbil, ku do vente bota pa
O bilbil, ku do vente bota pa ju, mer? Je qe je, a na e shpjegon dot kete punen e kapjes se Obames shah e mat po s'pertove?
Po pse beni kot sikur dini

Po pse beni kot sikur dini ndonje gje me shume ju kur Rama ne asnje moment nuk ka bere publike ndonje marrveshje formale mes tij dhe amerikaneve?

Ajo qe dime eshte qe vende me te zhvilluara se ne i konsideronin te rrezikshme keto lene dhe nuk i pranuan. Kaq mjafton.

Se po te vazhdojme kete muhabet, plehrat dhe teknologjia per riciklimin e tyre ishin ku e ku me te pademshme se sa keto mbetjetet kimike. Po ne ate rast nuk mbaj mend DITA-n te na bente nje reportazh te thelluar per njohurit qe kishin organizatoret e atehershem te protestes.

Albi, lexo reagimin e ketij

Albi, lexo reagimin e ketij me lart me emrin Lexues. Me duket se aty eshte dhe pergjigjsa per dilemen tende. Te mos behemi sikur dime gjithcka.

Nuk eshte logjike e shendoshe te thuash "meqe nuk i pranoi Norvegjia pse ti pranojme ne"? Eshte pak si idiote dhe inferiore kjo logjiike. Secili ka aryet e veta. Dhe interesat e veta. Te sugjeroj ta lexosh komentin siper teje

Sinqerisht pret qe une te

Sinqerisht pret qe une te besoj se nje internaut shqiptar kuptoka lojen qe luhet mes Kremlinit dhe Shtepise se Bardhe?!!! Dhe ironia eshte qe kete e ben ne nje lajm ku gazetari na keshillon te mos degjojme shume njerezit qe bejne si eksperta per fusha ku dine pak ose aspak.

O njerez puna eshte tek

O njerez puna eshte tek perfitimi i Shqiperis, sa ishte perfitimi ne krahasim me rrezikun,, mos krahasoni norvegjin, finlanden,, gjermanin se keto shtete nuk kishin nevoj per ato para dhe ate prestigj se jan vende te pasura,, ndersa ne kishim nevoj per ato 3-4 miliard dollare dhe perfitimi politik qe do merrte,,, a kishin rrezik? patjeter qe po,, ishin me shume rrezik, por duhet te kesh guxim ne disa gjera nese do te perfitosh.

"Perfitimi" i Shqiperise

"Perfitimi" i Shqiperise sigurisht do ishte me i madh se ne Gerdec...nqs ne Gerdec u vrane 26 persona, me futjen e armve kimike mund te zhduket nje popullsi e tere...dmth "perfitimi" do ish maksimal me ndihmen e "miqve" amerikane si ne Gerdec...

o njerez kthjellohuni

o njerez kthjellohuni njehere te vetme ne historine e shqiperise!!!

jetoj ne norvegji dhe shume njerez bejne krahasime,..pse si mori norvegjia apo franca apo nje shtet tjeter...

ju pergjigjem qe per norvegjezet aq leke sa ofrohen jane nje shume qesharake edhe shtete te tjera nuk e pranojne kete shume kur dihet qe ne loje eshte 4-fishi i parave,,,...-po pyes cna intereson neve kjo???

aspak! ne na intereson shume shume po shume ama kjo oferte e bere nga USA....sa per ceshtjen teknike nuk e di pse diskutohet kur te njejtet eksperte do te veprojne si ne norvegji,shqiperi apo gjetke...sa per kushtet dhe infrastrukturen e gjithe ketij procesi perseri jane po ata njerez qe do marrin pergjegjesi duke filluar te vene garanci veten e tyre...

me kryesorja nga te gjitha o njerez te atdheut tim te dashur!

si do ti eleminojme kimikalet qe jane me tonelata anembane vendit tone???ato paraqesin nje rrezik akoma me te madh sepse jane ne vende te pasigurta dhe pa kushte.....pervec qe ky proces kushton 600 milion dollare ku do ti cmontojme dhe si,dhe me cfare ekspertesh??///

kthjellohuni o njerez te atdheut tim te dashur pra kthjellohuni!!!

Anonim, Deri me sot nuk ka

Anonim,

Deri me sot nuk ka dale asgje e dokumentuar, pra te ashtuquajturat "perfitime" jane perhapur neper media, me qellim qe te anullojne efektin e protestes. Flitet per kushte, shifra, benefite, bonifikime (te tipit do te dalim akoma me te paster) por asgjekundi nuk del asnje shkrese a marreveshje paraprake apo nje konfirmim dypalesh. Kesaj i thone te flasesh ne tym pasi edhe sikur te ishin te verteta shumat e permendura, lindin nje sere pyetjesh te tipit: kush do t'i administronte, si do te perdoreshin, sa do te perfundonin vertet ne dobi te popullit, sa do te ishte trasparent procesi?

Nuk ka trimeri me armet kimike perndryshe nuk do te ishte ndaluar me ligj ne kushtetutat e shume vendeve(perfshi edhe tonin) trajtimi i tyre. Nuk behet fjale vetem per efekte imediate por edhe ato ne te ardhmen me ndotjen e pariparueshme te ambjentit.

Ky lexuesi na flet per

Ky lexuesi na flet per Konspiracion dhe ketu e ''ben'' Shqiperine sikur te jete fuqi e Botes. Hajde mendje hajde. Rusia? Nuk na intereson loja e saj me SHBA sepse pislliqet dhe korrupsioni i Oligarkeve me dinastite e amerikaneve (politikane) nuk ka te sosur. Ti or mik po deshe futi nje shiringe vetes tende dhe veteflijohu per Amerike dhe amerikane por mos harro se brezat tane te ardhshem do te na mallkonin po ta kishim kthyer kete vend ne Cernobil te dyte. Dhe sa per shkaterrimin e tyre, mos u shqeteso sepse Amerika i hyri kesaj valle dhe t'i dali per zot. Le t'i marri dhe ti djegi ne toke te saj. Shqiptari eshte imun prej cdo semundjeje prandaj kerkojne edhe ta helmojne. Bota e Konspiracionit nuk i ka mbetur ketij vendi qe ngaterrohet neper kembe me breket e varura.

Uau, ja kemi kaluar edhe

Uau, ja kemi kaluar edhe Enverit qe thoshte se jemi kala e pamposhtur e fanar ndricues per tere boten.

Besoj se ky "lexuesi" duhet te jete shume i ditur e i informuar, te pakten shume me teper se ata qe protestuan

Pra ne, duhet te zgjidhnim kete problemin e madh e te koklavitur misis Rusise e USA , Assad e BE. Vetem ne jemi partner besnik i USA ? Te gjithe te tjeret i paska blere Rusi. Kemi ngelur vetem ne, por ne nuk do te dorezohemi dhe do ta shpetojme tere boten (Enveri - Te vetem te luftojme Imperializmin Amerikan, Socilaimperializmin Sovjetik dhe Revizionizmin Kinez,armikun e brendshem e ate te jashtem)

Pastaj kush tha se do te perfitonim dicka ? Kjo ishte "konfidenciale" dhe mbetet edhe sot po keshtu. Kush di se cfare do te perfitonim, le te na e thote. Por kujdes, se mos shkel "konfidencialitetin" e mos nxjerr sekretin.

Sa per sigurine, kush ishte ai qe i dha siguri ? Ai eksperti "nobelist" qe u shpreh se jam i cuditur se si u perzgjodh Shqiperia? Ai ekspert qe thote do ti shkaterojme per 6 muaj ? Po pse nuk ndihmon me kete ekspertizen e tij ato vende qe kane filluar shkaterimin e tyre me investime miliarda $ dhe qe duhet ti kishin shkateruar qe ne 2012, e sot deklarojne se do te na duhen edhe 10 vjet te tjera?

Zgjohuni o njerez nga enderat se jemi kerthiza e botes. Jemi te varfer, te pazhvilluar, por kemi te drejte te jetojme njesoj si edhe ata te pasurit, te zhvilluarit , te zgjuarit e te bukurit. Kjo cope Shqiperi na ra per hise, ketu duam te jetojme.Kjo eshte toka jone,nena jone. E bukur a e shemtuar ne e duam. Mos duhet ta duam vetem po qe e bukur ? Apo nuk duhet ta duam e te duam mamin e bukur e te pasur te shokut ? E drejta per te jetuar nuk ka lidhje me pasurine apo varferine.

Sa per ate qe na takon si detyrim, e kemi kryer duke derguar ushtare neper bote, duke vene ne dispozicion baza, duke votuar ne organizata te ndryshme, etj. Kaq eshte takati yne. Te tjeret le te japin ne proporcion me takatin e tyre. Por Shqiperine nuk mund ta helmojme, ajo nuk eshte vetem e jona por edhe e femijeve tane dhe e femijeve te tyre. Ne qofshin ata te zote ,le te behen te pasur ne mos le te rrine fukarenj si ne. Por te pakten te mos ua helmojme te ardhmen per te mare ne ca dekorata.

P.S. Per ata qe mendojne se duhet mare ne konsiderate edhe nje rezik kur ke edhe mundesi fitimi, do tu thoja ti sugjeronin pushtetareve ta lozin ne Las Vegas buxhetin e shtetin se mbase edhe mund ta dyfishojne apo katerfishojne. Te pakten keshtu mund te mbetmi pa buke, por jo te helmuar e te semure

Mos harroni se ato nuk jane

Mos harroni se ato nuk jane thjesht lende kimike , por arme kimike. Jane bere per te vraare njerez. Dhe fakt eshte qe asnje vend nuk del vullnetar, edhe pse mund te kene infrastrukture shume me te perparuar ne kete drejtim.

Nuk ka nevoje te kesh njohuri te hollesishme apo te jesh kimist qe te kuptosh qe dicka eshte e rrezikshme, sidomos kur qeverite shqiptare rrine ne heshtje dhe bejne sikur nuk dine gje eshte e sigurt qe ka dicka qe nuk shkon. Si eshe ceshtja e detit me Greqine, per muaj te tere qeveria heshtte, reagimi i pare erdhi vone nga zedhenesja e PD (c'pune kishte PD me nje marrveshje ndershtetrore?). Ata qe e kundershtuan nuk ishin topografe apo ushtarake, dhe Pashaj mund ta kishte faremire dhe gabim, po ceshtja eshte se njerezit reaguan. Reagimi ndaj ca marrveshjeve te fshehta qe bejne qeverite shqiptare eshte element me rendesi, se nga qeverite shqiptare nuk pritet asgje mire per fat te keq.

Vazhdon teoria e checkut te

Vazhdon teoria e checkut te bardhe, do na shpetonin 3-4 miliard dollare thone (jo se do vinin me verte, po hajtmo po e besojme).

Po mire mo njerez, per te zhvillu ekonomine duke shitur ambjentin dhe te ardhmen erdhi ne pushtet Rama? A e dini sa miliona e miliarda jane derdhur ne Afrike per te ndihmuar shtete te ndryshme dhe ato ngelen akoma te varfra?

Add new comment