PD vendos: Asnjë deputet në protestë! Por Berishës nuk i zë vendi vend: Jam aty (në shesh) ku protestohet!

Pasi u zbythën nga protestuesit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha morën vendim mbrëmjen e së enjtes që asnjë deputet i Partisë Demokratike të mos marrë pjesë në protesta. Sipas Panoramës, grupi parlamentar i PD vendosi që të mbështesë protestat, por pa marrë pjesë në to. Ndërkohë, disa orë më pas, në një postim në Facebook, Sali Berisha shprehet se qeveria është e vendosur në qëndrimin e saj. “Të gjithë në protestë në mbështetje të të rejave dhe të rinjve që po protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës dhe armëve kimike në Shqipëri. Ata po protestojnë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë tonë! Zoti i bekoftë ata, familjet dhe protestën e tyre”, shkruan Berisha.
Zh.
Comments
Nuk pashe ndonje zbythje
<p> </p><p>Nuk pashe ndonje zbythje por njerez qe i brohorisnin dhe njerez qe u kerkonin te largoheshin. Krejt normale per nje proteste pa ngjyrime</p>
sa demokratike jeni kur i
<p>sa demokratike jeni kur i hiqni nje qytetari te drejten per te protestuar sidoqofte emri i tij</p>
Add new comment